AKTUALITET

5 mijë euro m/2 i apartamenteve në qendër të Tiranës/ Vangjeli thirrje SPAK: Heto pastrimin e parave

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2025, 10:17
5 mijë euro m/2 i apartamenteve në qendër të Tiranës/

Zëdhënësja e Partisë Demokratike për Anti-korrupsionin, Genta Vangjeli denoncoi ndërtimet pa leje në qendër të Tiranës, çmimet e larta dhe pastrimin e parave që fshihet pas kullave. Ndërkohë akuzoi ministren e Brendshme Albana Koçiun dhe kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave përmes kullave.

“Në qendër të qytetit ndërtim pa leje, pa harruar rezidencat luksoze dhe projekte të tjera gjigande që kanë rrethuar qytetin me projekte gjigande. Për qytetarët sheshi qendror i Tiranës është mbyllur dhe kullat kanë nisur të ndërtohen njëra pas tjetrës, çmimi i tyre arrin deri në 5 mijë euro për metër katror duke mbetur pa shitur për shkak të çmimit. Pas tyre qëndron Edi Rama dhe ne i kërkojmë SPAK të hetojë Edi Ramën  dhe pastrimin e parave që fshihet pas tyre”, tha Genta Vangjeli.

Vangjeli i bëri thirrje SPAK-ut të nisë hetimet për kullat që janë ndërtuar për pastrimin e parave dhe zyrtarët e përfshirë.

 

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Pak ditë më parë, Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, e shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtoresha e IKMT-së, inskenuan një tjetër ‘show’ publik pranë liqenit të Thatë në Tiranë, për të treguar ‘përkushtimin’ e qeverisë kundër ndërtimeve pa leje.

Nëse ky aksion do të ishte real, Ministrja Koçiu duhet ta kishte nisur punën vetëm pak metra larg zyrës së saj, në qendër të kryeqytetit, aty ku po ngrihen kullë pas kulle.

Le të fillonte nga lejet e ndërtimit apo katet shtesë të ‘Tirana’s Rock’, ‘Book Building’, ‘MET Building Tirana’, ‘Eyes of Tirana’, ‘ËEST Residence’, ‘Kulla Pyll’, ‘Kubi i Bllokut’,  ‘Bound Toëer’ e shumë të tjera.

Pa harruar rezidencat luksoze si Tirana Festival City, Square 21, Fiori di Bosco, Tirana Splendor e dhjetëra projekte të tjera gjigante që kanë rrethuar kryeqytetin me beton dhe para të pista.

Projekti i Edi Ramës për ta mbushur Tiranën me kulla shumëkatëshe është quajtur nga ai vetë ‘vizion europian’, ndërkohë që për qytetarët e thjeshtë ai është kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash.

Ndërsa deri në vitin 2018, sheshi qendror i Tiranës ishte i mbrojtur për shkak të vlerës historike. Vetëm pas ndryshimeve të bëra nga qeveria, kufiri i mbrojtjes u zhduk dhe kulla të reja nisën të ngrihen njëra pas tjetrës.

Sot, një metër katror në këto godina kushton deri në 5.000 euro, çmime këto të papërballueshme për banorët e thjeshtë të cilët nuk kanë vend në to, prandaj shumica e tyre janë bosh, shenjë e qartë e pastrimit të parave që po ndodh në sy të të gjithëve.

Kujtojmë se në shtatë vitet e fundit, në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi për rreth 12 milionë metra katrorë sipërfaqe banimi e komerciale, një pjesë e madhe e të cilave në qendër të qytetit, ndërsa asnjë aksion i qeverisë nuk guxon të afrohet te kullat.

Arsyeja është e thjeshtë: pas tyre qëndron vetë Edi Rama.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK-ut të hetojë me urgjencë:

Lejet e ndërtimit të dhëna, dhe zbatimi i punimeve në respekt të tyre,

Burimin e fondeve dhe skemat e pastrimit të parave që fshihen pas këtyre projekteve,

Lidhjet midis ndërtuesve dhe funksionarëve të lartë shtetërorë.

Këto ndërtime janë kthyer në simbol të korrupsionit dhe pastrimit të parave në Shqipëri, duke u bërë pjesë e raporteve ndërkombëtare dhe të jehonës negative në mediat botërore.

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 8 Nëntor07:34

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri t&e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë