16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, pas shembjes masive të rrugës Korçë-Ersekë rreth dy vite më parë. SPAK ka ngritur ndaj tyre akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera.
Nën akuzë është vënë vetë i kreu i Bashkisë, Ersekë, Erion Isai, ish-zv/kryetarja, Eljona Mydini, ish-drejtori Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdhi, ish-drejtori i Planifikimit Strategjik në ARRSH, Erald Elezi, si dhe një zyrtarësh të tjerë. SPAK sqaron se bëhet fjalë për prokurimin e lotit të dytë të aksit Korçë Ersekë prej 2.8 miliardë lekësh, procedurë e zhvilluar nga Autoriteti Rrugor në vitin 2020.
SPAK thekson se Bashkia Kolonjë, nuk ka disponuar dokumentacion projektues të përgatitur prej saj për ndërtimin e aksit, megjithëse ekzistojnë korrespondenca zyrtare me Autoritetin Rrugor Shqiptar. Hetimet zbuluan gjithashtu se projekti ishte paraqitur nga vetë shoqëria, A& E Enginieering”sh.p.k, administratorja e të cilës bashkë me zyrtarët e Bashkisë, kanë falsifikuar procesverbalin e marrjes në dorëzim të projektit nga Bashkia Kolonjë. Ndërkaq, zyrtarët e lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, nuk kanë ndjekur rrugën ligjore për përcaktimin e fondit limit ndërkohë që nuk kishin asnjë projekt në tavolinë nga ana e Bashkisë. Hetimet kanë zbuluar se ka qenë kompania fituese e tenderit, ajo që ka paraqitur dorazi projektin pranë ARRSH-së.
Nga provat e administruara, mbështetur edhe nga ekspertimi teknik vlerësues dhe kontabël, ka rezultuar se fondi i përcaktuar nga autoriteti kontraktor për këtë procedurë prokurimi është fryrë në vlerën e 590 milionë lekëve, duke i shkaktuar dënimin ekonomik shtetit.
Ndërkaq, anëtarët e Komisionit të Ofertave në Bashki, kanë përllogaritur shumën pa kryer ndonjë studim mbi tregun, duke u mbështetur në oferta fiktive të përgatitura nga vetë shoqëria fituese e kësaj procedure prokurimi. Në përfundim të të gjithë procedurës, kryebashkiakun Isai ka firmosur dokumentet e tenderit me kritere që i kishte vendosur vetë shoqëria fituese e procedurës së prokurimit, “A&E Engineering” sh.p.k. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Qershor18:44
Qeveria mashtron sërish për 4 miliardë eurot e Zvërnecit
Në përpjekjen e dëshpëruar për të argumentuar se protesta 20 ditore po pengon një investim të madh prej 4 miliardë ...
AKTUALITET
19 Qershor18:29
Punimet për nënstacionin elektrik shkatërrojnë rrugët, banorët e fshatit Kryezjarr në protestë
Banorët e fshatit Kryezjarr në Elbasan kanë dalë në protestë për shkak të dëmtimit të rëndë të...
AKTUALITET
19 Qershor18:08
EMRI/ Aksident i rëndë në Fier, përplaset për vdekje 34-vjeçari. Policia jep detaje
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
AKTUALITET
19 Qershor18:00
Tragjedia në Tale, plazhi pa vrojtues
Ngjarja tragjike e regjistruar paraditen e së premtes në bregdetin e Tales, ku humbën jetën dy vajza të mitura të moshës 9 dh...
AKTUALITET
19 Qershor17:53
"Rama fajëson Iranin për protestat kundër resortit luksoz të Kushnerit"/ Financial Times shkrim për protestat në Tiranë
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbrojtur me forcë projektin e diskutueshëm të një resorti luksoz prej 4 miliardë dollarësh, t&eu...
AKTUALITET
19 Qershor17:21
EMRAT/ Tragjedia e rëndë, ja kush janë dy vajzat e mitura që u mbytën në Lezhë
Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, dy vajza të moshave 9 dhe 11 vjeçe nga Fushë-Kruja, janë mbytur këtë të premte në p...
AKTUALITET
19 Qershor17:16
VIDEO/ Momenti kur 27-vjeçari që i vuri sëpatën në fyt taksistit dhe e grabiti, kapet i fshehur mes shkurreve
Trazhgim Maçi, një 27 vjeçar i arrestuar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë për grabitjen e një taksisti, r...
AKTUALITET
19 Qershor17:06
Aksident në superstradën Lezhë-Milot, tre persona dërgohen me urgjencë në spital
Tre persona, mes tyre edhe një grua, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në superstradën Lezh&e...
AKTUALITET
19 Qershor16:59
Ols Dado hetoi edhe vrasjet e 21 Janarit, Veliaj: Gjykata e Strasburgut e vlerësoi hetim të metë dhe me shkelje të rënda
Në seancën e sotme të Gjykatës Administrative, ku u shqyrtua kërkesëpadia për shpalljen e pavlefshmërisë së em...
AKTUALITET
19 Qershor16:50
Ndërtuesi i veprave më të mëdha energjetike të vendit/ Ndahet nga jeta ish-ministri dhe inxhinier i shquar
Është ndarë nga jeta Ismail Ahmeti, inxhinier i shquar dhe ish-ministër, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e ...