
Banorët e fshatit Kryezjarr në Elbasan kanë dalë në protestë për shkak të dëmtimit të rëndë të rrugëve, të cilat sipas tyre janë shkatërruar nga mjetet e rënda që po përdoren në ndërtimin e stacionit të ri elektrik në zonë.
Sipas protestuesve, prej tre vitesh kamionët e kompanisë së kontraktuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) kanë dëmtuar infrastrukturën rrugore, ndërsa premtimet për rikonstruksion dhe përmirësim të akseve nuk janë mbajtur.
“Ura është e rrezikshme. Gropave nuk u shmangesh dot. Nuk ka më keq se sa të katandiset fshati në këtë gjendje”, u shpreh një banore e zonës.
Banorët kujtojnë se në fillim të projektit u ishte premtuar se ndërtimi i nënstacionit elektrik do të shoqërohej edhe me investime në rrugë.
“Na premtuan se bashkë me nënstacionin do të na bënin edhe rrugën, por ndodhi e kundërta”, tha një nga protestuesit.
Rreth 200 banorë të zonës kërkojnë rikonstruksion të plotë të rrugëve dhe shprehen të shqetësuar për rrezikun që paraqet gjendja aktuale e infrastrukturës, veçanërisht në raste emergjencash.
“Imagjinoni një aksident apo një urgjencë shëndetësore. Si do të kalojë autoambulanca në këto kushte?”, u shpreh një tjetër banor.
Protestuesit paralajmërojnë se nëse kërkesat e tyre nuk marrin zgjidhje, do të përshkallëzojnë reagimin duke bllokuar hyrjen e mjeteve në kantierin e nënstacionit elektrik.
“Nuk do të lejojmë asnjë mjet të futet në nënstacion derisa të na rregullojnë rrugën”, deklaroi një prej tyre.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga OST dhe institucionet përgjegjëse për rikthimin e infrastrukturës në gjendje normale dhe garantimin e sigurisë së komunitetit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Qershor18:08
EMRI/ Aksident i rëndë në Fier, përplaset për vdekje 34-vjeçari. Policia jep detaje
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
AKTUALITET
19 Qershor18:00
Tragjedia në Tale, plazhi pa vrojtues
Ngjarja tragjike e regjistruar paraditen e së premtes në bregdetin e Tales, ku humbën jetën dy vajza të mitura të moshës 9 dh...
AKTUALITET
19 Qershor17:53
"Rama fajëson Iranin për protestat kundër resortit luksoz të Kushnerit"/ Financial Times shkrim për protestat në Tiranë
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbrojtur me forcë projektin e diskutueshëm të një resorti luksoz prej 4 miliardë dollarësh, t&eu...
AKTUALITET
19 Qershor17:21
EMRAT/ Tragjedia e rëndë, ja kush janë dy vajzat e mitura që u mbytën në Lezhë
Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, dy vajza të moshave 9 dhe 11 vjeçe nga Fushë-Kruja, janë mbytur këtë të premte në p...
AKTUALITET
19 Qershor17:16
VIDEO/ Momenti kur 27-vjeçari që i vuri sëpatën në fyt taksistit dhe e grabiti, kapet i fshehur mes shkurreve
Trazhgim Maçi, një 27 vjeçar i arrestuar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë për grabitjen e një taksisti, r...
AKTUALITET
19 Qershor17:06
Aksident në superstradën Lezhë-Milot, tre persona dërgohen me urgjencë në spital
Tre persona, mes tyre edhe një grua, kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në superstradën Lezh&e...
AKTUALITET
19 Qershor16:59
Ols Dado hetoi edhe vrasjet e 21 Janarit, Veliaj: Gjykata e Strasburgut e vlerësoi hetim të metë dhe me shkelje të rënda
Në seancën e sotme të Gjykatës Administrative, ku u shqyrtua kërkesëpadia për shpalljen e pavlefshmërisë së em...
AKTUALITET
19 Qershor16:50
Ndërtuesi i veprave më të mëdha energjetike të vendit/ Ndahet nga jeta ish-ministri dhe inxhinier i shquar
Është ndarë nga jeta Ismail Ahmeti, inxhinier i shquar dhe ish-ministër, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë e ...
AKTUALITET
19 Qershor16:18
Shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun Erion Isai dhe 11 të tjerë
Erion Isai, me detyrën e kryetarit të Bashkisë Kolonjë, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës&...
AKTUALITET
19 Qershor16:11
Presion protestuesve me policinë, 27 qytetarë procedohen për marshimin e ditës së djeshme
Pas ditës së 19-të të protestës qytetare, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht 27 shtetas.
Sipas njoftimit zyr...