Lëkundje të fuqishme në Kinë, tërmeti më i fortë që nga janari 2024
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Tibetit, në jugperëndim të Kinës, të enjten rreth or&...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Tibetit, në jugperëndim të Kinës, të enjten rreth or&...
Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, duke iu bashkuar protestës studentore p&e...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Deri m&e...
Teksa shkallmuan thuajse të gjithë gurët e trotuareve, nga frika e sulmeve nga protestuesit, sot punonjës të bashkisë janë fu...
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...
Nën sloganin "Asnjë shkurtim", dhjetëra mijëra studentë demonstruan në qendër të Vjenës të enjten, duke prot...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Sistemet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT-4, Bard, dhe Baidu, po përhapen me shpejtësi në të gjithën botën e internetit. Ekspertët dhe autoritetet po shqyrtojnë ndërkohë nëse do të duhet një kuadër ligjor për të qeverisur prodhimin e inteligjencës artificiale dhe për të shmangur kështu rreziqet e mundshme që e shoqërojnë atë.
ChatGPT prodhon tekst duke bërë parashikime se cilat fjalë do t’i përgjigjeshin më mirë një pyetjeje, bazuar në ato çfarë ka përvetësuar nga një volum i madh tekstesh nga veprat e shkruara.
“Teknologjia e madhe që ka befasuar botën janë të ashtuquajturat modelet e mëdha të gjuhëve. ChatGPT dhe Bard janë ndër shembujt e modeleve të mëdha të gjuhëve. Mënyra se si funksionojnë ato është vërtet e thjeshtë. Ato veprojnë pikërisht siç vepron celulari juaj kur filloni të shkruani një mesazh, p.sh. ‘ku gjenden…’ dhe në vazhdim celulari ju sugjeron se si ta vazhdoni fjalinë”, shpjegon profesor Michael Wooldridge, nga Universiteti i Oksfordit.
Shpeshherë imazhet që shohim mund të jenë krijuar me mjete të sofistikuara të inteligjencës artificiale dhe mund të mos jenë të vërteta, si përleshja fiktive mes ish-Presidentit Donald Trump dhe oficerëve të policisë së Nju Jorkut.
“Kjo teknologji është shumë, shumë e mirë për të krijuar histori false. Në fund të fundit, qëllimi i kësaj teknologjie është që të prodhohet tekst që të tingëllojë i vërtetë. Dhe një nga mënyrat që mund të përdoret në mënyrë të paskrupullt është për të industrializuar prodhimin e historive false”, thotë Profesor Wooldridge.
A mos veprojnë me shpejtësi të nxituar kompanitë që nxjerrin këtë teknologji të inteligjencës artificiale, që një ditë mund t’ua kalojë njerëzve? Kështu mendojnë një grup shkencëtarësh të rëndësishëm të shkencave kompjuterike, si dhe personalitete si Elon Musk, apo bashkëthemeluesi i kompanisë Apple, Steve Wozniak, të cilët kanë bërë thirrje për një pauzë 6-mujore. Thirrja e tyre u bë pasi kompania nga San Françisko “Open AI”, nxori variantin 4, të programit të saj të inteligjencës artificiale ChatGPT, i cili ndezi një garë mes gjigandëve Microsoft dhe Google për të prodhuar programe të tilla.
Italia ndërkohë ka ndaluar programin e inteligjencës artificiale ChatGPT dhe po heton për shkelje të mundshme të rregullave të rrepta të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave.
“Pikë së pari, nuk ekziston një bazë ligjore për të mbledhur të dhëna pa leje nga interneti. Dhe së dyti, rezultatet nuk do të jenë të garantuara si të vërteta dhe të sakta. Pra mund të dalin rezultate të pasakta për individët”, thotë Profesor Nello Cristianini, nga Universiteti i Bathit.
Kompania amerikane OpenAI, ndali qasjen e përdoruesve italianë tek programi ChatGPT, pas kërkesës së qeverisë italiane, dhe mendon se praktikat e saj janë në përputhje me ligjet evropiane të privatësisë.
Disa qeveri po përpiqen të hartojnë legjislacion për mjetet e inteligjencës artificiale. Britania publikoi një dokument ku paraqet përqasjen e saj, dhe në Bashkimin Evropian po negociohet miratimi i rregullave gjithëpërfshirëse për inteligjencën artificiale. Administrata e Presidentit Biden kërkon masa më të forta për të testuar sigurinë e mjeteve të inteligjencës artificiale përpara se ato të bëhen të disponueshme për publikun.
“Na duhet ndoshta sistem rregullator. Duhet që njerëzit që i nxjerrin këto produkte të jenë vërtet të kujdesshëm se si i nxjerrin dhe për çfarë i reklamojnë ato. Duhet që edhe ne si përdorues të jemi të kujdesshëm dhe të sigurohemi që nuk u besojmë sistemeve më shumë se ç’duhet”, thotë Anthony Cohen, profesor për arsyetimin e automatizuar, në Universitetin Leeds.
Teknologjia e inteligjencës artificiale po ndërthuret tashmë gjithnjë e më shumë me jetën tonë të përditshme. Dy media në Kuvajt, “Kuwait News” dhe “Kuwait Times”, paraqitën prezantuesen e tyre të parë virtuale, të krijuar nga inteligjenca artificiale. Asaj i është dhënë emri popullor arab Fedha, që përkthehet argjend, dhe ajo shfaqet në ekran për të informuar shikuesit./VOA
Gratë po marrin përherë e më shumë role drejtuese në ekonomi. Sipas të dhënave më të fundit të publikua...
Dubai është shndërruar në “parajsën” e bosëve të krimit, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe shumë ...
Historia e një varke që u mbyt në liqenin Maggiore në kuftirin mes Italisë dhe Zvicrës më 28 maj ka elemente të nj&eum...
Turistët e huaj që kanë mbërritur në Durrës gjatë javëve të fundit nuk kanë mundur të vizitojnë Mu...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja"operacioni policor i koduar "...
Nita Latifi ka folur për fëmijërinë, projektet e reja por nuk ka lënë pa përmendur edhe jetën brenda ‘Big Brothe...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Përmet ku djali në kushte depresive ka mbytur nënën e tij. Më datë 03...
Një plagosje me thikë ka ndodhur në Paskuqan këtë mbrëmje. Një person është plagosur me thikë ndërsa a...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajrore “Wiz Air”. Mësohet se “Wiz Air&rd...
Një 7 vjeçar ka ndërruar jetë sot pasi dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në Bërxullë. Tiran&...