AKTUALITET

Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK, Flauers Shoshi?

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 11:18

Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK,

Pas më shumë se pesë vitesh, Prokuroria e Posaçme (SPAK) duket se ka arritur në fazën finale të hetimeve mbi tenderin 15 milionë euro për ndërtimin e një Eco-Parku në zonën e Porto Romanos, aty ku dikur ishte një fushë e rrezikshme mbetjesh urbane.

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, deklaroi pak javë më parë në një seancë raportuese në Parlament se “hetimi për rastin e Eco-Parkut është drejt fundit dhe prokurori i çështjes do të konkludojë mbi materialet e administruara”.

Ndërkohë që Dumani u kujdes të mos japë publikisht asnjë konsideratë për ecurinë e hetimeve, “Boldnews.al” ka mësuar se procedimi penal është në fazën përfundimtare dhe, me shumë mundësi, do të ketë edhe persona përgjegjës për aferën e rëndë financiare.

Një ndër personat që besohet se do të duhet të japë llogari për tenderin e dyshimtë 15 milionë euro është Flauers Shoshi, drejtori aktual i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), institucioni që ka kryer procedurat prokuruese për Eco-Parkun.

Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK,

Shoshi ka mbajtur postin e zv.drejtorit të AKUK-ut në vitet 2019-2020, strukturë e cila në atë kohë quhej Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve (AKUM). Ai rezulton të jetë personi kryesor përgjegjës që ka firmosur për dorëzimin e tenderit 15 milionë euro në duart e kompanisë italiane “De Mare srl”, e lidhur ngushtë me kompanitë e aferës së inceneratorëve, si edhe kompanisë shqiptare, “Victoria Invest”.

Në kohën e kryerjes së procedurave, në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (dhe Mbetjeve Urbane), drejtohej nga Alqi Bllako, i cili u arrestua sapo mori mandatin e deputetit, në kuadë të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për çështjen e inceneratorit të Fierit dhe Tiranës.

Megjithatë, “Boldnews.al” ka mësuar se veprimet për tenderin e “Eco Parkut” janë drejtuar nga zëvendësi i Bllakos në atë kohë, Flauers Shoshi, pasi titullari i institucionit nuk ka qenë ato kohë në detyrë.

Sipas një biografie publike, Flauers Shoshi është në profesion inxhinier dhe ka punuar për shumë vite në ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve të Malësisë së Madhe. Në vitin 2019, ai u emërua zv.drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësave (AKUK) dhe, prej qershorit 2025, ai ka marrë emërimin si drejtor i kësaj strukture të rëndësishme shtetërore.

Hetimi për “Eco Park”, pas raportimit të “Boldnews.al”

Në shkurt të vitit 2020, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin për procedurën me fond 15 milionë euro të Eco-Parkut të Porto Romanos, bazuar në një raportim të “Boldnews.al”, të datës 30 janar 2020.

Në bazë të të dhënave zyrtare të siguruara nga redaksia, rezultonte se Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, e drejtuar në atë kohë nga Alqi Bllako, në datë 27 janar 2020 shpalli fitues të tenderit “Mbyllja e venddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës”, bashkimin e dy operatorëve, konkretisht: kompaninë italiane “De Mare” srl, e regjistruar në QKR vetëm 3 ditë para tenderit, si dhe kompaninë shqiptare “Viktoria Invest International”.

Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK,

Sipas njoftimit zyrtar të AKUM, tenderi ishte zhvilluar pa garë, më saktë me procedurën e “negociimit paraprak, pa shpallje”, nën argumentin e situatës emergjente të krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Sipas “Boldnews.al” procedura e ndjekur nga AKUM-i u aplikua, me qëllim që të shmangte garën në tenderin me fond limit 16 miliardë lekë të vjetra (pa TVSH), afërsisht 15 milionë euro.

Në 18 Tetor 2019, regjistrohet në QKR “De Mare-Albania”, si dega e huaj e kompanisë e “De Mare” srl.

Në objektin e kësaj kompanie janë “drejtimi teknik dhe testimi, ndërtimi e menaxhimi i impianteve për llogari të vetën dhe të palëve të treta, private dhe publike, për ruajtjen dhe trajtimin e mbetjeve inerte urbane…., impiant të shkatërrimit termik dhe impianteve të rivlerësimit termik të mbeturinave, landfilleve, bonifikime…”.

Vetëm 3 ditë pas regjistrimit të “De Mare-Albania” si “degë e huaj” e “De Mare srl”, konkretisht në 21 Tetor 2019, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) shpall tenderin për “mbylljen e vend-depozitimit të ngurta EKO-Park, Durrës”.

Tenderi u parashikua të mbyllej në datë 19 Nëntor 2019. Por, në kohën kur duhej të shpallej fituesi, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime njoftoi se tenderi ishte anuluar, për shkak të “gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, të shpallur me Vendim të Këshillit të Ministrave më 27 Nëntor 2019, një ditë pas tërmetit tragjik.

Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK,

Pas anulimit të tenderit të parë, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime e ka rishpallur procedurën e prokurimit publik. Por, kësaj radhe, ka ndjekur procedurën e “mbyllur”, atë që quhet “procedurë me negociim paraprak, pa shpallje”, duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve “De Mare” srl. dhe “Victoria Invest International”.

Autoriteti kontraktor, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime e ka argumentuar këtë procedurë “të veçantë” tenderi “për shkak të nevojës ekstreme pas ngjarjeve të shkaktuara nga tërmeti i dates 26.11.2019”.

Ky argument duket se “çalon” për disa arsye, referuar të dhënave publike të mëparshme, të cilat sugjerojnë që mbyllja e landfillit të Porto-Romanos nuk lidhet me “emergjencën e tërmetit të 26 nëntorit 2019”.

Landfilli i Porto-Romanos konsiderohet një nga pikat më të nxehta në Shqipëri, me nevojë urgjente për mbylljen e tij. Në vitin 2016, Bashkia e Durrësit hartoi një plan-studimi, ku parashikohej mënyrë se si duhej mbyllur ky landfill.

Në Qershor 2018, kryeministri Edi Rama deklaroi se “Ne kemi marrë një angazhim që ta mbyllim zonën kanceroze të fushës së mbetjeve. Besoj deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm”.

Afera 15 mln euro e Eco Park/ A po shkon drejt arrestimit drejtori i AKUK,

Por, megjithë premtimet politike, land-filli i Porto-Romanos nuk u arrit të mbyllej në vitin 2019. Megjithatë, deklarimet e zyrtarë të lartë dëshmojnë se land-filli i Porto Romanos ishte shndërruar në emergjencë për shkak të ndotjes alaramente. Dhe kjo gjë nuk kishte lidhje me tërmetin e 26 Nëntorit.

Që mbyllja e land-fillit të Porto Romanos ishte shndërruar në “emergjencë” konfirmohet edhe nga fakti që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, administruese e asaj zone, kishte shpallur tenderin në Tetor 2019, pra rreth një muaj para tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

Gjithashtu, për shkak të shtrirjes dhe specifikës së zonës, land-filli i Porto Romanos nuk pësoi dëme strukturore (pasi nuk ka të tilla) nga tërmeti i 26 Nëntorit, që të mund të justifikonte ndërhyrjen “me negociim, pa shpallje paraprake” për shkak të pasojave të lëvizjeve sizmike./BOLDNEWS

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë