AKTUALITET

Vrasja e Roshkodolit/ SPAK sekuestron 11 celularë të Plakut, Xhanit e 5 të tjerëve!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 10:40

Vrasja e Roshkodolit/ SPAK sekuestron 11 celularë të Plakut, Xhanit e

SPAK ka sekuestruar 11 telefona që i përkasin Voltan Xhanit, vëllait të tij Jurgen Xhanit, Flobenc Meçes alias Gega, Xhevdet Plakut dhe 3 personave të tjerë që ishin në tavolinën e Restorant Vëllezërit “Osmani” tek Gjiri i Lalëzit.

Telefonat e tyre janë sekuestruar fillimisht nga policia dhe prokuroria e Durrësit, pas operacionit “Enigma”, ku policia i kapi “gafil” personat në kërkim teksa konsumonin krudo dhe karkaleca.

Qëllimi i sekuestrimit të aparateve telefonike “Iphone” dhe “Samsung” është zbardhja e plotë e vrasjes së Elis Roshkodolit, e kryer në 30 Gusht 2024 në qytetin e Shkodrës.

SPAK, shpreson që përmes akt-ekspertimeve të kryera ndaj 11 telefonave të mundet të gjenden biseda që implikojnë personat e mësipërme në vrasjen e të riut në Shkodër.

Aktualisht nën hetim për këtë vrasje është vetëm Volta Xhani, urdhëruesi Dritan Milani, i cili është shpallur në kërkim si dhe Xhulio Malo dhe Jugert Xhani i cili është në “arrest shtëpie”.

Sipas dosjes hetimore, SPAK tashmë ka përqëndruar hetimin tek një konflikt të ndodhur disa vite më parë, ku Elis Roshkodoli, ka qëlluar me armë zjarri ndaj Dritan Milanit, por pa mundur ta vrasë atë. Plumbat kanë plagosur vëllain e tij, Olger Stolaj.

Nga hetimet e kryera del se 39 vjecari Dritan Milani nga Shkodra ka pasur një konflikt të hershëm me Elis Roshkodolin, ndaj të cilit dyshohet se është hakmarë në datën 30 gusht 2024 në vendin e quajtur ish-klubi i Gjuetarëve në Shkodër.

Për shkak të këtij konflikti Roshkodoli herë pas here qëndronte në Elbasan dhe Korçë, duke shmangur Shkodrën. Por në këtë qytet, ai kishte mbërritur për të aplikuar për pasaportë dhe sapo të pajisje me këtë të fundit, do largohej përfundimisht nga Shqipëria.

Por për lëvizjet dhe planet e tij, janë informuar dhe kundërshtarët të cilët janë mobilizuar me shpejtësi për të realizuar vrasjen.

Në datën 4 Gusht 2024, rezulton se Dritan Milani ka hyrë nga Mali i Zi në territorin Shqiptar. Pikërisht në këtë datë rezulton të jetë vjedhur në Malin e Zi dhe një targë automjeti BRBL680, targë kjo që është përdorur në makinën me të cilën është larguar autori i krimit pas vrasjes së Elis Roshkodolit.

Mjeti tip “Benz-Mercedes” që u përdor në këtë vrasje rezulton i vjedhur në Gjermani në datën në 20 janar 2023 dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar në 12 mars 2024.

Sipas Policisë, rezulton se Dritan Milani, ka shumë hyrje-dalje në shtetin e Malit të Zi, ndërsa në Angli ky person ka të rregjistruar një piceri të quajtur “Enzo Pizzeria”.

Për lokalizimin dhe arrestimin e Milanit, janë ushtruar kontrolle në banesë dhe vendosur disa numra në përgjim, por pa sjellë asnjë rezultat.

Aktualisht të vetmit që ndodhen në burg për vrasjen e Elis Roshkadolit, janë Voltan Xhani i arrestuar pak ditë më parë në Durrës, Xhulio Malo dhe Jugert Xhani. Kurse Dritan Milani vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar.

Ndaj Milanit është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Ndërsa ndaj Voltan Xhanit dhe Xhulio Malos, akuza e “Trafikimit të mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë si dhe “Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”, e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas prokurorisë, Voltan dhe Jugert Xhani, njihen me Dritan Milanin pasi në muajin Prill 2024, kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë së bashku me Alket Fushën.

Për vrasjen e Elis Roshkodolit është marrë në pyetje dhe nëna e viktimës, Lindita Roshkodoli.

Në rrëfimin e saj ajo ka treguar se që prej vitit 1986 jeton pa ndërprerje në qytetin e Shkodrës. Bashkëshortin, Kujtim Roshkodoli, ia kanë vrarë në vitin 1993, një nga djemtë Taulanti, i ka vdekur në aksident para 12 vitesh, ndërsa Elisi ishte djali i vetëm që kishte gjallë.

Nëna e viktimës ka treguar se djali ka jetuar jashtë shtetit dhe ka rreth 1 vit që nuk ka dalë më jashtë shtetit.

Sipas saj, i biri kryesisht zgjohej prej gjumit rreth orës 11-11:30 e rreth orës 12 dilte për të pirë kafe, të cilën e pinte kryesisht në lagjje, ose tek lokal “Natyra” me shokun e tij, Indritin.

“...djali ka dalë për kafe kryesisht në drekë, në darkë nuk ka dalë asnjëherë për të pirë kafe. Kryesisht Elisi, ka jetuar në Elbasan, Korçë, ku ka qëndruar me shokët e tij. Në Elbasan ka ndenjur në një hotel në hyrje të Elbasanit, kryesisht me një shok me emrin, Kristi...”-ka treguar e jëma në polici.

Më tej ajo ka rrëfyer në dëshminë e saj se dy javët e fundit djali nuk ka shkuar në Elbasan, sepse po bënte pasaportën, pasi donte të ikte jashtë Shqipërisë.

“...djali kur ishte jashtë Shkodrës kryesisht flinte në hotel. Në Shkodër shoqërohej me Indrit Bekteshin dhe me çunat e lagjjes. Në Elbasan kishte shoqëri tjetër, por kryesisht rrinte me Kristin me numër telefoni 06968XXXX.

Djali nuk i ka shprehur ndonjë shqetësim. Djali ka qenë tip i mbyllur nga natyra, nuk shprehej dhe nuk më ka shprehur ndonjë shqetësim apo problem...”-ka mbyllur rrëfimin e saj në polici, nëna e viktimës, Lindita Roshkodoli.

Në vitin 2014, Elis Rroshkodoli së bashku me disa shqiptarë të tjerë u arrestua në Belgjikë për grabitje. Autoritetet belge thanë asokohe se grupi kryente vjedhjet dhe paratë e fituara nga aktiviteti i paligjshëm i transferonte në Shqipëri. Shumat dërgoheshin në familjet e tyre përmes bankave ose gjendje cash.

Disa vite më vonë, Rroshkodolli u përfshi sërish në një ngjarje kriminale. Në vitin 2023, u shpall në kërkim pasi kishte plagosur me thikë pronarin e një klubi nate në Rumani./Syri.net

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë