AKTUALITET

Agjencia e Statistikave: Shkalla e papunësisë në Kosovë shkon në 10.9%

M.B. Përditësimi i fundit 23 Maj 2025, 15:29

Agjencia e Statistikave: Shkalla e papunësisë në Kosovë

KOSOVA- Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e anketës së fuqisë punëtore për tremujorin e katërt 2024. Sipas këtij publikimi, shkalla e papunësisë në Kosovë është 10,9%, një rritje prej 0.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Kosova vazhdon të përballet me sfida të mëdha në tregun punës, e karakterizuar nga një shkallë e lartë e papunësisë, ekonomia joformale e konsiderueshme dhe pabarazia në politikat dhe praktikat e punës. Ndërkohë, shifrat e punësimit në Kosovë vazhdojnë të jenë shqetësuese, me shifrat që tregojnë ende një shkallë të lartë të papunësisë dhe një pabarazi gjinore të theksuar.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin e fundit, ka treguar se në për tremujorin e katërt të vitit 2024, shkalla papunësisë në Kosovë ishte 10.9%. Sipas të dhënave të publikuara, shkalla e përgjithshme e papunësisë në Kosovë është 10.9%, që paraqet një rritje të lehtë prej 0.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (TM 4 2023).

Kjo rritje vjen në një kohë kur tregu i punës po përballet me sfida të shumta, përfshirë migrimin, transformimet ekonomike dhe sfidat strukturore në sektorin privat Popullsia në moshë pune (15 vjeç e lart) arrin në 1,074,704 persona, ndërsa:

Të punësuar: 417,175 persona (- 27,011 krahasuar me TM 4 2023)

Të papunë: 51,128 persona (- 1,951)

Persona aktivë: 468,303 persona (- 28,962).

Struktura e popullsisë në moshë pune

Popullsia në moshë pune (15 vjeç e lart) në Kosovë në tremujorin e katërt 2024 ka arritur në 1,074,704 persona. Kjo shifër përbën rreth dy të tretat e përgjithshme të popullsisë së vendit. Nga kjo kategori: Persona ekonomikisht aktivë ishin 468,303, që është një rënie prej 28,962 personash krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2023. Persona joaktivë ishin 606,401, që paraqet gjithashtu një rënie domethënëse prej 71,170 personash, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Punësimi dhe papunësia në detaje

Numri i të punëve ishte 417,175, një rënie prej 27,011 personash nga tremujori i katërt 2023. Numri i të papunëve arriti në 51,128, një rënie modeste prej 1,951 personash. Përkundër kësaj rënieje në numra absolutë, shkalla e papunësisë është rritur lehtë për shkak të ndryshimeve në numrin total të personave aktivë dhe faktorëve të tjerë demografikë e ekonomikë.

 Krahasimi TM4 2024 / TM4 2023):

Punësimi dhe joaktiviteti sipas gjinisë

Të dhënat theksojnë ende pabarazi të theksuar gjinore në tregun e punës:

Meshkujt e punësuar përbënin 55.8% të popullsisë aktive mashkullore, që është 1.0% më shumë se në TM4 2023.

Femrat e punësuara përbënin vetëm 21.8%, por kjo përfaqëson një rritje modeste prej 0.9%.

Ndërkohë, shkalla e joaktivitetit tek femrat mbetet shumë e lartë, në 73.2%, ndërsa për meshkujt është 39.6%. Kjo tregon për sfida të thella strukturore dhe sociale që kufizojnë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, si mungesa e kushteve për kujdes ndaj fëmijëve, normat tradicionale gjinore dhe qasja e kufizuar në mundësi ekonomike.

Sektorët ekonomikë me punësimin më të lartë

Sipas rezultateve të AFP-së, sektorët me përqindjen më të lartë të të punësuarve janë:

Femrat janë më së shumti të përfshira në sektorët e:

– Tregtisë, arsimit dhe kujdesit shëndetësor (55.8% e femrave të punësuara)

Meshkujt dominojnë në sektorët e:

– Tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit (47.1% e meshkujve të punësuar)

Të dhënat e fundit e tremujorit të katërt 2024 ofrojnë një pamje të gjerë mbi situatën e tregut të punës në Kosovë, duke theksuar:

Rritjen e lehtë të papunësisë, megjithëse ka rënie në numrin absolut të të papunësuarve.

Përmirësimin e shkallës së punësimit, veçanërisht te të rinjtë dhe gratë.

Përmirësimin e ndjeshëm të shkallës së joaktivitetit, që mbetet megjithatë shqetësuese, veçanërisht për femrat.

Kosova ka një popullsi të re, me një moshë mesatare rreth 35 vjeçe.

Numri i të rinjve nga mosha 15 deri në 24 vjeç, sipas regjistrimit të popullsisë të mbajtur vitin e kaluar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), është mbi 256 mijë.

Por, kjo kategori është më e prekura nga papunësia.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë te të rinjtë (15-24 vjeç), ishte 21.2%, ose 5.0% më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kur ishte 16.2%.

Por, një karakteristikë tjetër shqetësuese është niveli i lartë i të rinjve jashtë punës.

Sipas një raporti të Institutit GAP, “Emigrimi dhe tregu i punës në Kosovë: Potenciali i papërdorur i fuqisë punëtore jo-aktive”, publikuar më 30 prill 2025, rreth 30% ose mbi 78 mijë të rinj të kësaj moshe nuk janë duke ndjekur as arsim, as punësim dhe as trajnim.

Kjo shifër, sipas Institutit GAP, është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian me mbi 20% dhe më e larta në Ballkanin Perëndimor./ Monitor

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë