AKTUALITET

AGSH dënon incidentin ndaj gazetarit: Policia e Shtetit të sqarojë rrethanat dhe të garantojë hetim të paanshëm

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Tetor 2026, 18:46
AGSH dënon incidentin ndaj gazetarit: Policia e Shtetit të

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar incidentin e raportuar ndaj gazetarit Klevin Muka, i cili raportohet se është spërkatur me ujë me piper nga efektivë të Policisë së Shtetit gjatë protestës në Tiranë.

Organizata shpreh shqetësimin për përdorimin e forcës ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, të cilët raportojnë mbi zhvillimet gjatë protestave.

AGSH thekson se incidenti vjen pas një serie rastesh të raportuara të dhunës fizike, kërcënimeve dhe pengimit të gazetarëve gjatë protestave që kanë nisur më 13 tetor.

Deklarata:

AGSH dënon incidentin ndaj gazetarit të News24, Klevin Muka, gjatë protestës në Tiranë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësimin e thellë për një tjetër incident të raportuar ndaj punonjësve të medias gjatë protestave në Tiranë. Sipas informacioneve të raportuara, gazetari i News24, Klevin Muka, ka mbetur i dëmtuar gjatë ushtrimit të detyrës së tij profesionale, pasi dyshohet se është spërkatur me ujë me piper nga efektivë të Policisë së Shtetit.

AGSH dënon çdo përdorim të pajustifikuar ose joproporcional të forcës ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, të cilët ndodhen në terren për të informuar publikun mbi zhvillimet e protestave.
Ky incident i ri vjen pas një serie të gjatë rastesh të raportuara të dhunës fizike, kërcënimeve dhe pengimit të gazetarëve gjatë protestave që kanë nisur më 13 tetor. Me rastin e sotëm, bilanci i AGSH-së arrin në 43 raste të raportuara ndaj gazetarëve dhe mediave, përfshirë edhe sulmet verbale nga përfaqësues politikë.
AGSH i kërkon Policisë së Shtetit të sqarojë menjëherë rrethanat e incidentit ndaj gazetarit Klevin Muka, të identifikojë efektivët e përfshirë dhe të garantojë një hetim të paanshëm dhe efektiv të çdo pretendimi për përdorim të paligjshëm të forcës.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe institucioneve përgjegjëse të trajtojnë me seriozitet të gjitha rastet e raportuara të dhunës ndaj gazetarëve gjatë këtyre protestave.

Siguria e gazetarëve nuk është çështje dytësore e menaxhimit të protestave, por detyrim themelor i institucioneve shtetërore.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?