foto ilustruese
BERAT- Tre persona janë arrestuar në Berat për tregtimin e 10 tonëve mandarina që pas eksportimit në Kroaci, u kthyen mbrapsht për shkak se rezultuan me përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”. Ky lloj pesticidi është i dëmshëm dhe gjithashtu i ndaluar për tu përdorur.
Lidhur me këtë skandal Autoriteti Kombëtar i Ushqimit reagoi në dhjetor të vitit të kaluar dhe deklaroi se kishte gjobitur me 4 milionë lekë, Arben Dylin, pronarin e subjektit eksportues (i arrestuar) dhe po ashtu asokohe deklaruan se sasia e mandarinave me pesticide ishin asgjësuar. Siç duket deklaratat e AKU-së janë bërë sa për të ulur zërat mbi skandalin, për shkak se mandarinat jo vetëm nuk janë asgjësuar por janë vënë sërish në shitje për konsumatorët.
Ndërkohë përveç Dylit, në pranga janë vënë edhe Elson Tafa dhe Elson Tahiraj. Ato po hetohen për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyres”.
Fermeri Elton Tafa ka shitur te Arben Dyli(administrator i pikës së grumbullimit) sasinë prej 10 tonësh mandarina të cilat më pas ai i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet kroate janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lart te pesticidit “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për tu përdorur. Sasia e mandarinave është kthyer sërish në vendin tonë dhe dyshohet se pas kthimit, Dyli i ka hedhur sërish në treg duke mos i asgjësuar. Dyshohet se Elson Tahiraj me detyrë inspektor pranë Drejtoris Rajonale të Veterinaris dhe Mbrojtjes së Bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar çertifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme ndër të cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
26 Shkurt10:32
24 masat e sigurisë tek Bujqësori/ Rektori Sallaku: E mora vesh nga media! Pedagogët e mi i përkasin njerëzve të ndershëm dhe shpresoj ta faktojnë
TIRANË- Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku ka mbajtur fjalën e tij në Kryesinë e Kuvendit ku ka nisur d&eum...
n.f
AKTUALITET
26 Shkurt10:31
I dënuar me mbi 8 vite burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminal në Itali, arrestohet 62-vjeçari në Fier (EMRI)
FIER-Një 62-vjeçar është vënë në pranga në Fier. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte i shpallur ...
n.f
AKTUALITET
26 Shkurt10:30
A mund të krijojë Italia qendra azili në vendin tonë?/ Analiza e DW: "Modeli i Shqipërisë" para Gjykatës Evropiane
TIRANË- A mund të krijojë Italia qendra azili në Shqipëri? Gjykata Evropiane e Drejtësisë hapi ndërkohë procesin ...
r.ll
AKTUALITET
26 Shkurt09:10
SKANDALI/ Ndalohen tre persona në Berat, hodhën në treg për konsumim 10 tonë mandarinat me pesticide që u kthyen nga Kroacia (EMRAT)
Foto ilustruese
BERAT- Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se 10 tonë mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kr...
r.ll
AKTUALITET
26 Shkurt08:37
FOTO/ Shpërthimi në Lezhë, dy autorët e pamaskuar vendosën tritolin dhe u larguan! Fran Gjoni: Nuk kam konflikte me ndonjë person
LEZHË- Një sasi lënde eksplozive i është zyrës noteriale së Fran Gjonit në Lezhë. Nga shpërthimi nuk ka pasu...
r.ll
AKTUALITET
26 Shkurt07:38
Shpërthim në Lezhë/ I vendoset ekploziv zyrës noteriale të Fran Gjonit, vëllait të ish-gjyqtarit Gjin Gjoni
vendngjarja
LEZHË- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve, një sasi lënde plas&...
n.f
AKTUALITET
26 Shkurt07:37
Ëndrra amerikane/ 37 mijë shqiptarë emigruan në 9 vite, në vitin 2023 të tretët pas Rusisë dhe Ukrainës
SHBA- Emigracioni është kthyer në një pandemi për Shqipërinë, pasi, përveç kërkesave për azil në...
r.ll
AKTUALITET
26 Shkurt07:35
Vranësira mesatare deri të dendura, ja si parashikohet moti ditën e sotme
foto ilustruese
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte...
b.z
AKTUALITET
25 Shkurt22:55
Të dhënat: Ligji i ri nxiti rritje më të lartë të kontribuuesve në fondet e pensionit për 2024
Foto ilustruese
TIRANË - Numri i kontribuuesve në fondet private të pensionit u rrit me ritme më të larta vitin e kaluar.
Të...