AKTUALITET

SKANDALI/ Ndalohen tre persona në Berat, hodhën në treg për konsumim 10 tonë mandarinat me pesticide që u kthyen nga Kroacia (EMRAT)

r.ll Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 09:10
SKANDALI/ Ndalohen tre persona në Berat, hodhën në treg për
Foto ilustruese

BERAT- Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se 10 tonë mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacisë i kthyen mbrapsht në Shqipëri pak muaj më parë janë hedhur në tregun shqiptar për konsumim. Arben Dyli, Elson Tafa dhe Elson Tahiraj janë personat e hetuar për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyres”. 

Sipas njoftimit të prokurorisë thuhet se fermeri Elton Tafa ka shitur te Arben Dyli(administrator i pikës së grumbullimit) një sasi prej rreth 10 tonesh mandarina të cilat më pas ai i ka eksportuar drejt Kroacisë.

Nga autoritetet kroate janë kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lart te pesticidit “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për tu përdorur. Sasia e mandarinave është kthyer sërish në vendin tonë dhe dyshohet se pas kthimit, Dyli i ka hedhur sërish në treg duke mos i asgjësuar.

Dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyrë inspektor pranë Drejtoris Rajonale të Veterinaris dhe mbrojtjes së bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar çertifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme ndër të cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Beratit ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se për veprat penale Seksionin per hetimit e Krimit ekonomik-financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykates se shkalles pare te juridiksionit te pergjithshem Berat, pas hetimeve disa mujore te kryera ne kuader te Procedimit Penal nr.768 te vitit 2024, i regjistruar per veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lendet helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin ose jeten e njerezve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shperdorimi detyres”, parashikuar nga nenet 281, 288, 288/c dhe 248 te K.Penal ka ber ndalimin e shtetasve:

1. Arben Aqif Dyli, i datelindjes 02.06.1969
2. Elton Hekuran Tafa, i datelindjes 21.06.1979
3. Elson Petrit Tahiraj, i datelindjes 10.05.1995

Ndalimi i ktyre shtetasve u be pasi nga veprimet hetimore te deritanishme dyshohet se shtetasi Elton Tafa me profesion Fermer ka shitur te shtetasi Arben Dyli(administrator i pikes se grumbullimit)nje sasi prej rreth 10 tonesh mandarina te cilat me pas subjekti i shtetasit Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë. Nga autoritetet Kroate jane kryer analizat e nevojshme nga ku ka rezultuar se sasia e mandarinave kishte permbajtje te lart te pesticidi “Fosmet”, pesticid ky i demshem per shendetin dhe i ndaluar per tu perdorur. Ne keto kushte ngarkesa e mandarinave eshte kthyer mbrapa ne vendin e origjines ku rezulton se eshte terhequr nga shtetasi Arben Dyli dhe me pas dyshohet se eshte hedhur perseri ne treg duke mos e asgjesuar sipas procedures perkatese.

Gjithashtu dyshohet se shtetasi Elson Tahiraj me detyre inspektpor prane Drejtoris Rajonale te Veterinaris dhe mbrojtjes se bimeve ka shperdoruar detyren duke leshuar certifikata fitosanitare fiktive per subjekte te ndryshme nder te cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.

Materialet i kaluan Prokuroris prane Gjykates se shkalles pare te Juridiksionit te pergjithshem Berat per veprime te metejshme hetimore.

mandarinat me pesticide prokuroria e beratit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë