AKTUALITET

"AKU ka dështuar," Resuli: Në Kroaci është kapur një ngarkesë me speca me përmbajtje shumë të lartë pesticidesh nga Shqipëria! Jemi të ekspozuar dhe në rrezik serioz

n.f Përditësimi i fundit 2 Prill 2025, 20:52

"AKU ka dështuar," Resuli: Në Kroaci është kapur

TIRANË- Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me skandalet e njëpasnjëshme të cilat kanë tronditur konsumatorët shqiptarë për cilësinë ushqimore në vend. Resuli në reagimin e tij shkruan se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU ka dështuar disa herë në mënyrë të vazhdueshme, sistematike dhe shqetësuese. Sipas tij AKU nuk është një institucion funksional por një institucion ku të gjithë janë të interesuar për xhepin e vet.

Më tej Resuli ka shpalosur një tjetër problematikë që është hasur me prodhimet e vendit tonë. Pas mandarinave mësohet se në Kroaci është kapur një ngarkesë me speca nga Shqipëria, me përmbajtje shumë të lartë pesticidesh. Sipas tij kjo ngarkesë është klasifikuar me rrezik të lartë për konsumatorin. Ai shtoi se deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga AKU. Resuli thekson se Shqipëria është e ekspozuar dhe në rrezik serioz. Sipas tij vendin ka nevojë për një plan kombëtar për sigurinë ushqimore dhe jo drejtorë të rastit dhe emërime qokash. 

AKU KA DËSHTUAR – DHE KY NUK ËSHTË RASTI I PARË! Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka dështuar – jo një herë, por në mënyrë të vazhdueshme, sistematike dhe shqetësuese. Në vend që të garantojë sigurinë ushqimore të qytetarëve shqiptarë, skandali mbulon skandalin dhe heshtja institucionale është bërë normë. Pse? Sepse ndoshta aty nuk kemi më një institucion funksional, por një “mejhané” të madhe, ku gjithkush është më i interesuar për xhepin e vet apo për t’i shërbyer “shefit” që i ka gradë.

*Ndërkohë, Shqipëria ndodhet nën një valë alarmante të rasteve me Salmonella, ku përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi Ministren e Bujqësisë, AKU-n dhe ISUV-in – tre institucione që duhet të funksionojnë të koordinuara për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë. Por çfarë bëjnë këto institucione? Shndërrohen në megafonë të fushatës elektorale – like & share, në vend që të jenë në krye të detyrës!

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo: Më datë 12 Mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), në Kroaci është kapur një ngarkesë me speca nga Shqipëria, me përmbajtje shumë të lartë pesticidesh – të klasifikuara me rrezik të lartë për konsumatorin. Deri më sot, nuk kemi asnjë informacion zyrtar: Kush i ka importuar këto speca? Ku janë shpërndarë ato? A janë ende në treg?
Çfarë masash janë marrë? A po i hamë ne këto speca, ashtu siç hëngrëm mandarinat me pesticide?

Faqja zyrtare e AKU-së nuk ka asnjë njoftim. Ministrja del në televizor dhe flet për transparencë, ndërkohë që te faqja e internetit ska informacion publik . Institucioni që duhet të komunikojë rrezikun me publikun – sipas çdo standardi evropian – ka dështuar me turp. Shqipëria është e ekspozuar dhe në rrezik serioz. Ne kemi nevojë për një PLAN KOMBËTAR për sigurinë ushqimore, jo drejtorë të rastit dhe emërime qokash. Siguria ushqimore nuk është luks – është jetike. Ndërkohë që ruhemi nga Salmonela, a po hamë speca me pesticide?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë