VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...

ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sula. Ngjarja e rëndë u regjistrua në banesën e ish të dashurit të saj filipinas, Mark Samson në Via Homs.
23-vjeçari ka pranuar se në momentin e ngjarjes, prindërit e tij ndodheshin në apartamentin dhe se ata u larguan në orët e mëngjesit. Aktualisht, nuk është e qartë nëse ata kanë qenë në dijeni të asaj që ndodhi apo nëse kanë pasur ndonjë rol në krim. Ata do të dëshmojnë përpara hetuesve, por sipas ligjit italian nuk mund të akuzohen për ndihmë ndaj një krimineli.
Universiteti i Romës La Sapienza, ka shprehur ngushëllime për 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula, e cila u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli në Itali, pasi u vra me thikë nga i dashuri i saj Mark Samson. Përmes një postimi në rrjetet sociale, universiteti e ka cilësuar vrasjen e saj si një krim të tmerrshëm. Ata më tej kanë kërkuar që të mbahen homazhe sot në orën 18:30 duke dërguar lule në ndërtesën e Statisitikave ku studionte shqiptarja.
"Fatkeqësisht, Ilaria u gjet e pajetë: një krim i tmerrshëm dhe brutal që na lë pa fjalë dhe me zemra të thyera. Në këtë moment dhimbjeje, ne jemi me familjen e studentes sonë, të dashurve të saj më të afërt dhe të gjithë komunitetit studentor të Sapienzës, i cili ditët e fundit u bashkua në një kërkim të dëshpëruar për të. Më 2 prill, të mërkurën, në orën 18:30, për të kujtuar Laria Sula, kushdo mund të sjellë një lule në Ndërtesën e Statistikave," thuhet në postimin e universitetit.
22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe që u gjet e hedhur në humnerë. Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë.
Sipas verifikimeve të para, e reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një 23-vjeçar filipinas Mark Samson, i cili është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.
Ish i dashuri u arrestua dhe rrëfeu vrasjen gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje. Sipas raporteve fillestare, djali dyshohet se e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. Nuk dihet nëse ka qenë ai që ka treguar vendndodhjen ku e kishte fshehur kufomën. I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në ëhatsApp.
TIRANË- SPAK në raportin vjetor për luftën kundër korrupsionit të publikuar së fundmi ka evidentuar një rritje t&...
TIRANË- Europol në bashkëpunim me policinë tonë ka zhvilluar kontrolle në banesën e një 29-vjeçari shqiptar&eum...
pamje nga takimi TIRANË- E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar sot një takim me Kryepeshkopin e sapofr...
gjkko TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Kreshnik Budllës (Farrukut) për revokimin e masës së siguri...
TIRANË- SPAK në raportin vjetor të 2024 ka renditur 10 problematika të cilat ka hasur gjatë punës së saj. Sipas raportit n&...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin vjetor të punës së këtij institucioni për vitin 2024. Në rap...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin e punës së bërë përgjatë vitit 2024. Në raportin e ...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare t&e...
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka publikuar raportin vjetor të punës së këtij institucioni për vitin 20...
ITALIA- 23-vjeçari filipinez Mark Samson ka rrëfyer vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali. Samson ka rr&...