
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030 evidenton se fëmijët e lindur sot në vend pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre produktiv në moshë madhore.
Kjo do të thotë se një fëmijë që lind sot në Shqipëri nuk po merr ende të gjitha kushtet që do t’i duheshin për të zhvilluar plotësisht aftësitë e tij dhe për të qenë sa më produktiv kur të rritet.
Dokumenti, i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e vendos këtë tregues nën mesataren rajonale prej 69%, duke e lidhur situatën me nevojën për investime më të forta në zhvillimin e hershëm të fëmijëve, arsimin cilësor, mbrojtjen sociale dhe mirëqenien.
Sipas dokumentit, sfidat shoqërohen edhe me zhvillimet demografike të viteve të fundit. Të dhënat e Censusit 2023 tregojnë rënie të përshpejtuar të popullsisë, nivele të larta emigracioni dhe zgjerim të pabarazive territoriale, faktorë që sipas agjendës ndikojnë drejtpërdrejt në aksesin e fëmijëve në shërbime dhe në zhvillimin afatgjatë të vendit.
Agjenda vëren se Shqipëria ka avancuar në forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional për të drejtat e fëmijëve, por mbeten sfida të konsiderueshme në garantimin e aksesit të barabartë në shërbime cilësore, forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe reduktimin e pabarazive sociale dhe territoriale.
Dokumenti nënvizon gjithashtu se Raportet e Progresit të Bashkimit Evropian dhe rekomandimet e Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Fëmijës vazhdojnë të evidentojnë nevojën për përmirësime në arsim, mbrojtje sociale dhe koordinim institucional.
Në sektorin e arsimit, agjenda referon se Shqipëria vazhdon të përballet me rezultate të ulëta në të nxënë, kompetenca digjitale nën mesataren e Bashkimit Evropian, mungesë mësuesish në zonat e largëta dhe pabarazi në aksesin ndaj shërbimeve cilësore.
Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027–2030 e hedhur për konsultim e konsideron zhvillimin e kapitalit njerëzor si një nga elementët kyç për mirëqenien e brezave të ardhshëm dhe për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
22 Qershor07:39
Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit
Teksa hapësira për të parkuar në kryeqytet sa vjen e po zvogëlohet, me ndërtimet e shumta dhe mbylljen e parkimeve të Bashk...
AKTUALITET
22 Qershor07:23
Njihuni me parashikimin e motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik U...
AKTUALITET
21 Qershor22:45
Vijon marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve
Protestuesit nisën marshimin masiv me ngjyra kuqezi në rrugët e kryeqytetit, pas dy orëve tubim para Kryeministrisë. Turma e madhe e ...
AKTUALITET
21 Qershor22:07
Shqiptarët në Zvicër sërish në protestë, kërkojnë largimin e Ramës
Një grup shqiptarësh në Bazel të Zvicrës po protestojnë këtë të diel kundër qeverisë shqiptare.
Me pan...
AKTUALITET
21 Qershor21:51
Nis marshimi i turmës kilometrike në rrugët e kryeqytetit! Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës
Ka përfunduar pjesa e fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 22-të t&e...
AKTUALITET
21 Qershor21:26
Protestuesja para kryeministrisë: Ramën ne e kemi vendosur, ne do e heqim!
Një protestuese deklaroi nga protesta kundër Ramës se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe nga premtimet boshe.
Ajo ...
AKTUALITET
21 Qershor21:04
Protestuesi para Kryeministrisë nxjerr shifrat: Rama ka 200 milionë euro në llogari “offshore”
Thirrjet kundër korrupsionit qeveritar kanë qenë në qendër të fjalimeve të mbajtura nga qytetarët përpara Kryemin...
AKTUALITET
21 Qershor20:50
“Është thirrur ministri holandez të japë llogari, por ende jo Rama”, Elidon Lika thirrje të fortë nga sheshi: SPAK, heto kryeministrin!
Vala e thirrjeve të drejtpërdrejta ndaj organit të akuzës ka vijuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për...
AKTUALITET
21 Qershor20:28
“Ka grupe të infiltruara mes nesh”/ Protestuesi: Do t’i nxjerrim me fytyrë dhe emra!
Një nga nismëtarët e protestës qytetare që po mbahet në Tiranë, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta, duke...