AKTUALITET

“Albpetrol nuk zbaton rekomandimet”, KLSH ngre alarmin: Mungojnë mbi 14.4 milionë dollarë të ardhura nga nafta bruto

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Janar 2026, 15:00

“Albpetrol nuk zbaton rekomandimet”, KLSH ngre alarmin:

Kontrolli i Lartë i Shtetit, auditoi dhjetë subjekte publike duke nxjerrë në pah një nivel shumë të lartë formal të pranimit të rekomandimeve (98%), por një nivel dukshëm më të ulët të zbatimit real të tyre.

KLSH  ngre shqetësimin se nga 465 masa të pranuara, vetëm 36% janë zbatuar plotësisht, ndërsa 24% rezultojnë ende të pazbatuara, me peshë të konsiderueshme financiare, veçanërisht te masat që lidhen me të ardhura të munguara, shpërblim dëmi dhe përgjegjësi disiplinore. Kjo situatë tregon problematika serioze në ndjekjen efektive të rekomandimeve dhe në përgjegjshmërinë menaxheriale të subjekteve të audituara.

Nuk paguajnë energjinë elektrike

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga KLSH, Albpetrol sh.a. evidentohet si një nga subjektet problematike për shkak të moszbatimit të rekomandimeve me impakt të drejtpërdrejtë financiar. KLSH konstaton se shoqëria nuk ka ndërmarrë veprime ligjore për arkëtimin e rreth 1.2 miliardë lekëve nga shoqëria BPA LTD, shumë e krijuar nga mospagesa e konsumit të energjisë elektrike dhe kamatëvonesat përkatëse, detyrim që Albpetrol e paguan për llogari të “FSHU” sh.a.

Gjatë periudhës 2021–2022, kompania B…M nuk ka kryer pagesat për energjinë elektrike, duke sjellë maturimin e penaliteteve dhe kamatëvonesave në favor të Albpetrol sh.a Patos. Në vitin 2022, Albpetrol ka ndërmarrë veprime administrative dhe ligjore, duke siguruar vendime gjykate si tituj ekzekutivë për faturat e papaguara, si dhe një titull ekzekutiv për faturën e penaliteteve.

Kamatëvonesat janë llogaritur nga Albpetrol sipas Ligjit nr. 48/2014, por kjo llogaritje rezulton më e ulët krahasuar me kamatëvonesat e aplikuara nga OSHEE sh.a. për faturat e papaguara të Albpetrol, duke sjellë dëm ekonomik për shoqërinë.

Nga dokumentacioni i audituar rezulton se Albpetrol sh.a ka kërkuar kamatëvonesa nga B…M në vlerën 175,458,324 lekë, ndërkohë që detyrimi i Albpetrol ndaj FSHU sh.a për kamatëvonesa, sipas kontratave përkatëse, arrin në 1,356,345,939 lekë, duke evidentuar një pabarazi të theksuar në trajtimin e kamatëvonesave dhe një ekspozim financiar të konsiderueshëm për shoqërinë.

Borxhe në naftë bruto dhe të ardhura të munguara për Albpetrol

Po kështu, KLSH vëren se mbetet i pazbatuar rekomandimi lidhur me tërheqjen e një sasie nafte bruto që buron nga Marrëveshja Hidrokarbure.

Sipas gjetjeve të auditimit, kontraktori “B…..” kishte detyrime ndaj Albpetrol në naftë bruto për llogari të P….., në zbatim të Marrëveshjes Hidrokarbure. Për vitin 2021, nga të dhënat e vëna në dispozicion konstatohet se detyrimi i shoqërisë “B…..” ndaj Albpetrol sh.a Patos në naftë bruto, për llogari të P….., është 24,939.596 ton naftë bruto. Gjatë këtij viti, Albpetrol sh.a Patos ka tërhequr për llogari të P….. vetëm 21,100.41 ton naftë bruto, çka do të thotë se janë tërhequr rreth 3,839.186 ton naftë bruto më pak nga detyrimi për vitin 2021.

Në vijim të këtij historiku, shoqëria “B…..”, ka dërguar llogaritjen e Faktorit R në fund të tremujorit të katërt të vitit 2021, ku sipas përllogaritjeve të dorëzuara, Faktori R për zonën “Main/Kryesore” rezulton më i madh se 1 (një) në fund të këtij tremujori. Për rrjedhojë, në përputhje me Marrëveshjen Hidrokarbure “Për Zhvillimin dhe Prodhimin e Hidrokarbureve në vendburimin Patos-Marinëz”, e amenduar, duke nisur nga tremujori i katërt i vitit 2021, Pjesa e Prodhimit të Albpetrol (PPA) duhet të llogaritej jo më në nivelin 1%, por në 3% të naftës së disponueshme.

Problematika është thelluar më tej gjatë vitit 2022. Nga të dhënat e audituara rezulton se për këtë vit detyrimi i shoqërisë “B…..” ndaj Albpetrol sh.a Patos në naftë bruto, për llogari të P….., është 29,884.163 ton naftë bruto. Ndërkohë, Albpetrol ka tërhequr vetëm 14,407.612 ton naftë bruto, duke krijuar një diferencë prej rreth 15,476.551 ton naftë bruto më pak nga detyrimi për vitin 2022.

Në total, për periudhën nga data efektive e marrëveshjes deri më 31/12/2022, detyrimi i shoqërisë “B…..” ndaj Albpetrol sh.a Patos në naftë bruto, për llogari të Prodhimit Para-Ekzistues (PPE) dhe Pjesës së Albpetrol (PPA), arrin në 78,915.002 ton naftë bruto, me një vlerë prej 39,247,000 USD. Sipas KLSH, këto veprime kanë sjellë ulje të të ardhurave të Albpetrol, pasi sasia e naftës bruto nuk është tërhequr për shkak të pamundësive të depozitimit.

Ndër rekomandimet e pazbatuara përfshihet marrja e masës nga administratori i shoqërisë Albpetrol sh.a Patos për tërheqjen e sasisë 29,103.96 ton naftë bruto, për llogari të Prodhimit Para-Ekzistues (PPE) dhe të Pjesës së Albpetrol (PPA) e krijuar nga data efektive deri më 31.12.2022, duke vendosur si prioritetet që gjatë planifikimit të shitjes së naftës bruto me procedurat e ankandit të përcaktojë sasi të mëdha nafte të përfituar nga marrëveshja hidrokarbure. Vlera e sasisë 29,103.96 ton me çmimet e shitjes së periudhës 31.12.2022 është 14,476,000 USD dhe përbën të ardhura të munguara për shoqërinë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?