AKTUALITET

Anëtarësimi në SEPA, BSH miraton rregulloren për informacionin e domosdoshëm të transfertave

n.f Përditësimi i fundit 15 Gusht 2024, 07:53
Anëtarësimi në SEPA, BSH miraton rregulloren për
Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë muaj rregulloren “Për informacionin që shoqëron transfertat e fondeve”. Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave për informacionin mbi paguesit dhe përfituesit e pagesave që shoqëron transfertat e fondeve, në Euro, në kontekstin e Zonës Unike të Pagesave në Euro (SEPA), pjesëmarrjen e ofruesve të shërbimeve të pagesave në Shqipëri, në skemat e pagesave të administruara nga Këshilli Europian i Pagesave dhe për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, në rastet kur të paktën një nga ofruesit e shërbimeve të pagesave i përfshirë në transfertën e ekzekutuar në një skemë pagese të administruar nga Këshilli Europian i Pagesave është i vendosur dhe i licencuar në Shqipëri.

Gjithashtu, rregullorja përcakton politikat, procedurat dhe kontrollet e brendshme për të siguruar zbatimin e masave shtrënguese, kur të paktën një nga ofruesit e shërbimeve të pagesave është i vendosur dhe i licencuar në Shqipëri, pavarësisht transaksionit të përfshirë ose monedhës së përdorur.

Ofruesi i shërbimeve të pagesave të palës urdhëruese (paguesit) duhet të sigurohet se transfertat e fondeve shoqërohen me informacionin ku përfshihet emri dhe mbiemri i paguesit ose emri i personit juridik të paguesit; numri i llogarisë së pagesës së paguesit; adresa e paguesit, përfshirë emrin e shtetit apo juridiksionit, numri i dokumentit të identifikimit dhe numri personal i klientit, ose, si alternativë, ditëlindja dhe vendlindja e paguesit dhe kodi i identifikimit të subjektit juridik, ose në mungesë të tij, çdo numër unik identifikimi i barasvlershëm.

Për përfituesin e pagesës, informacioni i domosdoshëm i kërkuar është emri dhe mbiemri i përfituesit ose emri i personit juridik të përfituesit; numri i llogarisë së pagesës së përfituesit; dhe kodi i identifikimit të subjektit juridik, ose në mungesë të tij, çdo numër unik identifikimi i barasvlershëm.

Përpara transferimit të fondeve, ofruesi i shërbimit të pagesave të paguesit duhet të verifikojë saktësinë e informacionit të kërkuar.

Procesi i verifikimit do të konsiderohet i kryer nëse identiteti i paguesit është verifikuar në përputhje me nenin 4/1 të ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” dhe informacioni i marrë nga ky verifikim ruhet në përputhje me nenin 16 të atij ligji. Këto dispozita zbatohen edhe kur paguesi është klient ekzistues.

Ofruesi i shërbimeve të pagesave të paguesit nuk duhet të ekzekutojë transfertën e fondeve, pa siguruar përputhshmërinë e plotë me parashikimet e këtij neni.

Megjithatë, rregullorja parashikon kërkesa më bazike për transfertat kombëtare dhe ndërkombëtare deri në 1000 euro, që nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën apo tranasferta të tjera fondesh.

Në këto raste, ofruesi do të kërkojë vetëm emrin dhe mbiemrin e paguesit dhe të përfituesit, ose emrin e personit juridik të paguesit dhe të përfituesit, si edhe numrin e llogarisë së pagesës së paguesit dhe të përfituesit, ose, aty ku është e zbatueshme, kodin unik të identifikimit të transaksionit.

Për shumat deri në 1000 euro, ofruesi i shërbimeve të pagesave të paguesit nuk do të jetë i detyruar verifikojë informacionin mbi paguesin, përveç rasteve kur i ka marrë fondet që do të transferohen në formën e parasë fizike (cash), kur ka baza të arsyeshme të dyshojë për pastrim parash ose financim terrorizmi, kur ka dyshime për vërtetësinë ose përshtatshmërinë e të dhënave të marra më pare, ose kur ka dyshime për mashtrim.

Rregullorja do të hyjë në fuqi pas miratimit të zgjerimit të shtrirjes gjeografike të SEPA në Republikën e Shqipërisë, nga Këshilli Europian i Pagesave.

Ofruesit e shërbimeve të pagesave që janë objekt i kësaj rregulloreje duhet të marrin masat e nevojshme për përshtatjen e aktiviteteve dhe operacioneve të tyre me kërkesat e kësaj rregulloreje, brenda një periudhe prej 180 ditësh nga miratimi i zgjerimit të shtrirjes gjeografike të SEPA-s në Shqipëri, nga Këshilli Europian i Pagesave./ Monitor

sepa bsh transferta

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 18

Industritë e rënda dhe ndotja e lumenjve

Një 'lapsus' i qëllimshëm

Historia e një 'arkitekti' profesionist

Makinat 'private' të bashkisë Tiranë

Aferat korruptive pas skandalit të Gramshit

'Landfilli' abuziv i bashkisë së Krujës

Kush i dogji plehrat e Shijakut

Mirësia

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 17

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Papërgjegjshmëria apo paaftësi

Sekti i bordit të mbikqyrjes publike

Bashkia Tiranë zhvat bizneset

Beteja për pastrimin e Prishtinës

Fëmijët që nuk i lexon më as algoritmi

Shkeljet ligjore në koncertin e Noizy-t

PIRANJAT SHOW - SEZONI 7 EPISODI 16

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje

Prishtina dy javë mes mbeturinash

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Universiteti i arteve si 'fabrikë' titujsh

'Lufta' e TikTok-ut dhe edukata morale

Shkatërrimi i parkut qokë për Noizyn

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 15

A duhet të kontrollohen dyqanet e kafshëve

Ndarja e një çifti dhe vajza mes tyre

Kur kushërira të premton 'Parajsën'

Shteti i paligjshmërisë mund qytetarët

Mashtrimi perfekt i Klea Ramës

Konflikt interesi apo korrupsion

Fjalimi i fitores i Edi Rames.

Kaçaniku, qyteti i ekstremistëve

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 14

Kursimet e një jete dhe mashtrimi me pronat

Rama, gënjeshtra me taksimin

Masakra mjedisore që po shkatërron Tiranën

Ku ka përfunduar bursa e 17 vjeçares

Aksidenti i Burrelit dhe indiferenca e autoriteteve

Kur shteti ndërton pa lejen e shtetit

Demokracia

Dy kryebashkiakë dhe 'malet' me plera

Drejtori i ardhshëm i administratës.

Premtimet e Edi Ramës në Berat

Thonë se tragjedia dhe komedia ecin bashkë: Rilindja nisi si humor i zi, po mbaron si dramë mavi.

Një studim shkencor ka vërtetuar se tallavaja është muzika qe rrit sasine e qumështit tek delet.

Premtimet e Edi Ramës në Tepelenë.

Premtimet e Edi Ramës për Memaliaj.

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 13

PS-PD, flasin dy zonja Tirone