AKTUALITET

Anketa e "DIHA", DW: Bizneset gjermane në Shqipëri duan siguri e transparencë

n.f Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 20:25
Anketa e "DIHA", DW: Bizneset gjermane në Shqipëri duan
Takimi i DIHA

TIRANË- Sipërmarrjet gjermane në Shqipëri shohin një përmirësim të lehtë të klimës së biznesit krahasuar me vitin e kaluar. Por sfidat ekonomike si mungesa e fuqisë punëtore, kosto e punës e kursi i këmbimit mbeten. Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, (DIHA) prezantoi të hënën (13.05) rezultatet e anketimit vjetor për klimën e biznesit dhe të investimeve. Anketimi i plotësuar nga anëtarët e DIHA-s në periudhën shkurt -mars 2024 sinjalizon për një përmirësim të lehtë të situatës ekonomike në vend krahasuar me vitin e kaluar, me 45% të kompanive që e vlerësojnë atë "të kënaqshme”.

"Gjatë vitit të kaluar kemi një ulje të numrit të të pakënaqurve, por edhe një ulje të numrit të atyre që mendojnë se është kënaqshëm” – u shpreh Drejtori Ekzekutiv i DIHA-s, Bledar Mankollari, i cili prezantoi rezultatet në një konferencë për shtyp. "Edhe pse ekonomia është në përmirësim, fuqia punëtore, kualifikimi i tyre dhe kostot e punës, kanë ndikim negativ”, u shpreh Presidentja e DIHA-s, Stephanie Siege Farka, teksa shtoi se pavarësisht pengesave rajonale dhe globale, vendi duhet të përqëndrohet tek integrimi në Bashkimin Europian.
Bizneset gjermane - pak pritshmëri për të rritur të ardhurat

Pavarësisht se klima e biznesit në Shqipëri perceptohet si më e favorshme, sipërmarrjet gjermane nuk shfaqen optimiste për rritjen e të ardhurave të tyre për shkak të rritjes së kostove. Rezultatet e anketimit tregojnë se 38% e kompanive të pyetura presin një ulje të të ardhurave gjatë vitit të ardhshëm, një përqindje kjo më e lartë krahasuar me 5 vitet e fundit.

Vetëm 32% e bizneseve janë shprehur se presin rritje të të ardhurave, ndërsa 38% e tyre mendojnë se niveli i të ardhurave do të jetë i njëjtë me atë të një viti më parë. Megjithatë pjesa më e madhe e sipërmarrjeve gjermane (54%) nuk planifikojnë ndryshime në numrin e të punësuarve pranë kompanive të tyre. Sipas anketimit 24% e bizneseve kanë gatishmërinë për të rritur numrin e punonjësve, ndërsa 22% e tyre presin që ta shkurtojnë numrin e të punësuesve.

Mungesa e sigurisë ligjore dhe korrupsioni - pengesa për bizneset

Pasiguria ligjore dhe korrupsioni vlerësohen ndër faktorët më negative që dëmtojnë bizneset gjermane në Shqipëri. Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, theksoi se vendi ka nevojë për krijimin e një kuadri ligjor të sigurt në mënyrë që të përthithë sa më shumë investime të huaja. 

"Për ne është e qartë se sipërmarrja dhe investimet mund të  të zhvillohen atje ku ka siguri ligjore, një administratë profesionale dhe me integritet sikundër, dhe një politikë të hapur për dialog si për punëdhënësit dhe me punëmarrësin. Ne e mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimit të shtetit ligjor” – u shpreh ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner. Sipas Bergner, pavarësisht vlerësimit momental, Gjermania do të vijojë të japë kontributin e saj përmes investimeve të ndryshme që Shqipëria të përparojë në zhvillimin e saj ekonomik, integrimin rajonal si dhe atë europian.

Faktorë negative që pengojnë klimën e investimeve për bizneset gjermane janë edhe transparenca e tenderave publike dhe korrupsioni. "Bizneset shprehen se kanë shumë probleme me afatet e dorëzimit të dokumenteve në tendera”, u shpreh Bledar Menkollari, Drejtor Ekzekutiv i DIHA. Nga ana tjetër kompanitë kanë vlerësuar politivisht përmirësimin e infrastrukturës, negociatat për arsimin dhe furnitorët lokalë.

Anketim mbi situatën ekonomike në rajon

Anketimi mbi klimën e biznesit dhe investimeve realizohet në 16 vende të Europës Qendrore dhe Jug- Lindore dhe pjesëmarrës janë anëtarët e Dhomave Gjermane të Tregtisë në këto rajone.  Rezultatet tregojnë se Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me rritjen më të lartë të kostos së punës dhe uljes së produktivitetit në Ballkanin Perëndimor. Në Shqipëri iu përgjigjën pyetësorit 51% e anëtarëve të DIHA-s. Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri u formua në vitin 2008 dhe angazhohet si zëri i biznesit gjerman për interesat në çështjet ekonomike.

Marrë nga DW

diha biznese shqiperi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë