foto ilustruese
TIRANË- Thuajse dy javë nga hapja e procedurës së prokurimit me objekt “Mirëmbajtje e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve” kjo e fundit është ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik.
Referuar ankesës së depozituar pranë këtij institucioni duket se shkak janë bërë kriteret e veçanta që janë përfshirë në dokumentet e procedurës që ka një fond limit mbi 770 milionë lekë apo 7.7 milionë euro për 24 muaj.
Ankimuesi ka përmbledhur një seri ankesash në dokumentin drejtuar KPP të cilat sipas tij lidhen me kritere të veçanta kualifikimi.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar se data e mbylljes së procedurës është 29 maji teksa do të jetë KPP që do të vendosë se çfarë do të ndodhë me ankimimin.
Tenderi për fiskalizimin
Procedura u hap në datë 29 prill dhe dokumentet që shoqërojnë argumentohet se qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit te Menaxhimit te Kontrollit te Faturimit (sistemi i Fiskalizimit) për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
“Duke garantuar funksionimin e plotë të sistemit elektronik, në të gjithë komponentet e tij: software dhe hardware.
Ky sistem është i hostuar ne Datacenter-in Qeveritar, pranë Agjencisë Kombëtare te Shoqërisë se Informacionit (AKSHI) dhe ofron shërbimet për rreth 125 mije tatimpagues si dhe për vetë administratën tatimore.
Disponueshmeria e sistemit të fiskalizmit është shume e rëndësishme. Shërbimi i fiskalizmit si dhe Portali i tatimpaguesve (SelfCare) nuk mund te pësojnë ndërprerje te shërbimeve për me tepër se disa minuta, ai nuk mund të tolerojë ndërprerje të planifikuar të shërbimeve për upgrade, update apo modifikime të ndryshme.
Shërbimet e ofruara ndaj tatimpaguesve (fiskalizmi, verifikimi i faturave, pranimi/refuzimi i faturave, etj) si dhe ndaj administratës tatimore duhet te jene funksionale 24ore/ne 7 dite” thuhet në dokumente.
Aktualisht ky sistem përdoret nga bizneset, qytetarët ndërkohë që në përdorim të brendshëm nga administrata tatimore dhe institucione të tjera publike të autorizuara./Monitor
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
9 Maj14:30
Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentian Bejtjas
gentian bejtja
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Be...
m.l
AKTUALITET
9 Maj13:58
'Giro d'Italia 2025'/ Policia e Vlorës tregon se në cilat akset rrugore do të bllokohet qarkullimi i mjeteve në 10 e 11 maj
VLORË- "Giro d'Italia", gara ndërkombëtare e çiklizmit ka mbërritur tashmë në kryeqytet dhe pritet të nisë...
n.f
AKTUALITET
9 Maj13:13
Kreditë me probleme ranë sërish lehtë në mars, prekin minimum të ri për 17 vitet e fundit
TIRANË- Raporti i kredive me probleme pësoi një sërish një rënie të lehtë në muajin mars. Sipas statistikave nga ...
n.f
AKTUALITET
9 Maj13:11
Po ndihmonte mamanë për të gatuar/ Shpërthen bombola e gazit në banesën e shqiptares, pëson djegie të rënda 15-vjeçarja në Greqi
GREQI- Një bombël gazi ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme në banesën e një shqiptareje në Greqi. Mësohet se nga ngj...
r.ll
AKTUALITET
9 Maj12:35
Ngjarja tragjike në Klos, dalin pamjet nga momenti i gjetjes së trupit të pajetë të Ardit Beshirit
ardit beshiri
KLOS- Trupi i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur ditën e sotme pas gjashtë ditësh kërkimesh intens...
m.l
AKTUALITET
9 Maj12:03
U zu nga masivi i dheut teksa po punonte në fabrikën e kromit/ Pas gjashtë ditësh kërkime, gjendet trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri
KLOS- Trupi i fadromistit në Klos është gjetur sot pas gjashtë ditësh kërkime intensive. 29-vjeçari Ardit Beshiri, i...
n.f
AKTUALITET
9 Maj11:25
Magazinimi frenon importet e orizit, për muajt janar-mars 2025 bien 24%
TIRANË- Ndryshe nga makaronat, importet e orizit kanë shënuar rënie gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. Sipas t&eu...
r.ll
AKTUALITET
9 Maj11:09
"Koka" e grupit të trafikut të drogës në Gjermani, SPAK kërkon dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën
spak
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën, i cili akuzohet për trafik t&eum...
r.ll
AKTUALITET
9 Maj11:08
Zgjedhjet e 11 majit/ Policia e Shtetit me plan masash: 5316 efektivë të angazhuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe shoqërimin e materialeve
policia
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një plan masash lidhur me garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë procesi...