AKTUALITET

Apeli Administrativ pranon shqyrtimin në themel të padisë së shoqatave të turizmit për impiantet

n.f Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 17:00

Apeli Administrativ pranon shqyrtimin në themel të padisë së

TIRANË- Gjykata e Apelit Administrativ mori sot vendimin për të shqyrtuar në themel padinë e shoqatave të turizmit për shfuqizimin e udhëzimit që përcakton vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura pranë hoteleve të zonave bregdetare, liqenore dhe lumenjve.

Përfaqësues të Unioni Turistik Shqiptar pohuan për Monitor se vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ rrëzon pretendimin e institucioneve shtetërore për mungesë legjitimiteti të padisë së ngritur prej tyre. Me këtë vendim shoqatave iu njoh e drejta të mbrohen në gjykatë. Seanca për gjykimin e çështjes në themel u la për në datë 12 Mars në orën 9:30.

Prej vitit të kaluar padia për shfuqizimin e udhëzimit “Për miratimin e rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotura për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotura dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larës” është depozituar pranë Gjykatës së Apelit Administrativ nga Shoqata Rajonale e Turizmit Aulona (ARTA), shoqata e turizmit ATA dhe Unioni Turistik Shqiptar.

Nëpërmjet padisë kërkuesit kërkojnë shfuqizimin e nenit 6 të udhëzimit që përcakton se “Subjektet që ushtrojnë veprimtari ekzistuese, janë në proces ndërtimi ose kanë aplikuar për leje ndërtimi, në bazë të kapacitetit dhe zgjidhjeve teknike ekzistuese apo që janë planifikuar për t’u zbatuar, të lidhura ose jo me rrjetin publik te kanalizimeve, duhet të instalojnë impiante të trajtimit të ujërave të ndotura sipas përcaktimeve të kategorive shprehur në nenin 2, të Aktit Normativ nr.8, datë 28.12.2023”.

Udhëzimi i përbashkët i ministrive të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Turizmit dhe Mjedisit hyri në fuqi më 2 shkurt 2024, pas publikimit në Fletoren Zyrtare më 5 janar 2024 të Aktit Normativ “Për marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të  ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse”.

Në udhëzim përcaktohen standardet teknike që duhen të ndiqen nga subjektet pranë zonave bregdetare, liqenore dhe lumenjve, për zëvendësimin e gropave skeptike me instalimin e impianteve bashkëkohore për trajtimin e ujërave të ndotura.

Sipas udhëzimit të përbashkët bizneseve iu lihej afat deri në fund të muajit mars të instalojnë pajisjet apo sistemet e përcaktuara ose në të  kundërt, siç përcaktohet në Aktin Normativ  nëse Task-Forca, pas kryerjes së monitorimit dhe inspektimit, kur konstaton mosvendosjen e impiantit apo sistemit individual në përputhje me rregullat teknike për trajtimin e ujërave të ndotura, bizneset do të dënohen me gjoba që variojnë nga 1,500,000 lekë deri në 2,650,000 lekë.

55 subjekte kërkojnë shfuqizimin e gjobave në Gjykatë

Vjet gjatë muajve të verës task forcë e Agjencisë Kombëtare së Ujësjellës Kanalizimeve pas nismave sensibilizuese për instalim të impianteve nisi ndaj bizneseve edhe dënimet administrative me gjobë.

Penalizmit ndaj strukturave që nuk rezultonin që kishin instaluar impiantet vijuan edhe përgjatë muajit nëntor 2024. Shumë biznese në këtë periudhë ngritën shqetësimin se janë gjobitur me gjoba me vlerë deri në 1,500,000 lekë për mungesën e instalimit të këtyre impianteve.

Nga të dhënat të bëra publike në seancën e sotme gjyqësore mësohet se 55 subjekte i janë drejtuar shkallës së Parë së Gjykatës Administrative për pezullimin e gjobave.

Subjektet e gjobitura në zonën liqenore të Pogradecit pohuan më herët se kërkesa për instalimin e impianteve është arbitrare, pasi ata paguajnë detyrimin për largimin e ujërave të ndotura, por i ngarkon ata me kosto të lartë. Në këtë zonë ujërat e strukturave akomoduese trajtohen nga impianti i trajtimit të tyre, që ka nisur të funksionojë që prej vitit 2009, me financim të Kfw.

Të njëjtën shqetësim ngrenë edhe bizneset në zonën e Golemit, ku sipas tyre prej muajit qershor 2024 paguajnë dyfish tarifë më të lartë për trajtimin e ujërave të zeza.

Po ashtu nga bizneset është ngritur disa herë shqetësimi edhe në nisje të sezonit turistik se instalimi i impianteve të kërkuara që kushton në vlera nga 40, 80 deri 100 mijë euro është e papërballueshme.

Përveç kësaj bizneset po hasin vështirësi edhe në gjetjen e sipërfaqeve të lira ku mund të instalohen impiantet, pasi janë në volume të mëdha dhe duhet të gërmohet nën tokë. Ndaj bizneseve që nuk disponojnë sipërfaqen e nevojshme për instalimin e këtyre impianteve u është kërkuar vendosja e tyre në zona publike, duke rrezikuar ndotjen ambientale. Në disa qytete kjo kërkesë e agjencisë ka hasur kundërshtim nga bashkitë./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë