Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë lidhur me një procedim penal ku i pandehur është Ervis Martinaj.
Me vendimin e datës 10 mars 2026, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka përcaktuar se kompetente për shqyrtimin e dosjes nr. 417 të vitit 2022 është Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe jo GJKKO.
Procedimi penal lidhet me kontrollin e ushtruar nga policia në muajin maj të vitit 2022 në hotelin “Zeus Garden”, ku dyshohej se qëndronte Ervis Martinaj. Gjatë kontrollit u sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, municione, jelekë me mbishkrimin “Policia”, portofolë me stemë policie, maska, doreza antiplumb dhe pranga.
Në përfundim të hetimeve, Ervis Martinaj është marrë i pandehur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Ndërkohë, Armand Merlika, Ergys Merlika dhe Dea Pistolja akuzohen për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.
Një nga provat kryesore të administruara në dosje është ekspertiza biologjike e ADN-së, sipas së cilës materiali gjenetik i gjetur në disa sende të sekuestruara në ambientet e hotelit rezulton i përputhshëm me profilin gjenetik të Ervis Martinajt, i cili vijon të jetë i zhdukur pa gjurmë që nga gushti i vitit 2022.
Prokuroria dhe Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishin vlerësuar se procedimi lidhej me një hetim tjetër të SPAK-ut ndaj Martinajt për vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe për këtë arsye dosja duhej të kalonte për shqyrtim në GJKKO.
Megjithatë, Gjykata e Posaçme kundërshtoi këtë qëndrim, duke argumentuar se në këtë procedim penal nuk ekziston asnjë akuzë formale për grup të strukturuar kriminal dhe se gjyqtari i seancës paraprake nuk mund të shtojë kryesisht akuza të reja pa një vendimmarrje të prokurorisë.
Në arsyetimin e saj, Gjykata e Lartë thekson se në fazën e seancës paraprake vetëm prokurori ka kompetencën për të ndryshuar ose shtuar akuzat. Sipas Kolegjit Penal, për sa kohë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë që lidhet me grupin e strukturuar kriminal, çështja duhet të gjykohet mbi bazën e akuzave ekzistuese.
Për rrjedhojë, Gjykata e Lartë vendosi se ky procedimi penal do të vijojë të shqyrtohet nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Ky vendim nuk lidhet me themelin e çështjes dhe nuk përcakton fajësinë ose pafajësinë e të pandehurve, por vetëm gjykatën kompetente që do të shqyrtojë dosjen.
Një objekti i dyshimtë alarmoi mëngjesin e sotëm banorët në zonë e Rrugës së Elbasanit, pranë Ambasad&e...
Një alarm për praninë e një lënde të dyshuar shpërthyese pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara t&eum...
Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi shiste lëndë narkotike në llojit kokai...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar lidhur me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë “Për trajtim...
Në tregun e këmbimit valutor në Shqipëri, monedhat kryesore kanë shënuar këto vlera të reja për ditën e sotm...
Audituesit, kontabilistët dhe ekspertët fiskalë njëzëri vlerësojnë se rideklarimi i pasqyrave financiare të bizneseve ...
Fundjava ka sjellë një tjetër rritje të ndjeshme të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinit, ku mijëra qyteta...
Në historinë mesjetare shqiptare – para pushtimit osman – përmenden disa familje fisnikësh, si: Spanët, Thopiajt, Muzak&e...
Vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të ...
Këshilli Ndër Fetar i Shqipërisë (KNFSH) ka reaguar lidhur me udhëzuesin për trajtimin hormonal të personave transgjinorë...