A është Kane tashmë fitues i Topit të Artë?
Gjithçka nisi pasi llogaria zyrtare në gjuhën angleze e Bayern Munichut në rrjetin social X publikoi fotografinë e kapitenit të...
Gjithçka nisi pasi llogaria zyrtare në gjuhën angleze e Bayern Munichut në rrjetin social X publikoi fotografinë e kapitenit të...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar liderë të huaj, duke i akuzuar se po shfrytëzojnë trazirat e fundit në Francë p&...
Gjykata Penale ka lënë në burg Ngushëllim Manzin, të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Nazmi dhe Selam Islamaj. Vend...
Policia ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pas p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për protestat studentore dhe pretendimet për...
Gjykata e Tiranës ka cakuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzin, i cili dy ditë m&e...
Një aksident rrugor është raportuar mesditën e sotme në fshatin Aliko të Vlorës. Për pasojë kanë mbetur t&e...
Deputetes së pavarur australiane Helen Haynes i janë amputuar të dyja këmbët, pasi u godit nga një automjet jashtë zyrës...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e 20 tetorit në zonën e Komun&e...
Kryeministri Edi Rama kërcënoi se të gjithë ata që kanë shkaktuar dëmet gjatë protestës në Tiranë, do t...

Prokurori i Tiranës, Arbër Berexha, ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të një grupi të konsiderueshëm protestuesish, duke dhënë sinjalin e parë, por të rëndësishëm, që veprimet abuzive të efektivëve të Policisë së Shtetit nuk mund të kalojnë gjithnjë pa u vlerësuar nga organet e drejtësisë.
Të dhënat e siguruara tregojnë se Berexha ka konstatuar arrestime të paligjshme të studentëve, duke i dhënë njëkohësisht një mesazh edhe kolegëve të tij në Prokurorinë e Tiranës, të cilët, në shumicën e rasteve, kanë legjitimuar veprimet jo-profesionale dhe, shpesh, abuzive, të Policisë së Shtetit ndaj mijëra të rinjve që protestojnë këto ditë kundër korrupsionit qeveritar.
Vendimet për lirimin e menjërshme të protestuesve janë nënshkruar gjatë pasdites së të martës (20 tetor 2026). Redaksia ka mësuar se, gjatë verifikimit të informacionit të përcjellë nga oficerët e Policisë së Shtetit, prokurori Arbër Berexha ka konstatuar mungesa të theksuara të informacionit për fakte penale. Madje, në disa raste, referimi policor nuk kishte asnjë të dhënë konkrete për studentët dhe të rinjtë e arrestuar.
Më shumë se një javë nga nisja e revoltës studentore, Policia e Shtetit ka raportuar arrestimin e disa qindra të rinjve, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë “kundërshtim të forcave të rendit”, “shkatërrim prone publike e private”, etj.
Përtej raportimeve zyrtare, pamjet e transmetuara nga mediat tradicionale e rrjete sociale kanë dhënë dëshmi të shumta për ndalime e arrestime të shumta dhe abuzive të të rinjve në rrugët e Tiranës. Në një pjesë të konsiderueshme të këtyre rasteve, duket qartë edhe veprimet flagrante të punonjësve të policisë së shtetit, shoqëruar me dhunë e dëmtime fizike, tërësisht të panevojshme, ndaj të rinjve aspak agresivë.
Megjithatë, prokurorët, kryesisht në Tiranë, kanë legjitimuar pjesën më të madhe të arrestimeve të kryera nga Policia e Shtetit, duke iu drejtuar gjykatës me kërkesa për caktimin e masave të sigurimit ndaj protestuesve.
Në këtë frymë të ashpër institucionale ndaj protestuesve vjen edhe një deklaratë në kufijtë e shfazimit të kryeministrit Edi Rama, ku i kërkoi gjykatës që të arrestojë të rinjtë “edhe pa prova”.
Gjatë një takimi me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të hënën e kësaj jave, Rama deklaroi tekstualisht: “Gjykata i lëshon (protestuesit) në mënyrë të papërgjegjshme, duke thënë s’ka prova dhe i kërkojnë policisë që kur lufton atje me një kriminel që po i nxjerr sytë policit t’i bëjë dhe fotografi, i kërkon policisë imazhe kur kamerat janë ndërkohë vandalizuar”, deklaroi kryeministri.
Në thelb, Rama deklaroi se gjykatat duhet të vendosin në burg të gjithë protestuesit e arrestuar nga policia, edhe pse ndaj tyre nuk ka prova.
22 protestues të shoqëruar nga Policia gjatë ditëve të fundit janë liruar me masën e sigurisë “detyrim paraqitje...
13 efektivë të Forcave të Armatosura nisen sot nga Baza Ajrore e Farkës për t’u bashkuar me misionin e NATO-s, KFOR, në Ko...
Protesta e studentëve para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione, teksa protestuesit kanë thyer “karriget e dialogut&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e 20 tetorit në zonën e Komun&e...
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, të dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e administratori...
Pas grumbullimit në ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik, mëngjesin e kësaj të mërkure, të pedagogëve dhe s...
Sot pritet të shqyrtohen në gjykatë 59 masa sigurie ndaj të rinjve të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fun...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestave që kan&e...
Ashtu si edhe nje dite me pare, studentët dhe të rinjtë që protestojnë në Tiranë kanë refuzuar ftesën për di...
Këngëtari Kole Laca, pjesë e grupit “Shkodra Elektronike”, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e studentë...