A është Kane tashmë fitues i Topit të Artë?
Gjithçka nisi pasi llogaria zyrtare në gjuhën angleze e Bayern Munichut në rrjetin social X publikoi fotografinë e kapitenit të...
Gjithçka nisi pasi llogaria zyrtare në gjuhën angleze e Bayern Munichut në rrjetin social X publikoi fotografinë e kapitenit të...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar liderë të huaj, duke i akuzuar se po shfrytëzojnë trazirat e fundit në Francë p&...
Gjykata Penale ka lënë në burg Ngushëllim Manzin, të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Nazmi dhe Selam Islamaj. Vend...
Policia ka arrestuar 11 persona, mes tyre edhe dy të mitur, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pas p...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për protestat studentore dhe pretendimet për...
Gjykata e Tiranës ka cakuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzin, i cili dy ditë m&e...
Një aksident rrugor është raportuar mesditën e sotme në fshatin Aliko të Vlorës. Për pasojë kanë mbetur t&e...
Deputetes së pavarur australiane Helen Haynes i janë amputuar të dyja këmbët, pasi u godit nga një automjet jashtë zyrës...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e 20 tetorit në zonën e Komun&e...
Kryeministri Edi Rama kërcënoi se të gjithë ata që kanë shkaktuar dëmet gjatë protestës në Tiranë, do t...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për protestat studentore dhe pretendimet për përfshirjen e elementëve të lëvizjes ANTIFA në demonstrata.
Gjatë mbledhjes së kryesisë së PD, Berisha tha se studentët dhe gjimnazistët po protestojnë kundër korrupsionit, vjedhjeve dhe politikave të qeverisë.
Ai akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet ta paraqesë lëvizjen si një protestë të organizuar nga grupe ekstremiste.
Më tej ai tha se kryeministri po përpiqet të largojë vëmendjen nga akuzat për korrupsion dhe krim të organizuar, duke i cilësuar protestuesit si anarkistë. Berisha ngriti akuza edhe për sulmet ndaj selive të Partisë Demokratike, të cilat, janë përdorur për të ndryshuar perceptimin mbi protestën.
Sali Berisha: Ky sillet si një padrino. Ky bën çdo gjë për të krijuar një mburojë dhe për të paraqitur këtë lëvizje çlirimtare studentore si një ANTIFA. Asnjë element të ANTIFA-s. Zero Lëvizja është kundër vjedhjeve të tmerrshme të tij. A i dëgjoni studentët? Fëmijë emigrantësh, të rritur pa njërin prind. Të bërë burra, të bërë vajza të mëdha, të rritura, pa njërin prind në shtëpi sepse ua ka përzënë ky me politikën e tij. Ua ka përzënë ky me politikën e tij dhe tani kalon si monstër nga një fjalë në një fjalë tjetër duke menduar se do mashtrojë komunitetin ndërkombëtar se këta janë ANTIFA. Këta nuk janë ANTIFA.
Dhe pikërisht dështoi në mënyrën më të turpshme kur ky u përpoq t’u japë pamjen ANTIFA dhe organizoi sulmin ndaj selisë së PD. Dhe organizoi sulmet ndaj selive të PD në të gjitha rrethet. Se kjo i duhej atij të thoshte se ja këta nuk e kanë me mua, nuk e kanë me korrupsionin tim, nuk e kanë me drogën, nuk e kanë me narkoshtetin, këta janë anarkistë shkatërrimtarë. Dhe u detyrua në fund të përdorë narkopolicinë e tij për të sulmuar selinë.
Të gjitha projektet e tij për të sulmuar selitë me polici kriminale, me agjentë civilë të policisë kriminale dhe Jago, ekstremistë të majtë të penetruar në protestë, kanë dështuar. Letra e ANTIFA-s iu dogj Edi Ramës. Këta janë studente dhe studentë, gjimnaziste e gjimnazistë në kuptimin absolut liberatorë aq sa ishin studentët e vitit 1990. Po, po, po. Këta po përballen me një diktaturë të egër dhe shqiptarët i paralajmëroj, u them, në qoftë se koha do provojë, por genet e shpirtit të tij janë më të zeza se sa të Spiro Kolekës dhe Kristaq Ramës. Këtu do jemi. Ky është një monstër, ky tiparet e barbarisë dominojnë mbi çdo tipar tjetër.
Po të mos ishte barbar në shpirt, si mund të lejonte 400 e sa mijë pensionistë me pension të pjesshëm që nuk blejnë dot absolutisht asnjë ilaç. A i dëgjuat studentët, 100 euro bursë, çfarë do bëj unë me 100 euro? Cili pensionist mund të paguajë ujin dhe dritat? Po ky është i pashpirt, për të varfëria e tjetrit nuk ekziston ose është paaftësi e tij.
Mos harroni një moment, më vjen keq që do i rikthehem, por do i rikthehem se është provë e fuqishme e shpirtit të tij katran. Në diktaturën komuniste, qytetarët me aftësi ndryshe përçmoheshin kudo. U viheshin nofka, tregoheshin barsoleta për ta. E patë monstrën kur foli për nënën me fëmijë autik? Uli kokën e tij bosh për të imituar pozicionin e fëmijës.
Meritonte çdo ndëshkim në atë moment. Janë të gjitha reminishenca, zgjime të ndjenjave të tij të dikurshme. Ajo ishte një nënë heroinë, çdo nënë me fëmijë autik është heroinë, nuk ka nëna me heroike se ato të cilat merren me trajtimin e fëmijës së tyre me autizëm. Është një legjendë e nënës ai proces dhe ky e imitonte atë me mendësinë e përçmimit të trashëgonte nga familja e tij.
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me protestat studentore që kanë përfshirë vendin. Përmes nj&eum...
Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar retorikën ndaj protestuesve, duke paralajmëruar masa të forta ndaj personave që përfshihen n...
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler, reagoi në lidhje me protestat që po zhvillohen në Shqipëri. Eurodeputeti gjerman, zëdhën&...
Kryeministri Edi Rama kërcënoi se të gjithë ata që kanë shkaktuar dëmet gjatë protestës në Tiranë, do t...
Një tjetër grup studentësh i është bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranë, duke marshuar në drejtim t...
Studentët dhe pedagogët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa gjatë protestës janë hed...
Punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë dalë në terren, duke zbatuar urdhrat për të ‘shkallmuar’ nga gu...
Krahas përdorimit të këtyre mjeteve, janë raportuar edhe raste të dhunës ndaj të rinjve gjatë shoqërimit të ty...
Gazetari dhe kreu i PD-së në Krujë, Aulon Kalaja, denoncoi në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV vështirësit&eu...
E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, profesoresha e menaxhimit të marrëdhënieve njerëzore, Mimoza Manxhari...