AKTUALITET

Arrestimi i ish-kryeprokurorit të Vlorës/ BIRN: Urdhri për ndalimin e publikimit të dosjes “Zarka” ngre shqetësime për censurë

r.ll Përditësimi i fundit 2 Gusht 2024, 14:04
Arrestimi i ish-kryeprokurorit të Vlorës/ BIRN: Urdhri për
gjkko

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi për të disatën herë që të vulosë aktet hetimore në ngarkim të ish- kreut të arrestuar të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka si dhe të urdhërojë ndalimin e publikimit të pjesshëm apo të plotë të tyre përmes shtypit apo mjeteve të komunikimit masiv deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Zarka akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm si dhe për korrupsion aktiv dhe pasiv në bashkëpunim me një oficere të Policisë Gjyqësore dhe dy persona të tjerë për lehtësimin e akuzës dhe mbylljen e hetimit pasuror për të pandehurit e dosjes së bujshme të njohur si “Toyota Yaris”, për sabotimin e letër-porosive të ardhura nga autoritetet belge si dhe për pushimin e një procedimi pasuror ndaj Suel Çelës.

Vendimi për ndalimin e publikimit u mor nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani me kërkesë e prokurorëve të SPAK mbi bazën e nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.

“Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete,” njoftoi Gjykata e Posaçme.

Sipas këtyre përcaktimeve ligjore, edhe gazetarët ose mediat që publikojnë vendimin e gjykatës për masat e sigurisë ose akte të tjera të lidhura me çështjen rrezikojnë dënime deri në 3 vjet burg për “zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”.

Një praktikë e tillë e ndjekur së fundmi nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme po krijon shqetësime mes organizatave të medias për cënimin e së drejtës për informim për çështje me interes të lartë publik.

Koloreto Cukali, kryetar i Këshillit Shqiptar të Medias, i tha BIRN se publiku ka të drejtë të informohet për çështjen në fjalë dhe se institucionet e drejtësisë duhet të kuptojnë dallimin mes mediave të përgjegjëshme dhe platformave të komunikimit publik, ku materialet mund të përfundojnë pa asnjë filtër.

“Në rastin konkret, ndalimi i kujtdo gazetari apo medie që i ka tashmë informacionet e çështjes për ta publikuar në mjetet e informimit publik është në kufinjtë e censurës,” tha Cukali.

“Drejtësia e re që presim, nuk do të jetë kurrë funksionale e as e drejtë nëse nuk garantohet transparenca në media,” shtoi ai.

Dosja “Toyota Yaris” lidhet me bllokimin e bujshëm të 3.4 milionë eurove në qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit – një dosje që u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, por pas disa piruetave procedurale u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe u mbyll me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet se në bashkëpunim me oficeren e Policisë Gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe të afërmin e të pandehurve, Astrit Vladin kanë ushtruar ndikim të paligjshëm dhe veprat penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv për të ndikuar ecurinë e çështjes “Toyota Yaris” dhe lirimin e të pandehurve.

Ky zbulim ngre hije të zeza dyshimi mbi një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh të Krimeve të Rënda dhe Tiranës, që i hetuan dhe i shqyrtuan këto çështje.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH, një organizatë e re në mbrojtje të të drejtave të gazetarëve e cilëson një praktikë të rrezikshme dhe arbitrare urdhërimin dhe ndalimin e publikimit të informacionit nga gazetarët dhe mediat.

“Mendoj që nuk është detyrë e gazetarëve që të ruajnë informacionin, përkundrazi, detyra jonë është krejt e kundërta, publikimi i tij, sidomos në raste të ndjeshme kur flitet për zyrtarë publikë dhe funksionarë të lartë, sidomos ata të drejtësisë,” tha Isa Myzyraj, kryetari i AGSH.

“Sigurisht, ne duhet të jemi të kujdesshëm për tema, informacion dhe akte  që qartazi nuk kanë interes publik…por për çdo të dhënë tjetër që dyshohet se implikon zyrtarë të çdo niveli atëherë është jo vetëm e drejtë, por edhe detyrë e jona të informojmë qytetarët,” shtoi ai.

Urdhri për ndalimin e publikimit u kritikua edhe nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi përmes një postimi në Facebook, ku Bardhi publikoi edhe faqen e parë të vendimit për masat e sigurisë të gjyqtarit Erion Bani.

“Procedimi penal nr.26… ka vënë në pikëpyetje serioze kredibilitetin e sistemit të reformuar të drejtësisë në vend dhe ka vetëm një mënyrë për të vazhduar të ruhet besimi i publikut të drejtësia” Drejtësi e barabartë, transparente dhe pa vija të kuqe,” shkroi Bardhi.

“Është detyrë e SPAK dhe GJKKO, që pa fshehur të dhënat, me kurajo dhe një hetim të plotë e të gjithëanshëm, të përmbushin misionin për pastrimin e drejtësisë nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar,” shtoi ai./Reporter.al

aurel zarka gjkko

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë