Kryebashkiakja japoneze bën histori, bëhet e para në vend që merr leje lindjeje nga posti drejtues
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha për gazetarët pas daljes nga SPAK se institucioni ishte i mbushur me para që, sipas tij...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqipta...
Spanja mundi me golin e Ferran Torres skuadrën e Argjentinës, duke fituar kështu botërorin. Gjërat nuk u mbyllën në paqe, pas...
Ajo që nisi si një bast mes miqsh në një mbrëmje me birrë u shndërrua në një nga aventurat më të jasht&eu...
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ...
Eshtë zhbllokuar rezultati i finales së madhe Spanjë-Argjentinë, Sapo nis shtesa e dytë, Ferran Torres zhbllokoi rezultatin du...
Autoritetet në Afrikën e Jugut vijojnë hetimet për vdekjen e papritur të futbollistit Jayden Adams, mesfushorit të Mamelodi Sund...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar Detaje nga operacioni i Policisë së Shtetit, që çoi në arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve policorë, të lidhur me një grup të strukturuar kriminal në zonat e Sarandës dhe Gjirokastrës.
Lala tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se hetimet kanë zbuluar se trafikimi i kanabisit dhe pastrimi i parave përmes investimeve në pasuri të paluajtshme, kryesisht në jug të Shqipërisë, janë veprimtaritë kryesore të këtij grupi kriminal.
Ajo theksoi se prokuroria ka siguruar prova të forta përmes përgjimeve të Sky ECC-së dhe se disa zyrtarë të policisë kanë bashkëpunuar me kriminelët, duke i ofruar mbështetje në shkëmbim të pagesave të majme.
“Pjesëtarë të Policisë së Shtetit, të cilët janë arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me bazë në zonën e Sarandës dhe Gjirokastrës, përfshirë një ish-zyrtar që ka qenë oficer i forcës së posaçme operacionale, janë ndaluar. Një tjetër person, Erdit Hazizaj, ish-oficer i forcës së posaçme operacionale dhe kandidat për kryetar të bashkisë së Roskovecit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, është shpallur në kërkim.
Ky person është i pari që është arrestuar si pjesëtar kyç i grupit kriminal të drejtuar nga Kristo Qirici dhe Eldian Allushaj, dy individë të njohur në botën e krimit në Sarandë. Ata janë në përplasje të forta me familjarët e Aleksandër Sadikajt, i cili u ekzekutua në vitin 2022 me një shpërthim të telekomanduar afër TEG-ut. Po ashtu, janë arrestuar Shkëlzen Ruska, shefi i krimeve në Himarë, dhe Ervis Ali Sinanaj, shefi i krimeve në Lushnjë, ndërkohë që Elvis Dervishi, shefi i policisë kufitare në Himarë, është shpallur në kërkim.
Të gjithë këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë së shtetit kanë punuar në periudhën kur dyshohet se janë kryer veprat penale në qarkun e Sarandës dhe Gjirokastrës, dhe sipas hetimeve të deritanishme të prokurorisë së posaçme, ata rezultojnë si anëtarë aktivë të grupit kriminal të drejtuar nga Kristo Qirici. Për sqarim të opinionit publik, Kristo Qirici është vëllai i Edmond Papës, një biznesmen i njohur dhe pronar i një hoteli luksoz në Sarandë, Blu Sky. Edmond Papa u ekzekutua në dhjetor të vitit 2022, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt, i njohur me pseudonimin Sanço.
Për këtë grup kriminal, hetimet kanë nisur në dy momente kryesore. Fillimisht janë përdorur përgjimet e Sky ECC-së, të cilat u vënën në dispozicion të autoriteteve shqiptare nga pala franceze. Aty dyshohet se grupi kishte si aktivitet kryesor trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis-sativa, i cili kultivohej në ambiente të mbyllura me mbështetje dhe favorizim nga policia e shtetit, duke siguruar bashkëpunimin e saj. Një hetim i nisur nga Policia e Shtetit ka zbuluar se paratë e përfituara nga trafikimi i drogës, sidomos nga kultivimi dhe shitja e kanabisit, investoheshin në pasuri të paluajtshme, si hotele dhe resorte kryesisht në zonën jugore të Shqipërisë.
Katër zyrtarët e policisë të përfshirë, siç përmenda, kanë përdorur aplikacionin Sky ECC. Një moment interesant në hetim është identifikimi i tyre nga prokuroria e posaçme, pasi ata dërguan të dhëna të sakta dhe të qarta, duke bërë të lehtë identifikimin. Për shembull, një nga zyrtarët, Shkelzen Ruska, kërkoi ndihmën e Kristo Qiricit për të dërguar babain e tij në spital, pasi ai ishte prekur nga COVID-19 dhe më pas ka ndërruar jetë. Prokuroria ka verifikuar këtë bisedë dhe ka marrë listën e pacientëve të shtruar, ku ka rezultuar se babai i Ruskës ka qenë një nga të shtruarit dhe ka ndërruar jetë në spital. Kristo Qirici i dërgoi mesazh ngushëllimi zyrtarit të policisë.
Gjithashtu, pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal kanë dërguar pamje filmike, duke treguar anëtarët e grupit në ambiente ku kultivohej kanabis. Ata kanë dërguar këto pamje për të siguruar ecurinë e trafikut, dhe më pas prokuroria ka verifikuar ato. Këto ambiente, që rezultojnë të jenë në pronësi të Eldian Allushaj, janë identifikuar si pjesë e aktivitetit të grupit kriminal. Pjesë kryesore e këtij hetimi është edhe Erdit Hazizaj, i cili ka kandiduar për kryetar të bashkisë së Roskovecit, dhe megjithëse nuk ka fituar, është arrestuar dhe ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Kristo Qiricin, i cili i ka kërkuar ndihmë për të shmangur kontrollet policore.
Në një moment, ai ka shprehur shqetësim për arrestimin e disa personave nga autoritetet greke, duke diskutuar se çfarë duhet të bëjnë në rastin konkret. Kristo Qirici i ka thënë që të shpresojë se të arrestuarit nuk do të kenë shumë informacione dhe ka diskutuar për shuma të ndryshme parash, që mund të arrijnë deri në 40 mijë euro si pagesë për zyrtarët e policisë. Ka pasur raste kur trafikimi i lëndëve narkotike nuk është realizuar vetëm nga shtetas shqiptarë, por edhe nga shtetas të huaj, si boshnjakë, italianë dhe të tjerë, të cilët janë arrestuar. Autoritetet greke kanë pasur shqetësime të shtuar lidhur me këtë grup kriminal, ndërkohë që zyrtarët e policisë të përfshirë kanë shkuar deri në fshirjen e gjurmëve, duke mundësuar kështu që aktivitetet kriminale të vazhdonin deri në momentin që autoritetet arritën të sigurojnë përgjimet e Sky ECC dhe prova të tjera, që ekspozuan plotësisht këtë grup kriminal”, tha Lala.
TIRANË- Një shqiptari me pasaportë britanike dhe katër shtetasve britanikë, të akuzuar nën dyshim se u përfshinë ...
DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar në një ndërtesë në ndërtim në Durrës. Rap...
ITALI- Dy binjakë shqiptarë janë lënë në burg nga autoritetet italiane pasi u arrestuan si pasojë e dhunës që ush...
Banesa ku u gjet pajete palestinezja TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares...
GJERMANI- Motra e të ndjerit Besar Nimani është dorëzuar në polici lidhur me të shtënat me armë zjarri që ndodh&e...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ditën e sotme ka marrë vendimin dhe ka lënë në fuqi masën "arrest në shtëpi...
TIRANË- Shërbimi veterinar ka vendosur një fermë në karantinë në fshati Maliq Muҫo pas njoftimit të Drejtori...
bardh koci TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për avokatin ...
ITALI- Një bandë ‘skifterësh’ shqiptarë janë ndaluar nga Policia e Bolzanos në Itali, pasi ishin të pë...
FIER- Policia në Fier ka vendosur nën hetim një 17-vjeçare, pasi dyshohet se ka publikuar fotografi intime të një djali 18 vje...