AKTUALITET

"Arrestimi nga SPAK i paligjshëm", Gjykata e Strasburgut i jep të drejtë ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi: Shqipëria shkeli Konventën duke e mbajtur në paraburgim pa dhënë prova

n.f Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 13:13

"Arrestimi nga SPAK i paligjshëm", Gjykata e Strasburgut i jep

TIRANË- Avokati i  ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçit ka bërë me dije përmes një postimi në "Facebook" se Gjykata e Strasburgut i dha të drejtë sot klientit të tij dhe konfirmoi që arrestimi i tij ishte i paligjshëm. Avokati Dorian Matlija u shpreh se Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet për arrestimin e Gëllçit ishin te pambështetura dhe shumë të përgjithshme.

Ai theksoi se SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Më tej bëhet me dije se Gjykata e Strasburgut shtoi se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimote nuk treguan "kujdes të veçantë" për hetimin.

Sipas Gjykatës së Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventën duke mbajtur Gëllçin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova. Avokati shkruan se Strasburgu ofroi një shumë simbolike dëmshpërblimi moral, por pa harruar që të ngarkojë mbi shtetin edhe kostot avokatore të Gëllçit. Ai theksoi se tani do vijojë beteja në gjykatat Shqiptare për të vene në vend drejtësinë evropiane që e shtrembëroi nevoja revolucionare e SPAK, me mbeshtetjen e hapur të mazhorancës qeverisëse.

Reagimi i avokatit të Thoma Gëllçit:

Gjykata e Strasburgut i dha te drejte sot Thoma Gellcit dhe konfirmoi qe arrestimi i tij ishte i paligjshem. Arrestimet jane bere buke e djathe per SPAK (dhe jo vetem), te cileve u intereson me shume shfaqja e cirkut televiziv te lajmeve ditore me arrestime e prerje kokash sesa respektimi i standardeve evropiane. Thoma Gellci, ish-drejtor i RTSH u arrestua ne tetor 2021 për akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me nje tender. Ai u vendos në paraburgim me vendim të GJKKO me pretendimin se ekzistonte dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprime të paligjshme.
Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet per arrestimin ishin te pambeshtetura dhe shume te pergjithshme. SPAK nuk dha prova konkrete as se cilat prova duhej të mblidheshin dhe pse nuk ishin mbledhur më parë, si dhe rreziku i arratisjes nuk ekzistonte. Gjykata e Strasburgut shtoi dhe se zgjatja e paraburgimit ishte e pajustifikuar, pasi autoritetet hetimote nuk treguan "kujdes të veçantë" për hetimin.


Sipas Gjykates se Strasburgut, Shqipëria shkeli Konventen duke mbajtur Gellcin në paraburgim për një periudhë të pajustifikuar dhe pa dhënë prova. Duke e konsideruar si nje fitore te rendesishme morale, Strasburgu ofroi nje shume simbolike demshperblimi moral, por pa harruar qe te ngarkoje mbi shtetin edhe kostot avokatore te Gellcit. Tani do vijoje beteja ne gjykatat tona per te vene ne vend drejtesine evropiane qe e shtremberoi nevoja revolucionare e SPAK, me mbeshtetjen e hapur te mazhorances qeverisese.


P.s…
Avokatura e shtetit, qe eshte ne varesi direkte te Kryeministrit, luftoi fort qe Gellci mos ta fitonte kete kauze morale ne Strasburg, duke insistuar se arrestimi ishte i rregullt dhe i bazuar mbi prova. Ndersa sot Kryeministri shqetesohet per standardet e arrestimit kur SPAK, nje monstruozitet i prodhuar prej frymes se tij politike, ka nisur te sharroje dege afer vete Kryeministrit.
Tani, une si avokati qe hengra dynjane per tre vjet e gjysem per te luftuar shejtan-budallenjte e bashkuar te SPAK dhe qeverise, e ftoj ta perdore te “sy m’sy-ja” e vet precedentin Gellci ne Strasburg, por me kushtin qe te pranoje te lepije ate qe vartesit e tij, avokate te shtetit, kane peshtyre deri tani kunder Thoma Gellcit.

thoma gëllçi gjykata e strasburgut

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë