
Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes së targave të automjeteve shqiptare dhe kosovare, të cilat dyshohet se ua shiste personave me precedent penal për kryerjen e krimeve kundër personit dhe pronës.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Targat”, u arrestua shtetasi E. Q., 36 vjeç, nga Kosova, i dyshuar si autor i disa rasteve të vjedhjes së targave në qytetin bregdetar.
Policia thotë se 36-vjeçari u kap në flagrancë në lagjen nr. 13, zona Plazh-Durrës, duke qarkulluar me një automjet tip “Ford”, i pajisur me targa të vjedhura më parë në lagjen nr. 5, Durrës, në pronësi të shtetasit R. C.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazh u gjetën edhe dy targa të një automjeti nga Kosova, ndërsa në sediljen e shoferit u sekuestruan mjete të ndryshme si kaçavida, pinca, një thikë, një palë doreza dhe një kapuç i ngjashëm me maskat, të cilat dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve.
Njoftimi:
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Targat”
Vidhte në Durrës targa të automjeteve shqiptare dhe të Kosovës dhe dyshohet se ua shiste personave me precedent për të kryer krime kundër personit dhe pronës, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
36-vjeçari nga Kosova dyshohet si autor i vjedhjes në disa raste të targave të automjeteve.
Sekuestrohen dy palë targa, shqiptare dhe kosovare, kaçavida, pinca, një thikë, një palë doreza dhe një maskë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Targat”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Q., 36 vjeç, nga Kosova.
Ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen nr. 13, Plazh-Durrës, me mjetin tip “Ford”, me targa të vjedhura në lagjen nr. 5, Durrës, në pronësi të shtetasit R. C.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford”, në bagazh janë gjetur edhe dy targa të një automjeti nga Kosova, si dhe në sediljen e shoferit janë gjetur kaçavida, pinca, një thikë, një palë doreza dhe një kapuç (i ngjashëm me maskat).
Mjete të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.
Sendet e mësipërme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së targave edhe në dy automjete të tjera, të ndodhura muajt e fundit.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale të “Vjedhjes” dhe “Sigurimit të mjeteve për vjedhje”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Shkurt09:45
Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla/ Merret sërish në pyetje i vëllai: Ja me cilin kishte konflikt
Aldo Buzhani, vëllai i Mondi Mëhallës, është marrë në pyetje për herë të dytë lidhur me vrasjen e ndodh...
AKTUALITET
2 Shkurt09:40
Në kërkim për kultivim droge në Vaun e Dejës, arrestohet 46-vjeçari
Një 46-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim droge është vënë në pranga.
Shtetasi me inici...
AKTUALITET
2 Shkurt09:38
Po kalonte me biçikletë te vijat e bardha, makina aksidenton humoristin e njohur
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Shkodrës, ku një person ka mbetur i...
AKTUALITET
2 Shkurt09:28
Tregu i sigurimeve pagoi 89 milionë euro dëme vitin e kaluar
Kompanitë e sigurimeve paguan 8.6 miliardë lekë ose rreth 89 milionë euro dëme vitin e kaluar. Statistikat e Autoritetit të Mbik...
AKTUALITET
2 Shkurt09:27
Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%
Çmimet e produkteve bazë në bare, kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% se secila. Një shishe uj&...
AKTUALITET
2 Shkurt09:21
Plagosja e 30-vjeçarit, policia ushtron kontrolle në disa banesa! Zbardhen lëvizjet e autorëve
Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle në banesa gjatë mbrëmjes së të dielës, 1 shkurt, pas atentatit ku u plagos 30-vje&cc...
AKTUALITET
2 Shkurt09:20
Moti i keq, qindra familje mbeten pa energji elektrike
Moti i keq në Korçë ka krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike të qindra familjeve.
OSHEE bën me dije se Fideri 5...
AKTUALITET
2 Shkurt09:00
“Gripi më i rrezikshëm i këtij shekulli"/ Panariti: Duhet të merren masa në kopshte, shkolla dhe spitale
Akademiku dhe politikani Edmond Panariti ka deklaruar se viroza që po qarkullon në vend ditët e fundit, është gripi më...
AKTUALITET
2 Shkurt08:35
DETAJE/ Sokol Daci që u plagos nuk ishte shënjestra e atentatit! Nga brenda berberhanes u kundërpërgjigjën me armë zjarri!
Të tjera detaje mësohen lidhur me atentatin që tronditi mbrëmjen e së dielës, 1 shkurt, Lezhën, ku mbeti i plagosur 30-vje&...
AKTUALITET
2 Shkurt08:15
U plagos nga breshëria e plumbave, ky është 30-vjeçari Sokol Daci
Personi në foto është Sokol Daci, 30-vjeçari i cili një ditë më parë mbeti i plagosur nga breshëria e plumbave ...