
Kompanitë e sigurimeve paguan 8.6 miliardë lekë ose rreth 89 milionë euro dëme vitin e kaluar. Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se shuma e dëmeve të paguara pësoi një rënie të lehtë me 0.75% krahasuar me vitin 2024.
Rënia erdhi kryesisht nga tregu i sigurimit të Jetës dhe nga dëmet e paguara si objekt fond kompensimi, ndërsa në segmentin e sigurimit të Jo-Jetës dëmet e paguara u rritën me 0.35% krahasuar me një vit më parë.
Në segmentin më të madh të tregut, atë të sigurimit të Jo-Jetës, dëmet dominohen nga produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik.
Për vitin 2025, kompanitë e sigurimit paguan 5.56 miliardë lekë ose rreth 57 milionë euro dëme të lidhura me sigurimet motorike ndaj palëve të treta. Kjo shumë përbënte rreth 70.5% të gjithë dëmeve të paguara në tregun e sigurimit të jo-jetës. 4.7 miliardë lekë ose gati 60% e totalit janë dëme të lidhura me sigurimin e brendshëm motorik TPL.
Duke filluar nga viti 2026, kompanitë e sigurimeve nisën aplikimin e sistemit bonus-malus, që ka sjellë shtrenjtim të primit të sigurimit për ata drejtues mjetesh që shkaktuan dëme vitin e kaluar.
Një tjetër produkt me peshë në rritje në strukturën e dëmeve është sigurimi vullnetar Kasko i mjeteve. Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimit paguan më shumë se 10 milionë euro dëme në këtë produkt, shumë kjo që përbënte 12.4% të totalit të dëmeve të paguara.
Struktura e dëmeve në tregun e sigurimeve reflekton atë të primeve, duke qenë e dominuar nga produktet motorike, që së bashku përbëjnë më shumë se 82% të dëmeve të paguara.
Ndërkohë, mes produkteve jomotorike, klasa kryesore e dëmeve të paguara është ajo e lidhur me sigurimin e shëndetit. Vitin e kaluar, kompanitë e sigurimeve paguan rreth 7 milionë euro dëme në këtë produkt, shumë kjo që përbënte 8.4% të gjithë dëmeve të paguara në tregun e Jo-Jetës.
Ndërkohë, produkti kryesor i sigurimit vullnetar, ai i sigurimit të pronës nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore solli vetëm rreth 5 milionë euro dëme, shumë kjo sa 6.2% e totalit.
Veç të tjerash, kjo dëshmon nivelin e ulët të mbulimit të ekonomisë shqiptare me sigurime ndaj katastrofave.
Ndërkohë, në tregun më të vogël, atë të sigurimit të Jetës, kompanitë vitin e kaluar kompanitë e sigurimit paguan 320 milionë lekë ose rreth 3.3 milionë euro dëme. Vlera e dëmeve pësoi rënie me 4.2% krahasuar me një vit më parë.
Struktura e dëmeve dominohet nga produkti kryesor, jeta e debitorit, me 45% të dëmeve totale të paguara./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Shkurt09:27
Baret po spekulojnë me ujin, e shesin njësoj ose më shtrenjtë se kafeja, rritja me 30%
Çmimet e produkteve bazë në bare, kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% se secila. Një shishe uj&...
AKTUALITET
2 Shkurt09:21
Plagosja e 30-vjeçarit, policia ushtron kontrolle në disa banesa! Zbardhen lëvizjet e autorëve
Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle në banesa gjatë mbrëmjes së të dielës, 1 shkurt, pas atentatit ku u plagos 30-vje&cc...
AKTUALITET
2 Shkurt09:20
Moti i keq, qindra familje mbeten pa energji elektrike
Moti i keq në Korçë ka krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike të qindra familjeve.
OSHEE bën me dije se Fideri 5...
AKTUALITET
2 Shkurt09:00
“Gripi më i rrezikshëm i këtij shekulli"/ Panariti: Duhet të merren masa në kopshte, shkolla dhe spitale
Akademiku dhe politikani Edmond Panariti ka deklaruar se viroza që po qarkullon në vend ditët e fundit, është gripi më...
AKTUALITET
2 Shkurt08:35
DETAJE/ Sokol Daci që u plagos nuk ishte shënjestra e atentatit! Nga brenda berberhanes u kundërpërgjigjën me armë zjarri!
Të tjera detaje mësohen lidhur me atentatin që tronditi mbrëmjen e së dielës, 1 shkurt, Lezhën, ku mbeti i plagosur 30-vje&...
AKTUALITET
2 Shkurt08:15
U plagos nga breshëria e plumbave, ky është 30-vjeçari Sokol Daci
Personi në foto është Sokol Daci, 30-vjeçari i cili një ditë më parë mbeti i plagosur nga breshëria e plumbave ...
AKTUALITET
2 Shkurt07:57
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Sot, 2 Shkurt 2026, dollari amerikan blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë.
Euro blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë.
Franga zvic...
AKTUALITET
2 Shkurt07:50
Filip Mazreku, muzikanti që diktatura e burgosi më 1946, e torturoi dhe e detyroi të jetonte si bujk! Vëllain ia pushkatuan komunistët
Filip Mazreku, një prift dhe muzikant përmes tingujve, liturgjisë dhe kulturës, ruajti atë që pushteti donte të zhdukte, id...
AKTUALITET
2 Shkurt07:44
83-ta në botë - FMN: Shqipëria ndër vendet më të varfra të Europës për të ardhurat për frymë
Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër...
AKTUALITET
2 Shkurt07:23
Mos harroni çadrat! Ja parashikimi i motit për sot
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alt...