AKTUALITET

Arsimi në krizë, krimi në luks 9 herë më shumë për një të dënuar se për një nxënës!

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Shtator 2025, 17:44

Arsimi në krizë, krimi në luks 9 herë më shumë

Nga veriu në jug, nga klasa e parë në të dymbëdhjetën... në emër të çdo nxënësi në vend shpenzohen 368 lekë në ditë. Duke përfshirë pagat e mësuesve, sanitareve, shpenzimet për libra, mjete kancelarike në klasa dhe gjithçka tjetër që prek mësimdhënien... për rreth 1 mijë e 300 shkollat e gjimnazet e vendit u vunë në dispozicion 45.7 miliardë lekë këtë vit. Thënë ndryshe, për çdo një nga rreth 345 mijë të regjistruarit në arsim janë 132 mijë e 511 lekë në dispozicion në vit apo 11 mijë e 42 lekë në muaj. Kjo shifër është më pak se në Kosovë dhe 8 herë më e ulët se në vendet e Bashkimit Europian.

Arsimi në krizë, krimi në luks 9 herë më shumë

“Shumë herë kemi diskutuar për nevojën që shpenzimet për arsimin të rriten dhe të përqendrohen tek nxënësit. Krahasuar me vendet fqinje dhe standardet europiane, buxheti aktual nuk i mbulon plotësisht nevojat për një arsimin cilësor. Çdo nxënës duhet të ketë mundësi të barabarta për të mësuar dhe për të zhvilluar potencialin e tij, pa u kufizuar nga mungesa e burimeve financiare”, tha për A2 CNN, Mirela Karabina, ish-ministre teknike e Arsimit.

Shqipëria shpenzon shumë më shumë për një të dënuar me burg se për një nxënës në shkollat e vendit. Kosto ditore për çdo të dënuar, ku përfshihen shpenzimet për ushqim, siguria, trajnimi i stafit policor apo shërbimi shëndetësor dhe ai social përllogaritet në 3 mijë e 400 lekë, ndërsa për të paraburgosurit 2 mijë e 800 lekë. Këto shira janë 7 deri në 9 herë më të larta se ato që shkojnë për nxënësit.

Arsimi në krizë, krimi në luks 9 herë më shumë

“Nëse duam që nxënësit tanë të konkurrojnë me bashkëmoshatarët në rajon dhe Europë, investimi duhet të fokusohet jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në trajnimin e mësuesve dhe përmirësimin e programeve mësimore. Pa një buxhet më të lartë dhe të menaxhuar mirë, do të jetë e vështirë të ngrihemi në nivelin e standardeve europiane”, tha për A2 CNN, Qemal Çejku, ekspert i sistemit parauniversitar.

Me gjithë rritjen, buxheti për arsimin këtë vit është më pak se 2.4 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto i cili për 2025-n parashikohet të arrijë në mbi 2.6 trilionë lekë.

Arsimi në krizë, krimi në luks 9 herë më shumë

“Kur shpenzimet për arsimin janë më pak se 2.4% e PBB-së, nuk mund të presim që cilësia e shkollave dhe e mësimdhënies të ndryshojë në mënyrë domethënëse. Kjo jo vetëm që e vendos Shqipërinë në fund të rajonit, por edhe i lë fëmijët tanë me mundësi të kufizuara për të përfituar nga arsimi. Rritja e investimeve nuk është luks, është domosdoshmëri për të siguruar një të ardhme më të mirë për vendin”, shtoi Çejku.

Dhe kjo është një ndër arsyet e largimeve masive nga vendi. Vëmendja duhet kthyer shpejt dhe me forcë ndaj zonave periferike thonë ekspertët. Kjo për të lehtësuar sadopak “faturën” e braktisjes së vendit.

Arsimi në krizë, krimi në luks 9 herë më shumë

“Shumë familje po e shohin emigrimin si zgjidhjen e vetme për t’u ofruar fëmijëve një arsim dhe një jetë më të mirë. Kjo është një kambanë alarmi për politikëbërësit. Duhet të investohet me prioritet në zonat periferike dhe rurale, aty ku mungesat janë më të mëdha. Nëse nuk rrisim financimin dhe nuk përmirësojmë kushtet e shkollave, do të vazhdojmë të humbasim jo vetëm nxënësit, por edhe të ardhmen e vendit”, thekskoi ish-ministrja Karabina.

Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të shpenzimeve për arsimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në rajon.... me më pak se 2.4 për qind. Kosova kryeson me 4.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto,  ndjekur nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë