AKTUALITET

Arsyeja rënia e çmimit të karburanteve/ Inflacioni në prill zbret në 4.6%, por ushqimet mbeten të shtrenjta

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Maj 2023, 22:00
Arsyeja rënia e çmimit të karburanteve/ Inflacioni në

Rritja e çmimeve është ngadalësuar sërish në muajin prill, dukë reflektuar bazën e lartë të një viti më parë. Tendenca është ndikuar më së shumti nga rënia e çmimeve të karburanteve, që në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin rreth 240 lekë për litër, ndërsa këtë vit kanë zbritur poshtë 180 lekëve.

Por çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të shtrenjta, duke dhënë ndikimin kryesor në inflacion.

Sipas INSTAT Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2023, arriti 114,7 kundrejt muajit Dhjetor 2020.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2023 është 4,6%, një vit më parë ky ndryshim ishte 6,2%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2023, krahasuar me Mars 2023 është 0,03%.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,43 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,48 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,44 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me -0,71 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,6%, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,5%, “Veshje dhe këpucë” me 3,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,6%, “Argëtim dhe kulturë” me 2,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,3%, “Shërbimi arsimor” me 2,1%, “Shëndeti” me 1,4% dhe “Komunikimi” me 1,2%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënoi ulje me 10,7%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 15,5%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 13,5 %, “mish” me 12,3%, “zarzavate përfshirë patatet” me 10,7%, “fruta” me 7,7%, “bukë dhe drithra” me 5,6%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 4,9%.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2023, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” u rritën me 0,9%, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,6%, Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0,5% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4%, “Shëndeti” me 0,3%, “Komunikimi” me 0,2%, “Veshje dhe këpucë” dhe Shërbimi arsimor” me 0,1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën më 1,1%, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,2%./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë