AKTUALITET

Në Shqipëri, ndryshe nga rajoni, punonjësit e bashkive paguhen deri në 40% më pak se në administratën qendrore

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Maj 2023, 16:00
Në Shqipëri, ndryshe nga rajoni, punonjësit e bashkive paguhen

Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, punonjësit në administratën e pushtetit lokal kanë paga që në disa raste janë 40% më të ulëta për të njëjtin pozicion pune si në pushtetin qendror. Krahasimi i bërë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tregon se në Shqipëri, hendeku i pagave në administratën lokale në krahasim me atë qendrore është i  lartë ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në Shqipëri, Ligji për Vetëqeverisjen Vendore përcakton rregullat për nivelin e pagave te punonjësit që ushtrojnë detyrën në pushtetin vendor, ndërsa mbulohet edhe nga Ligji për nëpunësin civil, i cili rregullon çështjet e rekrutimit, karrierës dhe trajnimeve.

Zbatimi i ligjit mbikëqyret nga Komisioneri i Shërbimit Civil, i cili kryen inspektime të rregullta në nivel vendor për të siguruar që ligji është zbatuar siç duhet.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk ka diferenca në pagat ndërmjet administratës lokale dhe asaj qendrore. Ligji për statusin e zyrtarëve të njësive të vetëqeverisjes lokale rregullon çështjet e pagës dhe punësimit në pushtetin vendor.

Në Bosnjë, ligjet e përgjithshme të shërbimit civil zbatohen edhe për shërbimin civil të nivelit vendor.

Në Kosovë, nëpunësit civilë në administratën lokale dhe qendrore rregullohen nga i njëjti ligj për zyrtarët publikë, i cili aktualisht është ligji themelor që përcakton kuadrin ligjor për rekrutimin, promovimin dhe shkarkimin e nëpunësve civilë për të dy nivelet e administratës.

Çdo institucion që punëson nëpunës civilë, përfshirë administratat vendore, duhet të përgatisë planet vjetore dhe afatmesme të stafit në përputhje me procesin e planifikimit buxhetor. Në Kosovë nuk ka diferenca ndërmjet pagave që ofrohen për punonjësit në qeverisjen vendore dhe atë qendrore.

Në Maqedoninë e Veriut, punonjësit e vetëqeverisjes lokale ndahen në dy grupe: oficerë Administrativë (shtetëror) dhe persona ndihmës-teknikë. Nëpunësit janë të punësuar dhe rregullohen me Ligjin për nëpunësit administrativ dhe Ligji për punonjësit e sektorit publik. Stafi vendor është i punësuar dhe ushtron aktivitetin me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës. Edhe në Maqedoni nuk ka diferenca ndërmjet pagave në stafet vendore dhe ato qendrore.

Në Serbi, Ligji për të punësuarit në krahinat autonome dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale është miratuar në vitin 2016 dhe ka rëndësi të madhe për modernizimin e administratës publike. Ky ligj prezantoi një qasje të re, moderne për menaxhimin e burimeve njerëzore.

Ligji aktivizoi procedura të standardizuara për punësimin në të gjithë pushtetin vendor. As në Serbi nuk ka diferenca të pagesat e punonjësve ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë