AKTUALITET

Asgjesohen mbi 1700 bimë kanabisi, arrestohen babë e bir në Shkodër

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Shtator 2025, 13:25
Asgjesohen mbi 1700 bimë kanabisi, arrestohen babë e bir në

Babë e bir u arrestuan në fshatin Vukpalaj të Shkodrës pasi në tokën pranë pronës së tyre u gjetën 165 bimë të dyshuara kanabis.

Kontrollet zbuluan gjithsej 1,723 bimë kanabis në gjashtë njësi administrative të qarkut. Përveç arrestimit të dy shtetasve, gjashtë kryetarë fshatrash janë vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre”.

Policia bën me dije se në Shosh, Pult, Postribë dhe Shalë u asgjësuan 1,060 bimë. Nën hetim u vunë kryetarët e fshatrave Plan, Kir, Palaj, Pecaj, Nenmavriq dhe Gimaj.

Në Kastrat u zbuluan 521 bimë, përfshirë edhe 165 bimët në Vukpalaj, që çuan në arrestimin e babë e bir.

Në Temal u gjetën dhe u asgjësuan 142 bimë të tjera.


Njoftimi

Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve në territoret e 6 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 1723 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir), të dyshuar për kultivimin e 165 bimëve narkotike, në fshatin Vukpalaj.

Procedohen penalisht 6 kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi, në bashkëpunim me Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër vijojnë me intensitet kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve:

-në territoret e njësive administrative Shosh, Pult, Postribë dhe Shalë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 1060 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Plan, shtetasin N. Sh.; për kryetarin e fshatit Kir, shtetasin D. V.; për kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K.; për kryetarin e fshatit Pecaj, shtetasin D. V.; për kryetarin e fshatit Nenmavriq, shtetasin L. L.; për kryetarin e fshatit Gimaj, shtetasin P. Sh..

-në territorin e njësisë administrative Kastrat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 521 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit P. D., 64 vjeç, dhe B. D., 32 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Hot, pasi dyshohet se kanë kultivuar 165 bimë narkotike që u gjetën në fshatin Vukpalaj, në një ambient të hapur, në kufi me tokën që ata kishin në përdorim;

-në territorin e njësisë administrative Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 142 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë