Gjykata e Tiranës liron 18 të arrestuar gjatë protestave, lihen në detyrim paraqitjeje
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
TIRANË- Në Shqipëri nisën sot 16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, të cilat këtë vit zhvillohen me moton “Asnjë justifikim, bashkë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, në Shkodër shoqatat joqeveritare që mbrojnë të drejtat e grave u bënë thirrje qytetarëve të bashkohen me mesazhet kundër dhunës me bazë gjinore.
16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore nisën sot në Shkodër me një falenderim për të gjitha gratë dhe vajzat që, ndër vite, kanë mbështetur kauzën kundër dhunës me bazë gjinore, duke luftuar fort për të mbrojtur të drejtat e tyre. Qendra e gruas “ Hapat e lehte” ftoi qytetarët që të shkruajnë mesazhe kundër dhunës me bazë gjinore në përpjekje për rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit. Drejtuesja e kësaj qendre, Denada Shpuza, thotë se këtë vit fushata 16 ditore e aktivizmit zhvillohet me sloganin “ Asnjë justifikim: Bashkë kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave”.
“ Ne sot numërojmë rreth 3 mijë gra dhe vajza, të mbështetura në 21 vite histori. Është një shifër shumë e madhe. Megjithatë, shpresoj që kjo shifër të mos rritet nga viti në vit. Përkundrazi, të vijnë duke u ndalur. Fakti që kemi një shifër kaq të madhe nuk do të thotë se ky është numri real i grave dhe vajzave të dhunuara. Mund të jenë edhe shumë më tepër gra dhe vajza, të cilat mund të kenë nevojë për mbështetje dhe që akoma nuk e kanë marrë hapin për të denoncuar dhunën”.
Në përpjekje për të rrritur shkallën e ndërgjegjësimit të komuniteteve lokale dhe institucioneve shtetërore, shoqata “Gruaja tek Gruaja” së bashku me shoqatën “Burra dhe Djem”, përmes dokumentarit “Përtej heshtjes” sollën sot, në nisje të 16 ditëve të aktivizmit, historinë e një nëne të dhunuar, histori e ngjashme me ato të shumë grave që përjetojnë dhunë brenda familjes.
“ Nga janari i këtij viti, deri tani në nëntor, thotë drejtuesja e shoqatës ,Trëndelina Boriçi, në qendrën tonë janë trajtuar 330 raste, raste që vijnë për herë të parë në qendrën tonë. Këtu nuk llogariten rastet e përsëritura, të cilat vazhdojnë të ndihmohen me ndihmën juridike apo psikologjike si dhe orientimin drejt institucioneve të tjera”.
Përfaqësueset e shoqatave joqeveritare, që mbështesin gratë dhe vajzat në përpjekjet e tyre për të dalë nga spiralja e dhunës, thonë se nga viti në vit gratë po ndërgjegjësohen për të denoncuar rastet e dhunës brenda familjes, mbështetur edhe nga përmirësimet ligjore që janë bërë vitet e fundit. Trëndelina Boriçi thotë se “ Dhuna me bazë gjinore ushtrohet kryesisht brenda mureve të shtëpisë ose në mjedise të mbyllura. Ato mure nuk kanë zë për fat të keq. Ama gruaja ka zë, vajza ka zë. Dhe nuk duhet të pranojë, por duhet ta denoncojë dhunën, të flasë dhe të shkëputet nga kjo situatë duke shkuar aty ku mendon se mund t’i jepet një ndihmë profesionale edhe e menjëhershme”.
16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore do të shtrihen në të gjitha bashkitë e Shqipërisë me pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike, për të sjellë në vëmendje nevojën e shtimit të përpjekjeve për rritjen e ndërgjegjësimit për t’i dhënë fund dhunës me bazë gjinore./ VOA
klodiana lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për operacionin më të fundit të SPAK ku janë...
artan hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për herë të parë, pasi Prokuroria e Posaçme i caktoi masën e sigur...
cameron twiss TIRANË- Mëngjesin e 13 Tetorit, u nis nga bujtina në Valbonë për të shkuar në Theth, por nuk mbërriti...
Foto ilustruese FIER- Një grua ka humbur jetën tragjikisht pasi u gjet e përplasur nga një makinë në rrugë. Ngjarja e r&...
Protesta TIRANË- Pasditen e sotme prindër dhe qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit në protestë n&...
spak TIRANË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka goditur një organizatë kriminale me shtrirje ndë...
florian binaj TIRANË- Aktori i humorit dhe moderatori Florian Binaj ka marrë pjesë në protestën e organizuar për vrasjen e Ma...
angel cani TIRANË- Në protestën e organizuar para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit, ka qenë i prani...
Motra e Egli Progës TIRANË- Në protestën e sotme të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit...
Protesta TIRANË- Pasditen e sotme prindër dhe qytetarë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit në protestë n&...