AKTUALITET

"Asnjë lidhje politike!" Grabitja në zyra/ One Albania: Nuk ka patur ndërhyrje të paautorizuar në asnjë nga serverat apo të dhënat konfidenciale

M.B. Përditësimi i fundit 29 Mars 2025, 08:13

"Asnjë lidhje politike!" Grabitja në zyra/ One Albania: Nuk

TIRANA- One Albania ka dalë me një deklaratë zyrtare pas publikimit në media të rastit të grabitjes apo tentativës për dëmtimin dhe heqjen e serverëve në zyrat e kësaj kompanie më datë 25 dhejtor 2024. Për rastin u ngritën pikëpyetje të shumta nën dyshimet se po tentohej t’i fshihet diçka SPAK-ut pasi kjo ka ndodhur pikërisht në kulmin e zhvillimeve që vinin nga Prokuroria e Posaçme, në kushtet kur kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i vëllai i tij Arbër Veliaj dhe vetë kompania “One” po hetohen për afera.

Në deklaratën e One Albania mohohet që kjo ngjarje të ketë ndonjë lidhje apo përkatësi politike apo qoftë edhe me ndonjë çështje tjetër juridike. Onel Albania thotë se informacionet e publikuara nga mediat janë "të rreme, të gabuara dhe keqinformuese". Sipas kompanisë një hyrje e paautorizuar me forcë fizike ka ndodhur ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor 2024, rreth orës 2:30 të mëngjesit në një nga zyrat e One Albania, në Laprakë.

Ata thonë se dy persona të maskuar kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në këto ambiente dhe kanë kaluar 23 minuta e 8 sekonda në disa korridore, para se të dilnin nga godina. Sipas tyre një roje sigurie i kontraktuar në detyrë, në këtë godinë, pavarësisht faktit se ishte regjistruar teksa ecte dhe kontrollonte, nuk arriti të zbulonte as personat që u futën të paautorizuar, as derën e dëmtuar të përdorur për hyrje të paligjshme.

One Albania deklaron se pamjet e sigurisë kapën të gjithë kohëzgjatjen e incidentit, gjë që konfirmon se personat u tërhoqën nga ndërtesa pa marrë asgjë, pa bërë ndonjë dëmtim apo vandalizëm dhe pas kontrolleve të brendshme të imtësishme nuk u raportua mungesa e ndonjë sendi. Në deklaratë thuhet po ashtu se kamerat e sigurisë ishin plotësisht funksionale dhe bënë regjistrimin e pamjeve të qarta që ndihmuan në rishikimin e incidentit. Sipas tyre, regjistrimet e kamerave të sigurisë janë të plota, të arkivuara dhe të disponueshme për policinë.

Kompania deklaron se i vetmi dëm fizik i identifikuar ishte dryni i derës së pasme, i cili u riparua menjëherë. One Albania thekson se nuk ka patur ndërhyrje të paautorizuar në asnjë nga servera, të dhënat konfidenciale të biznesit apo ato financiare. Sipas deklaratës dhoma e serverit rreptësisht e siguruar u kontrollua dhe nuk ka patur asnjë hyrje, apo përpjekje për hyrje në atë zonë. Gjithashtu kompania deklaron se janë marrë masat e nevojshme për të ndërprerë kontratën e kompanisë ofruese të shërbimit të sigurisë, e cila nuk ka njoftuar për hyrjen e paligjshme dhe për më tepër nuk ka bërë kallëzim në polici. 

DEKLARATË ZYRTARE NGA ONE ALBANIA:

Refuzim i pretendimeve të rreme të publikuara në shtyp për një hyrje të paautorizuar në zyrat e kompanisë, në Laprakë.

Në përgjigje të informacioneve të rreme, të gabuara dhe keqinformuese, të publikuara në shtypin dhe mediat shqiptare ditët e fundit, One Albania me anë të kësaj deklarate publikon të dhëna të disponueshme aktualisht për publikun mbi hetimin e brendshëm të kompanisë, i cili është urdhëruar të kryhet menjëherë pasi incidenti u bë i njohur. Krahas ekzaminimit, është dhënë urdhër të merren masa të menjëhershme, të rrepta në funksionimin dhe menaxhimin e One Albania.

Janë marrë masat e nevojshme për të ndërprerë kontratën e kompanisë ofruese të shërbimit të sigurisë, e cila nuk ka njoftuar për hyrjen e paligjshme dhe për më tepër nuk ka bërë kallëzim në polici. Krahas këtyre veprimeve, drejtuesit tanë, profesionistët e sigurisë dhe të çështjeve ligjore vazhdojnë hetimet e brendshme për të përcaktuar dhe identifikuar përgjegjësit dhe ata që kanë shkelur procedurat që duhet të ndiqeshin në një incident si ky.

Faktet janë si më poshtë.

Një hyrje e paautorizuar me forcë fizike ka ndodhur ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor 2024, rreth orës 2:30 të mëngjesit në një nga zyrat e One Albania, në Laprakë. Dy persona të maskuar kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në këto ambiente dhe kanë kaluar 23 minuta e 8 sekonda në disa korridore, para se të dilnin nga godina. Një roje sigurie i kontraktuar në detyrë, në këtë godinë, pavarësisht faktit se ishte regjistruar teksa ecte dhe kontrollonte, nuk arriti të zbulonte as personat që u futën të paautorizuar, as derën e dëmtuar të përdorur për hyrje të paligjshme. Pamjet e sigurisë kapën të gjithë kohëzgjatjen e incidentit, gjë që konfirmon se personat u tërhoqën nga ndërtesa pa marrë asgjë, pa bërë ndonjë dëmtim apo vandalizëm dhe pas kontrolleve të brendshme të imtësishme nuk u raportua mungesa e ndonjë sendi.

One Albania zbardh të vërtetën në lidhje me ngjarjen e Laprakës si më poshtë:

Kamerat e sigurisë ishin plotësisht funksionale dhe bënë regjistrimin e pamjeve të qarta që ndihmuan në rishikimin e incidentit. Regjistrimet e kamerave të sigurisë janë të plota, të arkivuara dhe të disponueshme për policinë. I vetmi dëm fizik i identifikuar ishte dryni i derës së pasme, i cili u riparua menjëherë.

Nuk ka patur ndërhyrje të paautorizuar në asnjë nga serverët tanë, të dhënat konfidenciale të biznesit apo ato financiare. Dhoma e serverit rreptësisht e siguruar u kontrollua dhe nuk ka patur asnjë hyrje, apo përpjekje për hyrje në atë zonë. Në asnjë moment infrastruktura jonë digjitale nuk është kompromentuar, dëmtuar apo vandalizuar.

Infrastruktura jonë e rrjetit mbeti e paprekur dhe e sigurt, pa asnjë ndërhyrje të regjistruar. Kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje apo përkatësi politike dhe në asnjë mënyrë nuk ka lidhje me ndonjë çështje tjetër juridike. Çdo pretendim që hamendëson të kundërtën është plotësisht i pabazuar.

Në kuadër të procedurave tona të brendshme janë marrë masa paraprake disiplinore ndaj punonjësve, që nuk respektuan protokollin dhe nuk arritën të përshkallëzojnë incidentin te drejtuesit e lartë. Gjithashtu, One Albania mori masat e nevojshme për të ndërprerë kontratën me kompaninë e sigurisë, përgjegjëse për ruajtjen e ambienteve. Sistemet tona kanë mbetur të sigurta dhe plotësisht funksionale gjatë gjithë kohës. Ne mbetemi të përkushtuar për transparencë dhe jemi në dispozicion për çdo hetim të mëtejshëm.

one albania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë