AKTUALITET

Ata që nuk kënduan…

Nga Lutfi Dervishi Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 17:33
Ata që nuk kënduan…
Lutfi Dervishi

TIRANË- Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt dhe fuqishëm për disa që nuk janë larguar nga Shqipëria me dëshirë, por janë përballuar me presione dhe ndëshkime? Edvin Prifti, është një kardiokirurg. Profesioni tij lidhet me shpëtimin e jetëve. Është i pari që foli për pandeminë dhe vaksinat, por që sot përballet me drejtësinë pas katër vjet hetimesh dhe përgjimesh. Është mjeku që ka operuar 7300 pacientë. Asnjë ditë me pushtet, asnjë tender apo abuzim me fonde publike. Mbi të sot rëndojnë katër akuza. Mbi ne rëndon indiferenca.

Ilir Allkja, mjeku që ngriti zërin për kushtet në spitale, dhe u përjashtua nga puna. Kur atij ju komunikua pushimi nga puna ne ishim me pushime. Emiliano Nuhu, oficeri i policisë që denoncoi abuzimet dhe rreziqet që vijnë nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin, nga lidhja e bandave m politikën. Sot ka fituar azil politik. Ai nuk heshti, por heshtëm ne. Antoneta Sevdari, një prokurore që guxoi të jetë e ndershme dhe e pavarur në një sistem drejtësie të kalbur do të ishte sot pa punë nëse nuk do të ishte Gjykata e Strasburgut. Asnjë zë për të mbrojtur atë. Asnjë përgjegjësi për ata që e “dhunuan”

Dritan Zaganin, oficeri që denoncoi lidhjet e krimit me politikën, si shpërblim u përball me persekutim të paprecedentë publik deri edhe nga kryeministri. Sot është azilant politik. Ne bëmë melodrama me denoncimet e tij. Agron Tufa, poet, shkrimtar mund të ishte sot këtu. Por kërcënimet me jetë për punën e tij si drejtues i Instituti të Përndjekurve Politik e detyruan të kërkonte azil. Heshtëm. Pal Trashaj i dha fund jetës pas vitesh trokitje në dyert e drejtësisë shqiptare. Po ta kishim dëgjuar sot do të ishte mes nesh.

Ervin Salianji është deputet që po bën burg për “kallëzim të rremë publik”. Është i pari që vuan dënimin ekstrem për këtë “vepër penale”. Për këtë heshtja është e “justifikuar” sepse ky është politikan. Apostol Vaso, një mjek i rrallë që u largua nga puna për “Mungesë kreditesh” ndërkohë që kishte punime shkencore të botuara në revistat më prestigjoze të mjeksisë. Eshtë mjek që shëron dhimbjet, por ne jemi të mpirë dhe nuk ndjejmë më dhimbjen tonë le pastaj të tjetrit.

Këta individë (sigurisht që ka edhe të tjerë) nuk janë thjesht emra; janë simbol i indiferencës dhe mungesës se kurajos për të ngritur zërin ndaj së keqes. Ata nuk zgjodhën të largoheshin, por të shërbenin. Nëse nuk do të kishim heshtur a do të kishte për ta shpërfillje, përbuzje dhe akuza?

Nëse do të kishim protestuar për ta ndoshta do të kishim tharë moçalin ku heronjtë zhduken dhe nostalgjia kthehet në dekor për indiferencën tone gjenetike që aktori njohur Mehdi Malkaj e sintetizoi në pyetjen: “e ç’më duhet mua”? "Gjarperi që nuk më kafshon mua paste jetën e gjatë". Apo si Shvejku "e ç'më duhet mua se ç'bëj unë?" Bëjmë shumë mirë që flasim për ata që ikin, por gjynah që nuk ngremë zërin edhe për ata që nuk e kanë zërin e bukur për të kënduar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë