Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillimeve dhe protestave në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e raportimit të drejtë dhe të pavarur.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, artisti ka kërkuar që qytetarëve që po protestojnë tu jepet hapësira e merituar për ta shprehur zërin e tyre.
Capital T ka theksuar se gazetaria nuk është vetëm profesion, por edhe përgjegjësi morale ndaj së vërtetës dhe interesit publik.
Ai ka bërë thirrje për raportim pa censurë, duke nënvizuar rëndësinë e dokumentimit të padrejtësive, shkeljeve të të drejtave dhe keqpërdorimit të pushtetit.
Në fund të postimit, reperi ka theksuar se heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje kur qytetarët kërkojnë të dëgjohen, duke rikujtuar rolin e mediave në informimin e publikut dhe pasqyrimin e çështjeve me interes të përgjithshëm.
Thirrje për mediat e Kosovës! Ajo që po ndodh në Shqipëri nuk duhet të kalojë në heshtje. U bëj thirrje mediave të Kosovës që t’i kushtojnë vëmendjen dhe hapësirën e merituar zërit të qytetarëve që po protestojnë. Gazetaria nuk është vetëm profesion, por edhe përgjegjësi morale ndaj së vërtetës dhe interesit publik.
Nuk kërkoj raportim të njëanshëm, por raportim të drejtë, të pavarur dhe pa censurë. Të dokumentohet çdo padrejtësi, çdo shkelje e të drejtave dhe çdo keqpërdorim i pushtetit, pa fshehur asnjë fakt. Kufiri na ndan administrativisht, por e vërteta dhe përgjegjësia për njëri-tjetrin nuk njohin kufij. Heshtja nuk duhet të jetë zgjedhje kur qytetarët kërkojnë të dëgjohen. Capital T.
Pas postimit të Capital T për mbështetjen e protestës, artisti është kërcënuar nga Policia e Tiranës. Në një AUDIO-PËRGJIMI, që Dosja.al ka siguruar, Oficeri Niko kurti, e telefonon Capital T, duke i bërë presion. Polici e pyet se ku ndodhet për momentin dhe i kërkon detaje se kur do ktheth në Tiranë. Gjatë bisedës, këngëtari i thotë që është në Amerikë dhe nuk ka një datë të caktuar se kur do të kthehet.
Në një moment gjatë bisedës, Oficeri Niko kurti, nuk flet dhe i thotë që mos e mbyllë telefonin për momentin dhe pastaj e pyet dhe i thotë që nuk u prezantua se kush është. "Trim Ademi je?" i thotë Oficeri i Policisë.
Në fund të telefonatës, Oficeri Niko Kurti i kërkon këngëtarit që, pas kthimit nga Amerika, të paraqitet në zyrën e tij për të biseduar personalisht. Ai thekson se bëhet fjalë për një bisedë që nuk mund të zhvillohet në distancë, përmes telefonit, por që kërkon një takim ballë për ballë.
Niko kurti: Jam oficer te Myslim Shyri në Tiranë. Ku jeni?
Capital T: Mirëmëngjes, jam në Amerikë.
Capital T: Nuk kam ndonjë datë. Më pyet.
Niko kurti: Nuk është bisedë që bëhet në telefon. Kur ke ik në Amerikë?
Niko kurti: Një sekond mos ma mbyll, një sekond të lutem!
Niko kurti: Më dëgjon tani, nuk ma the kush ishe?
Niko kurti: Kur të vish do të pyes, të sqaroj për një rrethanë.
Capital T: Po mirë për ca bëhet fjalë
Niko kurti: Mos u shqetëso se me qenë sdo të merrnim në telefon. kur te vish në Tiranë hajde këtu te puna dhe flasim.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Tetor19:52
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrje të fuqishme në bulevard, nis marshimi i protestuesve
Qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë në bulevard, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Studentët, si dhe q...
AKTUALITET
21 Tetor19:34
Çudia në Bulevard/ I pashqetësuar nga tensionet, qytetari bën vrapimin e mbrëmjes para Kryeministrisë mes gurëve dhe molotovëve
Një moment i çuditshëm është shpalosur sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ teksa tensionet mes protestu...
AKTUALITET
21 Tetor19:24
VIDEO/ Të rinjtë hedhin gurë drejt policisë tek Kryeministria, efektivët kundërpërgjigjen me ujë
Protesta para Kryeministrisë është shoqëruar me incidente, ndonëse situata deri më tani nuk paraqitet me të njëjtin ni...
AKTUALITET
21 Tetor19:11
Molotovë drejt Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë, policia dhe FNSH në gatishmëri
Tensionet përpara institucioni të kryeministrisë dhe selisë së Kuvendit janë ndezur ndjeshëm gjatë orëve të mb...
AKTUALITET
21 Tetor19:03
Nëntoka pasuron Albpetrolin, jo shqiptarët: 60 mln euro naftë shkojnë për rroga e tendera
Teksa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta të karburanteve në botë, Albpetrol shiti 60 milionë euro n...
AKTUALITET
21 Tetor18:54
Situatë e tensionuar në protestë, efektivët Shqiponja mbërrijnë në Bulevard pas hedhjes së molotovëve
Situata paraqitet e tensionuar gjatë protestës në Bulevard, ku në zonë kanë mbërritur edhe efektivë të forcave spec...
AKTUALITET
21 Tetor18:35
Refuzojnë dialogun me Ramën, protestuesit djegin karrigen në Bulevard: Do ngrohemi se është ftohtë
Prej orës 10:00 të kësaj të mërkure vijon për të nëntën ditë radhazi protesta e studentëve në Tiran&...
AKTUALITET
21 Tetor18:24
Protestuesit mblidhen në bulevard, hedhin molotov drejt Kryeministrisë
Studentë, të rinj, pedagogë, por edhe qytetarë ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryemini...
AKTUALITET
21 Tetor18:16
Mbeti e plagosur rëndë gjatë përleshjes me policinë, mësohet gjendja e Eva Pangos
Evanthi Pango ishte një nga protestueset e plagosura rëndë nga përplasja e dhunshme mes studentëve dhe policisë që ka pë...