AKTUALITET

Autoriteti i Dosjeve nis hetim “administrativ” për 44 të zhdukur të burgut të Spaçit

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Qershor 2023, 18:00
Autoriteti i Dosjeve nis hetim “administrativ” për 44 të

Tridhjetë vjet pasi i burgosuri i fundit doli nga kampi famëkeq i Spaçit në zonën e Mirditës në Shqipëri, një institucion shtetëror njoftoi se ka në plan të hetojë fatin e së paku 44 të burgosurve të cilët, sipas informacionit arkivor të grumbulluar deri tani, u ekzekutuan dhe u varrosën në varre pa emër me qëllim që familjarëve t’u mohohej mundësia t’i bënin nderimet e fundit të ndjerit si dhe viktimës t’i mohohej një varrim dinjitoz.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit njoftoi të premten se ka ngritur një grup pune, përmes të cilit synohet të nisnin kërkimet në terren, pasi është mbledhur paraprakisht informacion arkivor mbi të vdekurit.

Autoriteti gjithsesi vuri në dukje se hetimi do të jetë i karakterit “administrativ”. Në Shqipëri, ndryshe nga shumë vende të tjera të Evropës Lindore, krimet e zyrtarëve komunistë nuk janë hetuar dhe prokuroritë shqiptare kanë bërë të ditur në mënyrë të përsëritur se nuk shohin arsye për të hetuar, pavarësisht se Bashkimi Evropian ka konsideruar si pengesë për integrimin e Shqipërisë, dështimin e prokurorive për të hapur hetime ex officio për rastet e shqiptarëve të zhdukur në kohën e Komunizmit.

“Nga kërkimet e bëra në dokumentet që gjenden në Autoritet, apo në institucione të tjera, si Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, janë 44 (dyzetë e katër) ish të dënuar, që janë ekzekutuar, vrarë ose kanë vdekur nga mundimi dhe sëmundjet gjatë vuajtjes së dënimit, aksidentet në punë apo në tentativë arratisje,” deklaroi Autoriteti në një njoftim për shtyp.

“Sipas hetimeve paraprake të grupit të punës janë siguruar fakte të tilla si: Personat që ekzekutoheshin, apo vdisnin gjatë vuajtjes së dënimit, varroseshin nga personeli i burgut në vende jashtë territorit të burgut, duke u pamundësuar të afërmve të tyre, në çdo rast që të marrin trupin; vendet që kanë shërbyer si vendvarrime për të burgosurit që kanë humbur jetën në Spaç, dyshohet se gjenden pranë varrezave të fshatit Shpal, në fshatin Gëziq, Kodër Spaç, rreth 1 km në jug-perëndim të Burgut të Spaçit; si dhe në disa  raste  ekzekutimet janë kryer në vende, ku si kriter i vetëm ishte largësia nga zonat e banuara,” shkruhet më tej në vendim.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit u krijua nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2015 me një ligj të veçantë, me synimin e menaxhimit të arkivës së Sigurimit të Shtetit, policisë famëkeqe sekrete, krimet e së cilës mbeten të pahetuara dhe arkiva e së cilës vijon të mbetet sekret shtetëror, edhe pse tashmë kanë kaluar tre dekada nga rënia e komunizmit.

Parlamenti Evropian në projektrezolutën vjetore për Shqipërinë këtë vit i kërkoi autoriteteve shqiptare të deklasifikojë këto dokumente dhe të sigurojë aksesin e publikut të gjerë dhe studiuesve në to.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë