AKTUALITET

Autoriteti i Konkurencës nis hetim të thelluar për bankat e nivelit të dytë edhe disa institucione financiare, gazetarja: Filloi për interesin e një kompanie

M.B. Përditësimi i fundit 21 Prill 2025, 22:15

Autoriteti i Konkurencës nis hetim të thelluar për bankat e

TIRANA- Gazetarja Ola Xama tha sot se Autoriteti i Konkurencës ka nisur hetim të thelluar për disa banka të nivelit të dytë edhe disa institucione financiare. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Xama tha se ky hetim nisi pas një ankese nga një kompani që ofron policin e sigurimit të jetës e cila ka dhënë shumë më pak përqindje krahasuar me kompanitë e tjera. 

Gazetarja tha se mesa duket ky hetim u nis jo për interes të qytetarëve, por për interes të një kompanie. Ajo shtoi se Autoriteti i Konkurencës, një vit është bërë një hetim paraprak në tregun e sigurimeve të jetës pas një ankese që është depozituar në Autoritetin e Konkurencës dhe së fundmi, theksoi ajo, Autoriteti i Konkurencës ka marrë vendimin të nisë hetimin e thelluar për shumicën e bankave të nivelit të dytë edhe disa institucione financiare.

Xama shpejgoi dhe rolin e bankave në këtë çështje teksa tha se çdokush që shkon dhe merr kredi është i detyruar që të presë siguracionin e jetës dhe siguracionin e pronës. Ajo tregoi se në momentin që vjen data për ta prerë siguracionin e jetës, banka e pret vetë këtë dhe ia ofron klientit duke i thënë 'ky është polici i sigurimit ti duhet të paguash këtë faturë'. Xama tha se bankat mbajnë 25%.

"Përpara se t'i përgjigjem pyetjes tuaj do të doja që si në ekonomi, si në krim, si në çdo fushë ne jemi shumë larg pasaportës europiane që premton kryeministri dhe nga ato që dëgjova dhe nga paneli dhe nga kolegia Klodiana Lala ky ishte konstatimi më me vend. Dhe po ta krahasosh dhe me fushën e ekonomisë sigurisht që jemi shumë larg pasaportës së europës dhe vendeve të europës që mund të jenë shumë afër gjeografikisht, por ky konkluzion më doli sepse isha duke parë tarifat e bankave që aplikojnë në Shqipëri, pra banka me kapital të BE-së që kanë degë dhe në Shqipëri me tarifat që aplikojnë ato në vendet ku operojnë. Në Shqipëri janë dy apo 3 herë më të larta krahasuar me ato andej. Edhe sa i takon praktikave tregtare edhe çmimeve të importuesve të naftës kudo vetëm Shqipëria nuk është Europë ndërkohë që të njëjtat kompani në vendet ku operojnë dhe janë vende të BE-së sillen si europiane. Ky është realiteti shqiptar.

Sa i takon çështjes së hetimit të thelluar që ka nisur Autoriteti i Konkurencës, një vit është bërë një hetim paraprak në tregun e sigurimeve të jetës pas një ankese që është depozituar në Autoritetin e Konkurencës dhe së fundmi Autoriteti i Konkurencës ka marrë vendimin të nisë hetimin e thelluar për shumicën e bankave të nivelit të dytë edhe disa institucione financiare.

Hetimi është nisur prej një kompani që ofron policen e sigurimit të jetës e cila ka dhënë shumë më pak përqindje krahasuar me kompanitë e tjera. Pra Autoriteti i Konkurencës për të nisur këtë hetim të thelluar në tregun bankar i cili ka vite që abuzon me pozitën që ka me klientët të cilët kanë marrë një kredi nuk e ka nisur për shkak të interesit të qytetarëve, por e ka nisur për shkak të interesit të një kompanie.

Çfarë bëjnë bankat lidhur me trajtimin e klientit me policët e sigurimit? Çdo kush që shkon dhe merr kredi është i detyruar që të presë siguracionin e jetës dhe siguracionin e pronës në mënyrë që, nuk merr kredi konsumatore, por merr kredi hipotekore ku lihet dhe kolateral siç është kredia për shtëpi apo kredia për biznes, pra është i detyruar që një herë në vit të presë policin e sigurimit. Në momentin që vjen data për ta prerë, banka e pret vetë këtë polic dhe ia ofron klientit duke i thënë 'ky është polici i sigurimit ti duhet të paguash këtë faturë'.

Mua më ka ndodhur personalisht, por duke qenë se unë e di i kam thënë bankës unë nuk e paguaj këtë polic, por unë do të sjell një polic sigurimi të prerë vetë dhe një listë kompanish që ju ma vini në dispozicion te të cilat keni besim, edhe kjo është një tjetër çështje që duhet diskutuar, sepse rriskun nëse vdes unë larg qoftë dhe nuk e paguaj kredinë, shtëpinë time nuk e trashëgon trashëgimtari im, edhe e kam unë rriskun dhe unë duhet ta zgjedh kompaninë dhe nuk duhet ta zgjedhë banka. Bankat mbajnë 25%", tha gazetarja Xama.

ola xama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë