AKTUALITET

"Babain tim e lanë të digjej mes flakëve", djali i 82 vjeçarit që humbi jetën në Gramsh akuzon shtetin: Askush nuk ndërhyri ta shpëtonte

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Shtator 2025, 18:47

"Babain tim e lanë të digjej mes flakëve", djali i 82

Valter Zhupani, djali 82 vjeçarit Bato Zhupani i cili humbi jetën tragjikisht mes flakëve që përfshinë zonën e Skënderbegasit në Gramsh, ka akuzuar institucionet shtetërore për papërgjegjshmëri dhe neglizhencë të qëllimshme. Valter Zhupani nuk i kurseu fjalët e rënda ndaj shtetit, duke e akuzuar për braktisje të plotë dhe trajtim çnjerëzor ndaj familjes së viktimës.

Ai zbuloi gjithashtu se, në vend që shteti të merrej me shpëtimin e jetëve dhe ndihmën për të prekurit, u përqendrua te presioni mbi familjarët duke ndaluar në polici nënën 75-vjeçare dhe një fëmijë 13-vjeçar, nën akuzën se zjarrin mund ta kishte shkaktuar vetë i ndjeri.

“Po edhe sikur babai im të ishte fajtor, drejtësia duhet të flasë – jo ta lini mes flakëve! Nëse ai është fajtor, burgun do ta bëj unë”, ishte mesazhi i fortë i Valterit në lidhje direkte për "Kafe Shqeto".

Deklarata e plotë e djalit të 82 vjeçarit: "Babai im, mirë se ndërroi jetë ashtu siç e ndërroi, por babain tim e kanë lënë mes flakëve shteti shqiptar dhe i bëj thirrje kryeministrit dhe ministrit, brenda mundësive unë dua drejtësinë ta çoj deri në fund dhe nëse babi im është fajtor, burgun do e bëj unë, se mua më vjen zor dhe nuk kam surrat t’i dal zonës time para kur ata e dinë se zjarrin e ka vënë babi im.

Këto fjalë i kanë nxjerrë mediat dhe ato media që kanë qenë atë natë të cilat nuk janë interesuar se ku ishte kufoma apo kush vajti për ta tërhequr kufomën nga flakët. Dhe unë atë ditë nuk ndodhesha në Shqipëri, por në shtetin grek. Unë kam bërë disa telefonata që andej, dhe askush nuk më është përgjigjur, përveç një inspektori të zonës që kemi ne në qendrën administrative ‘Skënderbegas’.

Herë pas here i thoja: ka ndodhur çfarë ka ndodhur, vetëm mos ma lini të bëhet hi. Aty duket mjaft qartë edhe nga videoja, aty nuk ka dashur shteti më ndërhyrje për ta marrë si kufomë, por e kanë lënë nga ora 12, dhe e kanë lënë gjer në orën 9 të darkës, kur falë Zotit  dhe jo se i kam kushërinj të parë, por i kanë dalë vëllezërit, kanë vajtur ato e kanë tërhequr babain tim.

Shteti shqiptar ka mbajtur një fëmijë të mitur 13 vjeç dhe nënën time 75 vjeçe në institucionet e policisë të Gramshit dhe vetëm i bënin kërcënime që zjarrin e keni vënë ju, kurse për babain tim nuk u interesua shteti shqiptar të cilët kanë helikopter për të tërhequr kufomën. Vdiq si vdiq babi im, nga asfiksimi apo diçka tjetër, vetëm Zoti lart e di. Kur ata e lanë mes flakëve, nuk u interesua askush: “Ore, çfarë po bëhet me këtë kufomë?”, por falënderoj Zotin që të paktën nuk ma bëri hi. E kam futur në varr tamam kufomë.

Nuk kam as çfarë shtoj, as çfarë heq, asgjë. Më ka ardhur një mesazh nga djali i infermierit të fshatit ku më ka thënë që shtëpitë tuaja janë djegur, por interesohu për personat. Jam munduar të lidhem me ta, por nuk kishte lidhje interneti, ishte gjithçka e shkrumbuar, as drita nuk ishte.

Kur u lidha me mamanë time përmes një kushëriri tim, as aty nuk kishte valë, e flisja me shkëputje".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë