Takimi
ITALI- Ditën e sotme në ambientet e “Pallatit Koch” në Bankën e Italisë është zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mbi nisjen e projektit për krijimin e sistemit të pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë ceremoni morën pjesë Guvernatori i Bankës së Italisë, Fabio Panetta dhe Zëvendësguvernatorja, Chiara Scotti, së bashku me Guvernatorët dhe Zëvendësguvernatorët e bankave qendrore të Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Shqipërisë.
Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon që Banka e Italisë të ofrojë një sistem pagesash të shpejta të bazuar në një kopje të shërbimit TIPS, e cila është platforma evropiane për shlyerjen e pagesave në kohë reale, e projektuar, krijuar dhe administruar nga Banka e Italisë në emër të Eurosistemit. Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria, i janë bashkuar kësaj iniciative, e cila është miratuar nga Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Maqedonia e Veriut ruan të drejtën për t’ju bashkuar kësaj iniciative në një datë të mëvonshme.
Platforma e re, e cila do të jetë funksionale brenda 18 muajve nga nisja e punës, e planifikuar për javët e ardhshme do të mundësojë kryerjen e pagesave në të gjitha monedhat e vendeve pjesëmarrëse. Menjëherë pas nisjes së fazës së zbatimit, do të zhvillohen dhe funksione të tjera.
Gjithashtu, platforma do të krijojë një lidhje dypalëshe për shlyerjen e pagesave midis zonës gjeografike ku TIPS operon dhe zonës së Ballkanit Perëndimor, duke përdorur një zgjidhje teknologjikisht të përparuar dhe me kosto të ulëta. Nënshkrimi i marrëveshjes është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me sistemin financiar të Bashkimit Evropian.
banka e italise banka e shqiperise
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
10 Janar16:57
Primatët e Kishave Orthodhokse të botës luten për shëndetin e kryepeshkopit Anastas Janullatos
Foto
ATHINË- Primatët e Kishave Orthodhokse të botës po luten për shëndetin e Fortlumturisë së Tij Kryepeshkop...
n.f
AKTUALITET
10 Janar16:57
Raporti i kredive me probleme zbret në një minimum të ri për 16 vitet e fundit
Foto
TIRANË- Raporti i kredive me probleme ra përsëri në nëntor të vitit të kaluar, duke arritur një nivel të ...
r.ll
AKTUALITET
10 Janar16:48
Safet Bajri depoziton kallëzim në Prokurorinë e Posaçme: Po më cënohet reputacioni
safet bajri
TIRANË- Safet Bajri i njohur si i "i forti i Shkodrës", ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Posa&cc...
r.ll
AKTUALITET
10 Janar15:33
Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, Kryepeshkopi Anastas Janullatos i nënshtrohet operacionit
kryepeshkopi
GREQI- Kryepeshkopi Anastas Janullatos i është nënshtruar një operacioni urgjent paditen e sotme, pas përkeqësi...
ZH.LL
AKTUALITET
10 Janar13:56
Atentati i dështuar ndaj Ines Harullahut dhe Ervis Matodashajt, dënohen me 7.4 vite burg Leonard Luzi dhe 2.9 vite Amarildo Nikolli
VLORË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për autorët e atentatit ndaj Ines Harullahut dhe Ervis Matodashajt në...
I.A
AKTUALITET
10 Janar13:08
Kush do shpallet fituese, nis transmetimin emisioni Lufta e Nuseve në Top Channel
TIRANË- Emisioni 'Lufta e Nuseve' do të rikthehet ditën e sotme në ekranin e Top Channel. Tri nuse të vërteta pranojn&...
ZH.LL
AKTUALITET
10 Janar13:02
I dashuri plagosi bashkëshortin me armë zjarri, shpallet në kërkim 29-vjeçarja në Fier
FIER- Policia e Fierit ka shpallur në kërkim 29-vjeçaren, Melisa Beluli, për për plagosjen e bashkëshortit të saj, nd&eum...
M.B.
AKTUALITET
10 Janar12:49
U plagos në sy të të birit 10-vjeç nga i dashuri i bashkëshortes, 40-vjeçari në Fier në gjendje kritike për jetën
FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Fier, ku një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarr...
ZH.LL
AKTUALITET
10 Janar12:43
Rriten ndjeshëm rastet e virozave/ 150 raste në ditë, Spitali Rajonal i Fierit vuan nga mungesa e stafit mjekësor
spitali i Fierit
FIER- Rastet e virozave respiratore janë rritur ndjeshëm, teksa është dyfishuar numri i vizitave ditore në Spital...
ZH.LL
AKTUALITET
10 Janar11:51
EMRI+FOTO/ U kap me drogë në makinë dhe tentoi t'i ikte policisë, dënohet me 2 vite e 7 muaj burgim 38-vjeçari shqiptar në Angli
Baraldo Bregu
ANGLI- Një 31-vjeçar shqiptar është dënua në Angli me 2 vite e 7 muaj burg, pasi akuzohet për trafik dro...