AKTUALITET

Bankat “dalin nga zona e komfortit”, por open banking ka ngelur në dorë të AKSHI-t

r.ll Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 07:43
Bankat “dalin nga zona e komfortit”, por open banking ka ngelur
foto ilustruese

TIRANË-Duke filluar nga data 1 korrik, bankat dhe institucionet financiare të pagesave duhet të jenë gati për të filluar shërbimet e open banking (bankingut të hapur).

Por, megjithëse mungojnë pak ditë nga ky afat, burime nga tregu bëjnë të ditur se ka ngelur ende një pengesë e fundit.

Në fakt, të gjitha bankat janë tashmë gati për të ofruar akses sipas kërkesave të open banking dhe në gjysmën e parë të këtij viti janë zhvilluar testime për këto shërbime.

Por, për të filluar ofrimin e shërbimeve të open banking, të gjitha subjektet, përfshi bankat institucionet e parasë elektronike dhe ato të pagesave që do të ofrojnë shërbime të tilla, duhet të certifikohen për standardet e sigurisë nga një trup i pavarur.

Ligjërisht, kjo mund të bëhet nga një ent certifikues i vendeve të BE-së apo nga një ent kombëtar, që praktikisht është vetëm Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Informacionit (AKSHI). Por, kjo e fundit ende nuk është gati për të ofruar një certifikim të tillë.

Në mënyrë jozyrtare, institucioneve financiare u ishte kërkuar të mos bënin një certifikim nga një trupë e huaj, me premtimin se AKSHI do të ishte gati për t’i certifikuar deri në fund të qershorit. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe open banking nuk mund të fillojë, megjithëse të gjitha institucionet financiare deklarojnë se tashmë janë gati.

Burime nga Banka e Shqipërisë shprehen se, sidoqoftë, ka ende mundësi që AKSHI të arrijë ta japë në kohë certifikimin e nevojshëm deri në datën 1 korrik.

Në fillim të këtij viti, kryeministri Rama kritikoi ashpër bankat tregtare, duke u kërkuar të “dilnin nga zona e komfortit” dhe të ishin gati patjetër për open banking që nga 1 korriku, siç kërkon afati i fundit i vendosur nga Banka e Shqipërisë. Por, siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit, duket se problemi është te vetë institucionet publike, më shumë sesa te sektori privat.

Open banking pritet t’i mundësojë çdo individi apo subjekti që ka një llogari pagese ta përdorë llogarinë për të kryer shërbime pagesash të ofruara nga institucione të tjera financiare. Bankat do të jenë të detyruara të japin akses me aprovimin e titullarit të llogarisë dhe vetëm për qëllime të transaksioneve të pagesave. Open banking do të mundësojë dy shërbime të reja, atë të inicimit të shërbimit të pagesës dhe të informimit mbi llogaritë

Ligji “Për shërbimet e pagesave” hyri në fuqi qysh në janar 2021 dhe reflekton parimet kryesore të Direktivës së Dytë të Bashkimit Europian për pagesat (PSD 2) dhe synon të sjellë më shumë konkurrencë në këtë treg, duke krijuar më shumë hapësira për institucionet financiare të pagesave. Megjithëse ligji i ri ka hyrë në fuqi prej vitesh, parimi i open banking ende nuk ka filluar të zbatohet.

Shërbimet e mbështetura në open banking duhet të testoheshin duke filluar që në 1 janar 2024, si pjesë e rregullores ”Për autentifikimin e thelluar të klientit dhe standardet e përbashkëta, të hapura dhe të sigurta të komunikimit”. Që prej datës 1 korrik, shërbimet e open banking duhet të jenë operative. /MONITOR

openbanking

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë