AKTUALITET

Banorët e Rrjollit kundërshtojnë resortin ‘strategjik’ të Gener 2

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2026, 19:32
Banorët e Rrjollit kundërshtojnë resortin

Nën thirrjet “Drejtësi, drejtësi”, dhjetëra banorë të Rrjollit në Velipojë protestuan të enjten paradite përpara dyerve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke pretenduar se ndërtimi i një resorti turistik në fshatin e tyre po realizohet me leje të bazuar në dokumente të falsifikuara të pronarëve fiktivë.

Mes tyre ishte edhe Mara Paplekaj, banore e fshatit Rrjoll, e cila tha se, megjithë negociatat e realizuara me firmën zhvilluese Gener 2 – e cila ka marrë statusin e investitorit strategjik për zhvillimin e projektit – nuk kanë arritur një pikë dakordësie.

“Ne kemi 175 dynym tokë tonën, kemi tokë edhe në mal edhe në fushë, por po na e grabisin me dokumente të falsifikuara”, tha ajo.

“Bashkim Ulaj na ka thirrur, por nuk kemi rënë dakord me fjalët e tij dhe jemi në proces gjyqësor, sepse na ka premtuar gjëra qesharake që nuk janë për ne”, shtoi Paplekaj, duke iu referuar aksionerit kryesor të kompanisë Gener 2. “Por ata prapë kanë ardhur dhe kanë filluar punimet”, theksoi ajo.

Sipas Paplekajt, banorët janë tejet të revoltuar dhe kërkojnë ndërhyrjen e shtetit dhe të institucioneve të drejtësisë për të ulur gjakrat. Nëpërmjet një reagimi publik Gener 2 pretendoi se ka ndjekur të gjitha hallkat ligjore dhe institucionale për marrjen e lejes së ndërtimit.

“Të gjitha institucionet kompetente janë shprehur pozitivisht mbi projektin, ndërsa çdo hap është shoqëruar me dokumentacion të plotë teknik, ligjor dhe mjedisor, duke përfshirë këtu edhe dëgjesat publike me banorët e zonës”, shkruan kompani.

Kërcënim për ekosistemin

Projekti “Blue Borgo”, që tashmë ka filluar punimet, konsiston në një resort turistik me 33 struktura akomodimi me nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë.Ky resort është planifikuar të ndërtohet brenda një harku kohor prej 60 muajsh nga kompania Gener2, me statusin e investitorit strategjik në zonën Baks-Rrjoll, e cila dikur ishte pjesa zonave peizazheve të mbrojtura. Imeld Sokoli, ekspert i zhvillimit të territorit, i tha BIRN se një projekt i tillë në një prej zonave të mbrojtura më të rëndësishme të vendit përbën kosto jo vetëm për komunitetin, por mbi të gjitha për natyrën dhe ekosistemin.

“Nga pikëpamja territoriale, fshati Baks-Rrjoll bën pjesë në Peizazhin e Mbrojtur Velipojë-Bunë, që ndodhet mes dy habitateve mjedisore, Lagunës së Vilunit dhe Monumentit Natyror të Ranës së Hedhun”, shpjegoi Sokoli.

“Si ekspert i territorit mund të them që ajo çfarë ndodh në këtë territor vjen si pasojë e ndryshimeve ligjore për planifikimin dhe zhvillimin e territorit në shtator të vitit 2024, ku Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujërave (KKTU) merr kompetencën për të dhënë leje ndërtimi edhe në zona të mbrojtura”, shpjegoi urbanisti.

Sipas tij, zhvillime të tilla përbëjnë një ndryshim të pakthyeshëm në territor dhe sjellin shkatërrim të vlerave natyrore dhe, si rrjedhojë, cenojnë çdo parim të mbrojtjes së mjedisit.

“Kjo zonë paraqet një hapësirë ligatinore ranore, e cila mbart rëndësi të veçantë për specie të ndryshme, kryesisht shpendësh”, i tha BIRN Imeld Sokoli, duke nënkuptuar se me miratimin e këtij projekti do të zhdukeshin edhe këto specie.

Edhe sipas banorëve të zonës, ndryshimi i Ligjit për Zonat e Mbrojtura në shkurt të vitit 2024 u bë me qëllim dhënien e dritës jeshile për investime strategjike në zona që deri atëherë konsideroheshin të paprekshme.

“Rrjolli ka qenë Zonë e Mbrojtur që nga viti 2016 e deri më sot dhe vetëm pjesa takuese është hequr”, i tha BIRN Prek Molla, banor i Rrjollit.

Pronarë fiktivë?

Banorët pretendojnë se biznesmeni Ulaj, pronar i kompanisë Gener2, ka arritur të negociojë me një pronar fiktiv në mënyrë që të arrijë një marrëveshje të shpejtë dhe të marrë lejen e ndërtimit në këtë zonë, pavarësisht kundërshtimeve të vendasve.

“Çdo lloj dokumenti që ka Fatmir Shpellzaj është i falsifikuar,” tha Prek Molla, ndërsa shtoi se “dëgjesa publike është bërë, por jo në fshatin tonë; nuk e di se ku.”  “Për këtë unë kam bërë kallëzim në SPAK”,  shtoi ai.

Banorët kanë ngritur më tej padi në Gjykatë dhe kërkojnë që punimet të ndërpriten deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës së Apelit, ku seanca e radhës pritet të zhvillohet më datë 16 shkurt.

Kompania Gener 2 i kundërshton këto pretendime si spekulative, dezinformuese dhe shprehet e vendosur për të vijuar ndërtimin e resortit.Redi Muçi, deputet i Lëvizjes Bashkë, i tha BIRN se problematika të tilla, ku investimet strategjike prekin jo pak komunitete të zonave të ndryshme bregdetare, janë të përhapura në vend. Sipas tij, të drejtat e pronësisë së banorëve mbahen qëllimisht peng nga qeveria për të favorizuar investitorët strategjikë në Shqipëri.

“Qëllimisht mbahen peng të drejtat e pronësisë dhe leja zhvillimore e pronës së banorëve të thjeshtë”, tha deputeti i Lëvizjes Bashkë për BIRN.

“Kjo për arsye që sa herë të shfaqet qoftë një investitor strategjik, qoftë një oligark i radhës, letrat të bëhen shpejt e shpejt, duke lënë mënjanë ose duke mos u dhënë atë që u takon banorëve që janë pronarët legjitimë të këtyre pronave”, përfundoi Muçi./BIRN

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë