AKTUALITET

VIDEO/ Banorët e Spitallës denoncojnë qarkullimin e mjeteve të rënda pranë banesave: Jetojmë çdo ditë mes zhurmës dhe rrezikut!

Nga Xhuljan Ferzaj Përditësimi i fundit 26 Qershor 2026, 13:01

VIDEO/ Banorët e Spitallës denoncojnë qarkullimin e mjeteve

Banorët e Lagjes 15 në zonën e Spitallit, Durrës, kanë ngritur një denoncim publik lidhur me një problematikë që, sipas tyre, po rëndon prej kohësh jetën e përditshme të komunitetit. Ata shprehen për “Piranjat News” se aktiviteti i një firme që merret me transportin dhe grumbullimin e kromit po shkakton shqetësime të vazhdueshme për shkak të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë pranë banesave.

Sipas denoncimit, trailerat qarkullojnë në afërsi të shtëpive me shpejtësi të lartë, duke krijuar zhurmë të konsiderueshme dhe duke rritur shqetësimin e banorëve, të cilët thonë se përballen me këtë situatë në çdo orë të ditës.

Banorët bëjnë me dije se nuk është hera e parë që e ngrenë këtë problem. Ata deklarojnë se kanë paraqitur ankesa verbale, si edhe peticione të shoqëruara me firma dhe materiale fotografike, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Megjithatë, sipas tyre, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete, ndërsa përgjegjësia është kaluar vazhdimisht nga një institucion te tjetri.

Në kërkesën e tyre, banorët i bëjnë thirrje institucioneve kompetente që të shqyrtojnë me seriozitet situatën dhe të kryejnë verifikimet e nevojshme në terren, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë.

Ata theksojnë se situata po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së komunitetit dhe kërkojnë një reagim institucional, duke shpresuar në marrjen e masave konkrete për garantimin e qetësisë dhe sigurisë në zonën ku banojnë.

Mesazhi i qytetares:

Ju shkruaj në cilësinë e një banori të Lagjes 15, Spitall, Durrës, për t'ju paraqitur një problematikë tepër shqetësuese, e cila prej kohësh po ndikon negativisht në jetën e banorëve të kësaj zone.

Në afërsi të banesave tona ushtron aktivitet një firmë që merret me transportin dhe grumbullimin e kromit. Mjetet e tonazhit të rëndë (trailerat) qarkullojnë pranë shtëpive me shpejtësi të lartë, duke shkaktuar zhurmë të konsiderueshme dhe shqetësime të vazhdueshme në çdo orë të ditës.

Këtë problem e kemi ngritur disa herë si komunitet, si verbalisht, ashtu edhe përmes peticioneve, të shoqëruara me firma dhe materiale fotografike. Megjithatë, deri më sot nuk kemi marrë asnjë zgjidhje konkrete dhe përgjegjësia është kaluar vazhdimisht nga një institucion te tjetri.

Ju lutemi ta shqyrtoni me seriozitet këtë rast dhe të ndërmerrni verifikimet e nevojshme për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë. Banorët e zonës po përballen çdo ditë me këtë situatë dhe presin një reagim institucional, me shpresën se do të merren masa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi./Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë