AKTUALITET

Banorët e Velipojës protestë para SPAK, kërkojnë ndalimin e punimeve të resortit

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 10:37

Banorët e Velipojës protestë para SPAK, kërkojnë

Tensionet rreth ndërtimit të një resorti strategjik në zonën e Baks-Rrjollit janë zhvendosur para dyerve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku dhjetëra banorë protestuan ditën e sotme, duke akuzuar për grabitje pronash dhe ndërtim të paligjshëm.

Përfaqësuesit ligjorë të banorëve shprehen se prej një viti kanë depozituar një kallëzim në SPAK, por çështja është transferuar në prokurorinë e Shkodrës dhe hetimet kanë ngecur pa asnjë informacion konkret.

Sipas tyre, kallëzimet janë të dyfishta: një padi civile për grabitjen e pronave, e cila është ende në proces gjyqësor, dhe një kallëzim penal për ndërtim pa leje, korrupsion, ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në qendër të akuzave është kompania "Gener 2", e cila ka marrë statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar resortin turistik. Avokatët e banorëve denoncuan se kompania po vazhdon punimet pa leje dhe në mënyrë të dhunshme, duke përdorur forcën e policisë për të hyrë në pronat e tyre. Pavarësisht njoftimeve të vazhdueshme drejtuar institucioneve si IKMT dhe IMT, asnjëra prej tyre nuk ka ndërhyrë për të verifikuar situatën në terren.

Një nga përfaqësuesit e protestuesve hodhi akuza të rënda, duke deklaruar se pas këtij projekti fshihen interesa të fuqishme dhe "personazhe të fortë të botës së krimit". Ai theksoi se statusi strategjik dhe ndërtimi i një autostrade aty pranë janë të lidhura drejtpërdrejt me lehtësimin e këtij projekti. Ai vuri në dyshim legjitimitetin e kompanisë, duke argumentuar se nëse do të ishte pronare e ligjshme e tokës, nuk do të kishte nevojë të negocionte apo t'u ofronte "përfitime të paligjshme" banorëve për t'i bindur të largoheshin nga tokat e trashëguara prej mbi 100 vitesh.

Protestuesit shohin SPAK-un si shpresën e tyre të fundit, por shprehen skeptikë për shkak të ritmit të ngadaltë të drejtësisë. 

Denoncimi u thellua më tej me akuza për standarde të dyfishta, ku një qytetar i zakonshëm ndëshkohet për një ndërhyrje minimale, ndërsa një kantier ndërtimi prej 146 hektarësh operon pa asnjë procedurë ligjore apo tabelë informuese, e cila u vendos vetëm pas fillimit të protestave. Banorët e Baks-Rrjollit janë të vendosur të vazhdojnë betejën e tyre ligjore, duke kërkuar nga drejtësia të hetojë me themel atë që ata e cilësojnë si një skemë grabitjeje pronash me bekimin e zyrtarëve të lartë.

Avokati Ndue Pjetri:  Tani veprat penale së fundit është ndërtime pa leje në kompani, e cila është, që vazhdon punimet pa leje. Janë shkërkuar IKMT-së, IMT-së, gjithë institucioneve të vijnë ta verifikojnë. Ky popull ka thënë që në qoftë se është në rregull, ne ikim, pra qysh në ditën e parë. Dhe nuk do me ushtruar dhunë, asgjë. Dhe as IMT-ja, as IKMT-ja nuk paraqiten për të parë dokumentacionin të cilin ata, po themi, duhet ta vënë në dispozicion të dikujt.

Pra, grabitja e pronave ekziston. Jemi në gjyq civil dhe kemi bërë kallëzim penal. Në këto momente, jemi në pritje të dy verdikteve që ka ligji. Në momentin që ata, pra janë munduar me e marrë tokën me forma të ndryshme, ëh, ne do të ndjekim gjithmonë ligjin, zbatimin. Ai tani ka ardhur forcerisht, ka hyrë brenda, në dispozicion gjithë Policinë e Shtetit dhe i kemi njoftuar të gjithë institucionet dhe asnjë nuk vjen. Ne çuditërisht kemi qenë aty, i themi, kush është drejtuesi i policisë këtu, nuk denjon asnjë me u identifikuar.

Avokati:

Atëherë, bëhet fjalë që është marrë një status strategjik, nga një nëndegë e shoqërisë Gener 2 Sh.p.k. Dhe kjo është mjaft e kuptueshme tashmë dhe fakti pse është bërë ajo autostradë. Autostradë edhe vazhdimi i autostradës që është pikërisht për ta çuar në pikën kulmore të ndërtimit të një resorti strategjik, turistik. Duke pasur parasysh këtë, ka një sot një kallëzim penal për ushtrim ndikimi të paligjshëm, për korrupsion, për falsifikim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pse i themi të gjitha këto dhe kush janë?

Çfarë frike do kishte shoqëria, një nëndegë e Gener 2-shit, që duke mbirë nga hiçi, të kërkojë takim me banorët, t'ju ofrojë përfitime të paligjshme, tipike për veprat penale të korrupsionit. Pra çfarë interesi do të kishte shoqëria për t'i thirrur të gjithë banorët, për t'i qetësuar, për të negociuar me to për shpërblimin, për marrjen prej kësaj prone, duke qenë se ishin mjaft të sigurt që nuk kishte pronë asnjë prej këtyre qytetarëve. Dhe është fakt i pakundërshtueshëm, fakt i pranueshëm që këtyre banorëve për mbi 100 vjet më përpara, shteti komunist edhe në kohën e mbretërisë ua ka sekuestruar këtyre pronat. Ky është fakti penal pak a shumë që po heton edhe Prokuroria e Posaçme, e cila është kërkuar edhe ushtrimi i ndjekjes penale. 

E dyta çfarë është më e rëndësishme. Nëse nga ato mesazhe që ne kemi parë të gjithë në opinionin publik, edhe që bëhet debat në Gjykatën Kushtetuese, nëse duhet të ketë imunitet apo jo zëvendëskryeministri, nëse për autostradën është bërë nderi i parë i jetës, ky resorti turistik do jetë nderi i dytë i jetës, sipas këtyre komunikimeve dhe hamendësimeve që ne me të drejtë i ngremë. Pse pikërisht forca shtrënguese e shtetit? Pse pikërisht një kohë kaq e gjatë?

Apo fakti se këto prona kanë pasur dritëhije të personazheve të fortë të botës së krimit, që kanë qenë drejtpërdrejtë të interesuar për atë vend. Kështu që ca gjëra do t'i themi sepse nuk kam frikë. Këto njerëz vijnë sepse e shohin SPAK-un si derën e vetme të shpresës. Është pompuar kaq shumë nga ndërkombëtarët, nga opinioni, të gjitha llojet e trajtimeve, ama kjo që është aktuale, nëse ne vazhdojmë të diskutojmë dhe të hetohen gjëra që i përkasin para shtatë viteve, kur do t'i vijë radha këtyre? Kur të kenë vdekur edhe ato që kanë vdekur përpara këtyre? Apo kur të jetë ndërtuar resorti dhe mos të ketë më mundësi që të zhbëhen ato të drejta.

E treta që është më e rëndësishme. Si ka mundësi? Sot policia, IMT-ja, IKMT-ja, një qytetari që vendos një pllakë në tualet i shkojnë 20 inspektoriate. Ndërsa një vend që është me 146 hektarë, pa asnjë procedurë ligjore, pa asnjë njoftim paraprak, pa asnjë tabelë, dhe vetëm pasi filluan protestat, denjuan dhe vendosin tabelat për fillimin e punimeve.

Si ka mundësi se sot kemi tunele që janë vepra kombëtare, që janë pa u zbardhur lejet e ndërtimit të tyre, që është një nga, një nga kriteret kryesore. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë