AKTUALITET

Bardhi: Vetëm një i pangopur me pushtet mund të kërkojë të marrë nën kontroll Këshillin Kombëtar të Integrimit

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Tetor 2025, 16:46

Bardhi: Vetëm një i pangopur me pushtet mund të kërkojë

Kreu i Grupti Parlementar të PD, Gazment Bardhi ka reagauar ashpër pas tentativës së kryeministrit Edi Rama, i cili përmes Taulant Ballës kërkon që opozitës t’i rrëmbehet edhe Këshilli Kombëtar i Integrimit.

Sipas Bardhit, Këshilli i Integrimit nuk u krijua për t’i shërbyer kryeministrit, por Shqipërisë të marrë zvarrë nga i njëjti kryeministër, që vonoi 15 vjet nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Reagimi i plotë: 

Asgjë nuk e ngop më, Edi Rama kërkon edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit! Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian është forumi më i lartë këshillimor për procesin e anëtarësimit në BE. Ai u krijua në vitin 2015 sipas modelit kroat, jo si pronë e një partie, por për gjithëpërfshirje në proces, për rritje të transparencës, për komunikim me publikun, për afirmim të rolit të opozitës në proces. Për këtë arsye, që nga dita e parë, drejtimi i Këshillit i është lënë opozitës. Por sot, Edi Rama ka kërkuar t’ia marrë edhe këtë hapësirë parlamentare opozitës, duke kërkuar bashkëdrejtimin e Këshillit të Integrimit.

Vetëm një i pangopur me pushtet mund të kërkojë të marrë nën kontroll edhe një organizëm parlamentar këshillimor. Të mos mjaftohesh as me qeverinë, as me Kuvendin, as me pushtetin lokal dhe as me kontrollin e të gjitha pushteteve në vend, është një obsesion i rrezikshëm i pushtetarit që ka gjithçka dhe nuk e kënaq më asgjë.

Këshilli i Integrimit nuk u krijua për t’i shërbyer kryeministrit, por Shqipërisë të marrë zvarrë nga i njëjti kryeministër, që vonoi 15 vjet nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Me obsesionin e etjes së pashuar për pushtet, mos u habisni kur Edi Rama të dojë të bëjë edhe punën e ambasadorit të BE-së në Tiranë!

Për Grupin Parlamentar të PD ky është një regres i papranueshëm në hapësirën dhe rolin institucional që ka opozita në Kuvend dhe në procesin e integrimit. Procesi i integrimit europian duhet të mbetet gjithëpërfshirës dhe demokratik. Çdo përpjekje për ta kthyer në pronë personale është një hap prapa për vendin dhe nuk i shërben aspiratës së përbashkët për anëtarësim në BE.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë