FOTOT/ Rama vendos karrige në shkallët e godinës me mesazhin “Dialog”
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...

TIRANA- Njëherësh me dëshminë e bashkëpunëtorit të Drejtësisë Amarildo Nikolli, SPAK ka përdorur si provë mbështetëse dhe deklarimin e gruas së Nikollit, Xhovana Nikolli, e cila u bë e famshme në rrjetet sociale për përplasjen e saj me vrasësin e me pagesë, Nuredin Dumanin.
Burrë e grua, kanë mbështetur dëshmitë e tyre të dhëna në SPAK dhe prokurorinë e Vlorës, duke sjellë formimin e një prove të vetme që përputhet dhe me prova të tjera të administruara në dosje. Dëshmia e Xhovana Nikollit zbardhet 1 ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm dënoi me 10 vite burgim Leonard Luzin, me 2 vite e 9 muaj bashkëpunëtorin e Drejtësisë, Amarildo Nikollin dhe me 6 vjet e 8 muaj Muharem Koroveshin.
Të tre personat së bashku me personin e shpallur në kërkim Erio Zejno, në muajin Gusht 2023 u mobilizuan për të vrarë kundrejt pagesës mijëra euro, të Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj. Vrasja e tyre nuk u arrit të kryhet pasi Amarildo Nikolli nuk po arrinte të gjente asnjërin prej objektivave në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.Por njëherësh edhe për faktin se Amarildo Nikolli, u arrestua gjatë një operacioni të kryer nga agjentët e sektorit “Fast Albania”.
Pas arrestimit të Nikollit me armë në brez, policia e Vlorës shoqëroi dhe mori në pyetje gruan e tij, Xhovana Nikolli, e cila ndër të tjera shpjegoi duke konfirmuar thënien e Amarildo Nikollit që kishte pohuar në polici.
“...unë e njoh Leonard Luzin, dhe se në një rast kam dëgjuar një bisedë të Leoanrdit me Amarildon, kur ishte tek shtëpia në Vlorë, ku Leonardi i kërkonte që nëpërmjet Amarildos të vriste dy persona që ai i quante “Ini” dhe “Qorri”...”-ka deklaruar në polici Xhovana Nikolli.
Më tej ajo ka dhënë shpjegime edhe për situata të ndryshme rreth marëdhënies që 4 personat kishin krijuar me njëri-tjetrin.
“...Gjithashtu gjatë qëndrimit tonë në Vlorë, kam mësuar se Leonardi kishte dhe dy shokë të quajtur njëri me pseudonimin "fshatari" dhe një tjetër që quhej “Erjo”. Erjon e mbante më afër dhe duhet ta kishte kushëri ndërsa "fshatarin" e mbante pak më larg. Këta dy persona vinin çdo mëngjes tek shtëpia në Vlorë dhe pinin kafe. E merrnin poshtë tek lokali dhe ngjiteshin sipër tek shtëpia jonë. Mbanin armë pistoletë si Leonardi, "fshatari" dhe Erjo. Këto gjëra unë i kam dëgjuar nga Erjo, "Daku" dhe "fshatari". "Fshatari" dhe Erjo kishte raste që pastronin armët në shtëpinë tonë, ku rrinim në Vlorë...”-ka pohuar në polici Xhovana Nikolli.
Të njëjtën dëshmi ka dhënë dhe Amarildo Nikolli, i cili veç deklarimit dorëzoi dhe telefonin tek policia, duke sjellë zbërthimin e mesazheve të komunikimit mes tij, Leoanrd Luzit dhe Muharem Koroveshit./Ora News
VENEZUELA- Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro, ka akuzuar mafian shqiptare në Ekuador, se është e porositur për të kryer sul...
TIRANA- Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua në mungesë gjykimi për Bledar Jambellin, i akuzuar si porositës i vrasjes s&e...
ITALI- Studentja shqiptare Ilaria Sula do të festonte sot ditëlindjen e saj të 23-të. Në përkujtim për ditën e di...
TIRANA- Të paktën 5800 raste kanë përfituar nga ajo që njihet si ndihmë juridike falas dhe që u jepet personave që nuk...
TIRANË- Tregu i shërbimeve postare u rrit vitin e kaluar, duke arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit. Sipas t...
ITALI- Studentja shqiptare, Ilaria Sula do të festonte sot ditëlindjen e saj të 23-të. Sula humbi jetën 3 muaj më parë pasi...
KORÇË- Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet në lidhje ndaj dy autoreve të vrasjes së shqiptarit Arjan Xh...
TIRANË- Inflacioni i brendshëm dha kontributin kryesor në rritjen e çmimeve në ekonominë shqiptare edhe në tremujorin e p...
TIRANË- Faqja zyrtare e Radio Televizionit Shqiptar, RTSH ka qenë së fundmi shënjestër e një sulmi kibernetik. Nga postimet e pu...
KORÇË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në afërsi të Spitalit Rajonal në qytetin e Korç...