
ITALI- Studentja shqiptare, Ilaria Sula do të festonte sot ditëlindjen e saj të 23-të. Sula humbi jetën 3 muaj më parë pasi u vra nga ish i dashuri i sa filipinez, Mark Samson. Ndërkohë 23-vjeçari ka revokuar caktimin e avokatit Fabrizio Gallo, i cili kishte luajtur një rol kyç në ndihmën që i dha për të bashkëpunuar me policinë dhe për të çuar në gjetjen e telefonit të Ilaria Sulës.
Avokati Gallo ka shpjeguar se ai e kishte këshilluar të pandehurin të thoshte të vërtetën, duke besuar se kjo do të sillte një proces më të drejtë dhe më të besueshëm. Ai e ndjeu një përgjegjësi të madhe për të siguruar një gjykim të drejtë, përkujton duke nënvizuar vrasjen e Ilaria Sulës si një ngjarje të rëndë dhe të padrejtë.
Përveç Samsonit, hetimi përfshin edhe nënën e tij, Nors Manlapaz, e cila dyshohet se ka ndihmuar të birin të pastronte gjurmët e gjakut në shtëpinë e tyre. Ky zhvillim i ri mund të ketë pasoja të mëdha për mënyrën sesi do të zhvillohet gjyqi i Samsonit.
22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe që u gjet e hedhur në humnerë. Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë.
E reja kishte pasur së fundmi një lidhje me 23-vjeçarin filipinas Mark Samson, i cili është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.
Ish i dashuri u arrestua dhe rrëfeu vrasjen gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje. Ai e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë..
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
20 Maj12:39
Inflacioni i brendshëm përcaktoi rritjen e çmimeve edhe në tremujorin e parë të vitit
TIRANË- Inflacioni i brendshëm dha kontributin kryesor në rritjen e çmimeve në ekonominë shqiptare edhe në tremujorin e p...
n.f
AKTUALITET
20 Maj12:38
"Shqipëria tërheq njohjen e Kosovës"/ RTSH shënjestër e një sulmi kibernetik, media në Kosovë: Dyshimet e para bien mbi grupe hakeresh serbë! (FOTO)
TIRANË- Faqja zyrtare e Radio Televizionit Shqiptar, RTSH ka qenë së fundmi shënjestër e një sulmi kibernetik. Nga postimet e pu...
n.f
AKTUALITET
20 Maj12:37
Aksident në afërsi të Spitalit Rajonal në Korçë, makina përplaset me motorin, plagoset drejtuesi i motomjetit
KORÇË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në afërsi të Spitalit Rajonal në qytetin e Korç...
r.ll
AKTUALITET
20 Maj12:00
VIDEO/ Qytetarët vrapojnë të tmerruar sapo dëgjojnë të shtënat, dalin pamjet e momentit të vrasjes së 29-vjeçarit në Durrës
pamje nga vendngjarja
DURRËS- Është publikuar videoja e momentit të të shtënave në Durrës pak minuta pas mësna...
r.ll
AKTUALITET
20 Maj11:32
Përplasen dy makina te "Shkalla e Tujanit", një nga automjetet kthehet përmbys (FOTO)
vendngjarja
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur "Shkalla e Tujanit" në Rugën e Arbrit. D...
r.ll
AKTUALITET
20 Maj11:31
Vrasja e Ermir Dedjas/ Gjendet në fshatin Gërdec automjeti i djegur i autorëve, brenda makinës dhe një armë zjarri
ermir dedja
DURRËS- Një automjet është gjetur i djegur në fshatin Gërdec dhe brenda tij kishte dhe një armë zjarri,...
r.ll
AKTUALITET
20 Maj11:31
Trazira në burgun e Korfuzit, të dënuarit shqiptarë dhe gjeorgjianë i vënë flakë dyshekëve në qeli në shenjë revolte pas kontrolleve
burgu i korfuzit
GREQI- Një situatë trazirash është shkaktua mëngjesin e ditës së sotme në burgjet e Korfuzit,...
r.ll
AKTUALITET
20 Maj11:30
U ekzekutua me breshëri plumbash në Durrës, Ermir Dedja kishte lidhje me grupin kriminal të Avdylajve në Shijak
vendngjarja
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e Ermir Dedja në Durrës. 29-vjeçari raportohet se jetont...
r.ll
AKTUALITET
20 Maj11:30
Del FOTOJA, ky është 29-vjeçari i ekzekutuar me armë zjarri në Durrës
ermir dedja
DURRËS- Ermir Dedja, 29 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri pak minuta pas mesnatës në largjen nr.18 n&eu...