AKTUALITET

"Bashkitë u futën në kolaps"/ BIRN: Inceneratori i Tiranës fitime 7.4 milionë euro, me normë rekord prej 47%

b.z Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2025, 08:13
"Bashkitë u futën në kolaps"/ BIRN: Inceneratori i
Foto ilustruese

TIRANË - Me disa muaj vonesë, Integrated Energy BV SPV, kompania që ka koncesion inceneratorin e Tiranës ka dorëzuar bilancin e vitit 2023, ku rezulton se kompania ka arritur një fitim para taksave prej 7.4 milionë euro, me një normë fitimi (fitim para taksave/ardhurave) rekord prej 47%, ose gati gjysmën e parave që ajo ka arkëtuar, duke përpunuar mbetjet e bashkive dhe depozituar dhera e inerte nga entet private.

Nga 31 korriku 2023, inceneratori ka qenë në sekuestro Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, teksa nisi hetimi nga SPAK për abuzim dhe pastrim parash.

Nga bilanci rezulton se kompania ka realizuar të ardhura totale prej 1.57 miliardë lekësh (15.7 mln euro) në 2023, me një rënie prej 43% në krahasim me vitin e mëparshëm, kur arkëtimet totale ishin 2.7 miliardë lekë. Tkurrja i dedikohet faktit që kompania nuk ka raportuar të ardhura nga kryerja e punimeve të investimit sipas kontratës së koncesionit, që në 2022 kishin qenë 1 miliardë lekë. Sipas përshkrimit në bilanc, këto të fundit janë të ardhura nga procesi i autofaturimit[1] të investimeve në zbatim të kontratës mëmë koncesionare.

Në 2023, ky zë ishte vetëm 109 milionë lekë. Sipas raportit të pasqyrave financiare, niveli i ulët i investimeve të realizuara lidhet me faktin se subjekti ka pasur detyrime të mbartura që kanë krijuar situata bllokuese financimi si nga fitimet e realizuara por edhe nga burime të tjera financimi, pasi statusi aktual “Sekuestro preventive” ka ngrirë marrëdhëniet me bankat si financuese të mundshme të projektit.

Të ardhurat kryesore në 2023-n inceneratori i ka gjeneruar nga “shërbimi i përpunimit të mbetjeve urbane, dhera dhe inerte” për bashkitë Tiranë, Durrës, Vorë, Kavajë, që kanë kapur vlerën e 1.16 miliardë lekë (gati 12 mln euro), të ndjekura nga “shërbimi i përpunimit të mbetjeve urbane, dhera dhe inerte për Entet private”, me vlere 257 mln lekë (2.6 mln euro).

Bashkitë u futën në kolaps, inceneratori normë fitimi 47%

Në vitin 2023 Bashkia e Kavajës dhe ajo e Durrësit çuan 27 për qind të shpenzimeve të përgjithshme për pastrimin e mbetjeve, dhe kishin peshën më të lartë të shpenzimeve për këtë zë nga të gjitha bashkitë e tjera, sipas relacioneve të buxheteve përkatëse. Bashkitë u vunë në vështirësi për shkak të shumës së lartë që duhet të paguanin për heqjen e mbeturinave, duke u detyruar të kërkonin ndihëm nga qeverisja qendrore.

Në Bashkitë e tjera, shpenzimet për mjedisin nuk zënë më shumë se 10% të totalit, me Tiranën që e ka këtë tregues në 10% dhe Elbasanin, në 3.3%, sipas të dhënave nga Co-Plan.

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit erdhi pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos dhe dërgimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës në Tiranë. Bashkia e Durrësit, sipas burimeve të saj, gjeneron çdo ditë rreth 200 tonë mbetje, ose rreth 70 mijë tonë në vit. Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit. Pra çdo vit, Bashkisë së Durrësit do t’i duhen të paktën 2 milionë euro në vit vetëm për pagesën e koncesionarit.

Në kontrast me vështirësitë e bashkive, inceneratori i Tinanës, përmes tarifave të depozitimit, arrin të gjenerojë një normë fitimi të lartë nga “shërbimi i përpunimit të mbetjeve urbane, dhera dhe inerte”, që në vitin 2023 sollën 74% të të ardhurve totale të incenerarit. Fitimi para taksave në 2023 ishte 741 milionë lekë, me një normë fitimi prej 47%, që është më e larta e deklaruar ndonjëherë, që fillimi i aktivitetit.

Që nga viti 2018, kompania ka realizuara fitime para taksave në një total prej 3.2 miliardë lekësh (32 milionë euro) dhe të ardhura prej 12 miliardë lekësh (rreth 120 milionë eurosh).

Sipas vendimit për miratimin e pasqyrave financiare, në vitin 2023, fitimi i këtij viti (610 milionë lekë neto) është vendosur të qëndrojë në llogarinë fitime të pashpërndara për shkak të gjendjes së administrimit të shoqërisë sipas vendimit Nr. 95 date 28.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Inceneratori ka gati 9 mln euro kredi, probleme me borxhet

Sipas raportit të pasqyrave financiare, në 2023 u përmirësua situata me bankat për kreditë e marra, pasi janë shlyer këstet e prapambetura të kredive dhe nuk ka këste të palikuiduara. Gjithsesi, niveli i lartë i kredive, konkretisht në vlerën 887.5 milionë lekë, e ekspozon subjektin para riskut të kredive dhe flukseve monetare, thuhet në raport. Subjekti ka dhe akt marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura tatimore.

[1] Shoqëria për punimet dhe investimet që kryen në zbatim të kontratës së koncensionit dhe anekseve përkatëse të saj lidhur me volumetritë dhe çmimet perkatese kryen vetëfaturimin e  punimeve dhe investimeve të cilat merren në të ardhura dhe në shpenzime për koston përkatëse të tyre./BIRN

bashki incenerator

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë