VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...

TIRANË- Biznesmeni i arrestuar për dosjen “Metamorfoza”, Pëllumb Gjoka pas humbjes së procesit në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar përgjimet e platformës së koduar SKY ECC ka kërkuar që të hiqet sekuestroja e 390 mijë metra katrorë sipërfaqe toke (39 ha). Kërkesa është depozituar në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që ta kalojë për seancë plenare mbi bazë dokumentesh këtë çështje.
Padia ku pretendohet shkelja e ligjit kushtetues, është përcjellë nga i pandehuri Pëllumb Gjoka, i cili mbahet i paraburgosur, si edhe nga përfaqësuesi Kolë Gjoka dhe ‘Shoqëria Imperial Group’, që pretendojnë se kjo pasuri është ne emër të tyre dhe jo të biznesmenit. Si palë e interesuar është Prokuroria e Posaçme, e cila ka bllokuar gati 390 mijë metra katrorë tokë në zonën e Velipojës, nën dyshimet se janë përftuar përmes falsifikimit
Por në padi insistohet se sekuestro preventive duhet shfuqizuar si e papajtueshme me Kushtetutën, me argumentin se rezultojnë të regjistruara në ASHK në emër të një shoqërie dhe të Kolë Gjokës. Kjo pasuri është e sekuestruar nga të treja shkallët e drejtësisë.
Pëllumb Gjoka, u arrestua në korrik 2023 si anëtar i dyshuar i një organizate kriminale që kishte kryer ndër të tjera vrasje dhe pengmarrje. Ai është pronar i kompanisë “Imperial Group”, me aktivitet në fushën e investimeve në turizëm dhe në lojërat e fatit krahas bizneseve të tjera.
Në vitin 2021, qeveria shqiptare i dha kësaj kompanie statusin e investitorit strategjik për projektin Silver Sand Resort, një projekt masiv që duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë për ndërtimin e pallateve, vilave dhe hoteleve. Sipas dokumenteve të publikuara, vlera e planifikuar e investimit ishte 52 milionë euro, nga të cilat, një pjesë do të financohej nga shitja gjatë ndërtimit të apartamenteve dhe vilave.
Hetimi ndaj Gjokës filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.
TIRANË- Në Shqipëri, mungesa e menaxhimit të plotë të mbeturinave urbane nga njësitë vendore mbetet një problem s...
VLORË- Një tërmet me mganitudë 4.3 ballë ka rënë mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se lëkundjet j...
MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e djeshme fshatin Gruemirë në Malësinë e Ma...
EKUADOR- Gjykata ekuadoriane kundër korrupsionit ka dënuar me burg 8 persona dhe ka sanksionuar tre kompani për rolin e tyre në nj&eu...
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 40-vjeçar. Arrestimi i shqiptarit mësohet se ka ardhur pas akuza...
LEZHË- Detaje nga marrja në pyetje e portugezit, Ruben Saraiva janë publikuar së fundmi. Saraiva akuzohet për vrasjen e biz...
ITALI- Autoritetet italiane finalizoi kanë zhvilluar së fundmi një një operacion antidrogë ku është vënë në ...
SELENICË- Rënia e Urës që lidh fshatin Lezhan të Sevasterin ka sjellë problematika për banorët. Rutina e përditsh...
KORÇË- Katër persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Korçës. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kan&eu...
hekuran gjoni, asim gjoni TIRANË- Hekuran Gjoni 74-vjeç është arrestuar në Tiranë pasi goditi për vdekje me thikë...