AKTUALITET

Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Tetor 2025, 21:50

Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka strukturuar një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. Hetimi është regjistruar për 3 individë: biznesmenin Behgjet Pacolli me të vëllanë Emin Pacolli, si dhe shtetasin Nelson Çela, administrator i kompanisë mëmë në Zvicër Mabco Construction S.A. Shtetasi Nelson Çela u thirr sot paradite në Prokurorinë e Tiranës; ai dha një deponim, ndërsa fill më pas nënshkroi edhe dorëheqjen si administrator i kompanisë në pronësi të Pacollit. Të tre ata janë zyrtarisht nën hetim për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.

Procedimi penal kundër zotit Pacolli dhe dy të tjerëve mban nr. 64/06 dhe ka nisur në shtator, pasi një kallëzues me vlerë u vu në lëvizje nga shërbimet inteligjente partnere; një anëtar i strukturës hetimore besohet se ka marrë “clearance” nga FBI. Kjo histori, në dukje si përplasje korruptive (Balluku–Pacolli), mbart një shqetësim edhe më të fortë se korrupsioni, pasi ka indicie se Pacolli është duke lidhur ujdi shumë larg për të vënë kolateral aeroportin e Vlorës. Veprimet e tij kanë lënë gjurmë pranë Astanas, Kazakistan.

Shqetësimi është se akrobacitë korruptive të zyrtarëve të Tiranës e kanë çuar lojën shumë më larg se korrupsioni: Aeroporti i Vlorës është kapacitet strategjik logjistik në Mesdhe, ndërsa mënyra si ka vepruar Pacolli ka ngritur shqetësime se ai mund të jetë duke krijuar korridor për interesa strategjike ruse në Shqipëri.

Por le ta nisim këtë histori nga fillimi.

Një ditë të bukur, Behgjet Pacolli u fotografua si pa dashje te avllia e Kryeministrisë. Spekulimi shkoi deri aty sa një pjesë e mediave raportoi se ai mund të ishte kandidat i Ramës për poste ministrore. Në fakt jo vetëm që nuk ishte i tillë, por atë fotografinë “si pa dashje” e kërkoi Rama të shkrepej, pas një bisede tepër të tensionuar me Pacollin në zyrën e kryeministrit.

Në këtë takim zoti Pacolli bëri një lëvizje të paimagjinueshme, ai i deklaroi kryeministrit:

“Unë do të mbaj 98 për qind të aksioneve të aeroportit dhe nuk kam pasur asnjë dijeni për matrapazllëqet që ka bërë administratori im Valon Lluka me zyrtarët e tu. 40 për qind të aksioneve të kompanisë turke që u largua, unë i kam blerë me kontratë dhe nuk i kam detyrime kujt. Valon Lluka s’do të jetë më administrator im, pasi ai me zyrtarët e tu e kanë bërë këtë korrupsion”, – mësohet t’i ketë thënë Pacolli kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa ky i fundit, pikërisht në atë moment, kuptoi se në çfarë telashesh mund të ishte.

Pasioni për pikturën dhe podcastet e të dielave zor se i linin kohë kryeministrit Rama të nuhaste atë që kishte muaj duke u gatuar. Pacolli pretendon se ka pasur një aferë dhe ujdi korruptive ndërmjet zonjës Balluku dhe ish-administratorit të tij Valon Lluka, për të cilën zoti Pacolli thotë se nuk dinte gjë prej gjëje, duke luajtur kartën e një burri në moshë, të çiltër dhe deri diku naiv.

Ndërkohë, partneri i tij në koncension “2A Group” rezulton se ka investuar më shumë se Pacolli, ndërsa të dy kanë marrë një kredi në shumën e 56 milionë eurove në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT). Ndërmjet kompanisë së Pacollit “Mabco” dhe partnerit “2A Group” të Imer Ademit ka disa kontrata noteriale që bëjnë fjalë pikërisht për kalimin e aksioneve, por BKT deri në këto momente rezulton se po mbështet hapur inkursionin e zotit Pacolli dhe nuk po i kryen procedurat paraprake që lejojnë regjistrimin e kontratave të mëparshme në QKB. Janë ende të panjohura motivet pse BKT po e mbështet kaq hapur zotin Pacolli, por është fakt që zoti Pacolli ka kryer një veprim që ka ngritur dyshime tepër të forta, jo për korrupsion kësaj here, por për inkursion të interesave strategjike të Rusisë në Shqipëri.

Është një deduksion logjik ai që ka vënë në lëvizje partnerët amerikanë.

Supozojmë një moment për lehtësi arsyetimi se zoti Pacolli është një burrë i moshuar, i çiltër e naiv, dhe se “shtriga” Belinda Balluku, së bashku me ish-administratorin e tij Valon Lluka, kanë bërë ujdi e korrupsion pa dijeninë e këtij burri kaq të ndershëm.

Në këtë skenar pyetja që shtrohet është:

Ku e gjen forcën zoti Pacolli të sfidojë këtë klan të presupozuar si të korruptuar në territorin e vet?

Nëse zoti Pacolli është një biznesmen i rëndomtë që sheh hallin e punëve të veta, ashtu si me stil naiv, si mundet ai të shkojë në zyrën e kryeministrit (që presupozohët bosi i bosëve mbi territorin) dhe të mos synojë fare asnjë negociatë apo shteg për zgjidhje, por të shkojë dhe ta vendosë kryeministrin para faktit të kryer në territorin e vet?

Për të abstraguar më tej, na vlen të shohim profilin si biznesmen të zotit Pacolli. Rezulton se nga hetimet e largëta të vitit 1997 të ish-prokurores Carla Del Ponte, Pacolli drejtonte në Zvicër një kompani me gjithsej 5 veta staf në punë, zyra e tij ishte më e vogël se një redaksi portali online, por nga ana tjetër në kompaninë e tij “Mabetex” faturoheshin kontrata miliardëshe nga Kazakistani dhe Kremlini. Kartat e tij të kreditit përdoreshin edhe nga vajza e presidentit të Rusisë Boris Jelcin.

Fillimet e biznesit zoti Pacolli i kishte falë një lidhjeje personale të tij me Pavel Borodinin, person kyç në “rrethin e tenisit” të Jelcinit. Borodini i hapi rrugën zotit Pacolli të privatizonte si fillim fabrika tekstilesh, ndërsa në Moskë është sekret i hapur se Pacolli deri vonë ka lëvizur paratë e Borodinit. Fiks të njëjtat pretendime ngrinte edhe ish-prokurorja Carla Del Ponte në Zvicër.

Ky koncentrat i CV-së së zotit Pacolli nuk flet aspak për një biznesmen që s’bën kompromise me pushtetin politik, se të ishte ndryshe, vajza e Jelcinit do përdorte kartën e kreditit të Valon Llukës dhe jo të Behgjet Pacollit.

Pra nuk kemi aspak të bëjmë me një burrë të moshuar parimor dhe paksa naiv; përkundrazi, kemi të bëjmë me një biznesmen i cili që prej ditës së parë është i formatuar dhe i kultivuar si dordolec i politikës dhe i pushtetit – si prestanome.

Dhe në kushtet kur një biznesmen prestanome dhe i shtrirë barkas para pushtetit politik sfidon hapur një pushtet në territorin e vet, ka vetëm dy opsione logjike:

a) Pacolli ka lajthitur

b) Dikush tjetër po e mbron Pacollin

Zakonisht të lajthiturit janë të painteresuar për shifrat dhe tepër të lidhur me aspekte emocionale ose estetike. Janë profil gati-gati identik me atë të kryeministrit të Shqipërisë.

Pacolli shfaqet tepër i qetë dhe i kalkuluar; ai s’ka bërë asnjë gabim me shifrat e veta dhe s’ka përjetuar emocionalisht asgjë nga sikleti ku ka futur të vetët dhe qeverinë shqiptare, çka të çon rrjedhimisht në bindjen se dikush tjetër po e mbron Pacollin. Dikush tjetër e komandon atë si dordolec.

Nuk është aspak e vështirë të bësh identikitin e këtij faktori për sa kohë CV-ja e zotit Pacolli kumbon fort jo vetëm si dordolec i Jelcinit apo Borodinit, por edhe si akrobat që muajin e fundit po bën hapa konkretë për të lidhur ujdi në Kazakistan për shitjen e gjysmës së paketës së aksioneve që ai posedon.

Një tjetër fakt interesant është se procedimi në Tiranë ndaj zotit Pacolli nuk është kurdisur në SPAK, por në Prokurorinë e Tiranës. Kjo mund të ketë ardhur ndoshta edhe për shkak se administrata e re e State Department (OPDAT) mund të ketë dijeni ekskluzive mbi pamundësinë absolute të kreut të SPAK Altin Dumani për të çuar përpara hetime ku mund të bëhet pis zonja Balluku.

E megjithatë, loja që ka hapur Pacolli në Tiranë është përtej cilësdo skeme korruptive apo zyrtari shqiptar, sepse Pacolli ka lënë zbuluar një aset gjeostrategjik si Aeroporti i Vlorës, ku minimalisht pronari i ri potencial me fijet në Kremlin zbarkon aty shpejt e shpejt disa radarë anti-dron ose sisteme interceptimi që ndryshojnë ekuilibrat e forcës në Mesdhe. /Hashtag.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë