Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

TIRANË- Politikat industriale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje edhe në vendet me të ardhura të ulëta, një trend që përfshin edhe Shqipërinë. Në një kohë kur vendet me të ardhura të larta po fuqizojnë politikat e subvencioneve dhe mbështetjes për sektorë strategjikë, Shqipëria dhe ekonomitë e ngjashme rrezikojnë të ndjekin modele të kushtueshme për shkak se nuk kanë kapacitete e nevojshme administrative apo fiskale për t’i përballuar me sukses, evidentoi raporti i Tranzicionit 2024- 2025 i BERZH që u prezantua sot.
Raporti evidenton se në vendet ku operon BERZH përqindja e eksporteve industriale është rritur nga rreth 10% në vitin 2010 në mbi 45% në vitin 2022. Megjithatë, vendet me kapacitete më të ulëta administrative si Shqipëria përdorin instrumente të tilla kuota apo licenca të ndërlikuara, të cilat në vend që të nxisin zhvillimin, çojnë në keqpërdorim të burimeve dhe rritje të korrupsionit.
Një tjetër element i përmendur në raport është përdorimi i Zonave të Lira Ekonomike si instrument për të reduktuar pabarazitë rajonale. Shqipëria është ndër vendet që ka eksperimentuar me këtë model, por raporti nënvizon se ndikimi ekonomik i zonave te lira është thellësisht lokal dhe varet nga afërsia me infrastrukturën, nivelin e aftësive lokale dhe cilësinë e qeverisjes. Në mungesë të këtyre elementeve, investimet e huaja nuk sjellin efekte të qëndrueshme për zhvillimin.
Raporti thekson se Shqipëria aplikon shumë pak politika të targetuara posaçërisht për ndërmarrjet e reja apo me potencial të lartë rritjeje. Në mungesë të një qasjeje selektive bazuar në moshën, madhësinë apo kapacitetet teknologjike të kompanive, asistenca financiare rrezikon të shpërndahet pa efekt të vërtetë ekonomik.
BERZH thekson se politikat industriale mund të jenë të suksesshme vetëm nëse mbështeten në prioritete të qarta, vlerësime rigoroze të impaktit dhe koordinim institucional. Për vende si Shqipëria, sfida qëndron te zhvillimi i kapaciteteve për të hartuar dhe zbatuar politika që nuk vetëm imitojnë modelet perëndimore, por adresojnë në mënyrë reale nevojat strukturore të vendit.
Raporti nënvizon se për ekonomitë në tranzicion, përfshirë Shqipërinë, gabimet në hartimin apo zbatimin e politikave industriale mund të krijojë rritje shpenzimesh publike, humbje të të ardhurave dhe deformime në ekonomi. Prandaj, BERZH sugjeron më shumë kujdes transparencë dhe përqendrim te aftësive që ndërtojnë konkurrueshmëri afatgjatë./ MONITOR
GJERMANI- Media gjermane ZDF, ka publikuar së fundmi një dokumentar për mafian shqiptare të kokainës. Në dokumenatrin e televizi...
TIRANA- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pranojë kërkesën për gjyk...
TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në seancën për dosje e “Sterilizimit”, është shprehu...
TEPELENË- Tre të rinjë janë arrestuar nga policia, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën një makinë n&...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin në Lundër, ku katër persona mbetën të plagosur. Bëhet e ...
Gent Sejko TIRANË- Eksporti i shërbimeve të dixhitalizuara mund të jetë një potencial i rëndësishëm për t...
Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emigruar prej vitesh n...
TIRANA- Në Apelin e GJKKO-së vijon procesi gjyqësor ndaj Festim Bexhdilit, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukj...
SHËNGJIN- Një kontigjent emigrantësh ka mbërritur sot në Shëngjin teksa mësohet se anija "Spica" e Marinës Ushtar...
BELGJIKA- 44-vjeçari shqiptar Gertin Aliu i cili akuzohet se pjesë e grupit të fuqishëm kriminal me bazë në Durr&eum...