
Indeksi i besimit të sektorit të ndërtimit, që mat prishmëritë e sektorit për porositë, çmimet, normën e shfrytëzimit të kapaciteteve etj ishte në nëntor në nivelin më të ulët në tre vjet.
Indeksi, që matet nga Banka e Shqipërisë në kuadrin e indeksit të besimit të ekonomi u bën ndërtuesve pyetje të tilla si:
-Si ka qenë aktiviteti juaj ndërtues gjatë 3 muajve të kaluar?
-Cilët janë faktorët kryesorë që kufizojnë aktivitetin tuaj ndërtues?
-Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht?
-Si parashikohet ecuria e situatës së biznesit tuaj në të ardhmen
-Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?
-Në çfarë mase po e shfrytëzoni aktualisht kapacitetin tuaj prodhues?
-Si ka qenë gjendja financiare e firmës tuaj gjatë 3 muajve të kaluar?
Sipas Bankës, Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u ul me 3.1 pikë përqindje në muajin nëntor, duke zbritur në -8.9, niveli më i ulët që nga nëntori 2022, duke treguar që gjithnjë e më shumë ndërtues janë pesimistë për të ardhmen e sektorit.
Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë treguesi i balancës merr vlera midis -100 dhe +100. Një tregues mbi 0 tregon për një numër më të madh të përgjigjeve pozitive sesa negative, në një periudhë të caktuar.
Pritshmëritë kanë ndryshuar në raport me 2024-n, kur balanca në pjesën më të madhe të muajve ishte pozitive.
Megjithatë Banka thekson se aktualisht, niveli i tij është 14.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rënien mujore ndikuan të dy komponentët: vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe porositë aktuale. Pritjet për çmimet vazhduan të bien këtë muaj.
Balanca e përgjigjeve për pyetjen e kontratave porositëse ishte negative prej -30, që tregon se më shumë ndërtues presin që të ketë më pak porosi, në raport me ata që presin rritje. Ky është niveli më i ulët që nga tetori 2022.
Bizneseve u bëhet pyetja: Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht? 1.Mëse mjaftueshëm (mbi normalen); 2.Mjaftueshëm (normal për sezonin); 3.Jo mjaftueshëm (nën normalen).
Edhe pritshmëria për çmimet është në rënie, ndonëse balanca mbetet pozitive prej 8.6, por në rënie nga muajt e mëparshëm kur treguesi ishte mbi 10.
Kjo do të thotë që është shtuar numri i ndërtuesve që presin rënie të çmimeve, megjithëse ata që mendojnë se çmimet do të rriten janë më shumë se ata që mendojnë se çmimet do të ulen.
Kompanive u bëhet pyetja: Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm? 1. Do të rriten; 2. S’do të ndryshojnë; 3. Do të bien.
Kontributi i ndërtimit në rënie
Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se pas një rritjeje vitet e fundit, kontributi i ndërtimit në rritjen ekonomike po bie. Në vitin 2023, ndërtimi solli gati një të tretën e rritjes, ndërsa në 2024-n, kontributi zbriti në 13%.
Ritmi i lartë i ndërtimeve, në një korrelacion të çuditshëm që nuk lidhet shumë me kërkesë ofertën, apo me rritjen e të ardhurave e pagave, vetëm sa i ka bërë më të shtrenjta apartamentet për vendasit, sidomos në kryeqytet.
Çmimi mesatar i banesave në Tiranë ka arritur në rreth 2 mijë euro për metër katror, duke u trefishuar në krahasim me dy dekada më parë dhe duke e bërë kryeqytetin shqiptar ndër më të papërballueshmit në Europë, në raport me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Numbeo, duke qenë një faktor shtesë që ka rritur koston e jetesës, krahas produkteve ushqimore.
Pavarësisht frenimit të porosive, ndërtimet pritet të vijojnë, bazuar në lejet e shumta që vazhdojnë të jepen për qiellgërvishtës.
Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet.
Vetëm në mbledhjet e fundit të KKT-së përgjatë këtij viti janë dhënë të paktën 16 lejë ndërtimi për kulla në Tiranë, që janë më të larta sesa 20 kate./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Dhjetor07:58
Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës: Më Internuan me që 14 vjeç! Të dënuarit jetonin vetëm me 400 gr bukë!
Hazis Ndreu, i lindur në qytetin e Peshkopisë, është një nga të mbijetuarit e Kampit të internimit të Tepelenës. ...
AKTUALITET
4 Dhjetor07:56
Shqipëria ul fondet për arsimin! Do të pengojë rritjen e cilësisë së mësimit dhe përmirësimin e infrastrukturës
Fondet për arsimin do të vijnë në ulje si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore, sipas parashikimeve në b...
AKTUALITET
4 Dhjetor07:17
Vranësira dhe reshje shiu! Ja sa do të jenë temperaturat
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë m...
AKTUALITET
3 Dhjetor22:54
Parku fotovoltaik i korrupsionit të Xhafajt dhe Sakos në tokë të ‘vjedhur’, KLSH zbuloi shkeljet e Armando Subashit
Familjarë të Fatmir Xhafajt, pa asnjë lidhje me sektorin e energjisë, blejnë një kompani pa asnjë lloj aktiviteti, që v&...
AKTUALITET
3 Dhjetor22:50
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, policia në vendngjarje
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Tiranë-Durrës.
Nga pamjet shihet dëmtimi i rëndë i maki...
AKTUALITET
3 Dhjetor22:39
Kompania e Xhafajt dhe Sakos u ‘qerasën’ nga Balluku me leje për park fotovoltaik. Lidhjet familjare dhe politike për të përfituar milionat
Gazetarët e emisionit PLUG e kishin të qartë emrin e Artan Sakos, por ajo që duhej të investigohej ishte kompania “InvestALB &...
AKTUALITET
3 Dhjetor22:28
Dosja 76 milionë euro e sterilizimit, prapaskenat e një përplasjeje të fortë brenda SPAK për ish-ministrin Ilir Beqaj
Koncesioni i sterilizimit, kontrata 76 milionë euro e PPP-së më të shtrenjtë në shëndetësi, ekspozoi shkeljet e ish-z&eu...
AKTUALITET
3 Dhjetor21:54
Si i mbijetoi Fatmir Xhafaj ‘Rilindjes’ së Edi Ramës dhe mburoja për Veliajn
Në emisionin e sotëm të “Plug” tregohen aferat korruptive dhe abuzimi me fondet shtetërore nuk kanë pasur për qël...
AKTUALITET
3 Dhjetor21:26
U arrestua sot në Prrenjas si autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Mondi Hyka! Del foto e Nevzat Spahos
29-vjeçari Nevzat Spaho nga Përrenjasi, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla&nbs...
AKTUALITET
3 Dhjetor21:23
EMRAT/ Tragjedi brenda familjes në Tropojë. Babë e bir vdesin brenda 24 orëve
Një tragjedi e dyfishtë ka goditur komunitetin e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është përballur me humbjen e dy anëtarë...